“E keni parasysh atë këngën tallava “të ka lali shpirt”, ja kështu e ka dhe SHIP-i Bashën këtu te ne”, – me këto fjalë e përshkroi dje situatën e ditëve të fundit në PD, një prej zyrtarëve të kësaj partie, i kontaktuar nga “DITA ”. Olldashi po loz mirë me organizimin e të vetëve. Kjo ka vënë në alarm kampin e Bashës dhe SHIP-in që e mbështet atë. Ky I fundit po zbarkon në të gjitha qytetet për të vënë nën kontroll listat.
Po çfarë ka ndodhur?
Informacionet që ka mbledhur “qendra e partisë” në tre ditët e fundit, pra SHIP-i, flasin për një avancë të paparashikuar të mbështetësve të Olldashit, duke filluar që nga rrjetet sociale e duke vazhduar në bazë dhe tryeza demokrate. Siç duket, pak kush e kishte menduar këtë mbështetje të hapur, publike ndaj Olldashit, në kushtet kur vetë Berisha, me anë të të vetëve mbështet Bashën. “E kanë pasur mendjen e mbledhur se askush nuk do të guxojë të mbështesë në publik kandidatin më pak të preferuar të qendrës, Olldashin”, – tha dje burimi. Por ja që po ndodh ndryshe. Nga ana tjetër përveç mbështetjes publike ndaj Olldashit, ky i fundit nëpërmjet disa lëvizjeve ka dhënë të kuptohet se e ka seriozisht këtë punë duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të lozë fort kulisën dhe konjukturën e partisë.
Fieri dhe Vlora
I njohur si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Olldashit në Fier, kreu i PD-së në këtë rreth, Ferdinand Murati (njëkohësisht drejtor i Albpetrol-it) është shmangur tërësisht nga Olldashi gjatë kësaj fushate. Po kështu ka ndodhur dhe me Astrit Patozin dhe Ardian Kollozin në Vlorë. Ndonëse këta tre njerëz mendohen si të “kampit të Olldashit”, Olldashi ua ka besuar organizimin e shtabit dhe njerëzve të vetë, personave të tjerë. Ky veprim paradoksal i Olldashit, mund ta ketë një shpjegim racional. “Shikoni, Ferdinand Murati në Fier dihet mirë se ka bashkëpunuar ngushtë dhe ka bërë shumë punë me Olldashin. Por nëse të dy kanë bashkëpunuar e kanë bërë këtë gjë jo pse e duan shumë njëri tjetrin, por sepse Berisha kur ka mandatuar Olldashin me mision në Fier në 2009, i ka dhënë porosi të punojë ngushtë vetëm me Ferdinand Muratin të cilin e ka të besuar. Pra hija e Berishës mbi këta është tejet e forte. Ata janë të detyruar të mbështetin atë që “duhet”. E njëjta logjikë vlen edhe për Kollozin dhe Patozin. Por Olldashi i ka paraprirë një “puci” nga brenda shtabit të tij, duke i mbajtur larg këto figura. Njëkohësisht rrit dhe mbështetjen ndaj vetes se figurat lokale kanë akumuluar dhe shumë pakënaqësi në bazë.”, – interpretoi dje zyrtari i PD-së.
SHIP-i në sulm
Në ditët e fundit, njeriu i ngarkuar prej Berishës me “çështjen e listave të anëtarësisë”, Florion Xhuti ka qenë tepër aktiv në qytetin e Durrësit duke zbritur personalisht. Por anëtarë të tjerë të strukturës që drejtohet prej tij në këto momente kanë bërë vizita në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Përse ky panik i SHIP-it? Ose për ta formuluarmë saktë: Përse ky ngut dhe pasiguri e Berishës për të vënë nën kontroll listat? Nuk është e panjohur për askënd preferenca e tij dhe njerëzve të tij për Bashën. Por nëse Berisha është një figurë me autoritet absolut në PD përse baza e partisë i shkakton kaq pasiguri atij?! Berisha nga “dy djemtë” që garojnë ka mbështetur me veprime dhe me sinjale të koduara, Lulzim Bashën. Por në sytë e shumë demokratëve shikohet si “djali i llastuar” i partisë, pasi u duk në parti vetëm në vitet e ëmbla të pushtetit dhe gjithnjë nën prehrin e ngrohtë të kryetarit. Pra në sytë e militantëve dhe anëtarësisë së PD-së, Basha perceptohet si “djali që i ra bixha” për të shijuar pushtetin dhe të mirat që sjell ai. Olldashin e shohin si më “të rrahur me vështirësitë”, e për pasojë dhe më të besueshëm për ti besuar të ardhmen. Siç qartë duket, Berisha e ka “kapur në ajër” këtë reagim të natyrshëm të bazës së tij të cilën ai vetë e ka frymëzuar me figurën e “liderit luftarak”. Duke qenë i ndërgjegjshëm se “djali” i përzgjedhur prej tij i ngjan shumë pak në përvojë, ai e di se baza mund të kërkojë “djalin tjetër”, duke i rezervuar dhe ndonjë rezultat plebishitar. Ndaj dhe, SHIP-i ka nisur punën me orar të plotë, gara dhe listat duhen vënë mirë nën kontroll. Ndryshe, një humbje e Bashës në këtë garë do ishte goditja e dytë plebishitare për Berishën. E para ishte më 23 qershor nga populli. E dyta, do ishte nga vetë PD-ja.
Shihja edhe ate perpara Xha Sali Lulit,i ngjan Atij te Xhaxhi Enverit?
Ti je Kardiolog,e duhet ti dallosh me mir se kushdo tjeter, genet e njerzve?
Ja si tallet maloku me demokratet e vertete.Do ta marri me vete partine dhe ta fundose akoma.Nuk lihet partia ne doren e nje te dyzuari ,ku diten eshte burre dhe naten lere fare.
Me e bukura e te gjithave. Hallall ideatorit te ketij kompozimi.
Te ka Sali shpirt
Te ka Gita xhan
Ju kput shpirti zenit
Luli mor aman .
te ka lali zemer
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=432082726890959&set=pb.396392290460003.-2207520000.1373633980.&type=3&theater
.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=427355614030337&set=pb.396392290460003.-2207520000.1373634046.&type=3&theater
Duke qene se shqiptaret kane zgjedhur te keqen me te vogel gjithnje kete rradhe i bie te zgjedhin Olldashin pasi Luli duhet te pergjigjet per disa krime perpara drejtesise,per vrasjet e 21 janarit,per vjedhjen e shekullit ne rrugen e kombit si dhe per afera te tjera me Belle Air etj.Te pakten Olldashi pavaresisht lidhjes se tij me kriminele ne Durres e Shijak nuk i kane dale ne shesh skandale te tilla.Pra Berisha po e perdor Lulin si mburoje per te ardhmen.
Per te miren e PD – Sok Olldashi eshte kandidati me i pershtatshem – ka merita 100 here me te medha se Lulkuqja i cili eshte medioker e i papergjegjshem – servil total.
Nese Sok Olldashi shkeputet javen e fundit nga gjyshi SB athere e ka te sigurte fitoren – ne fund te fund Sok Olldashi e ka kuptuar qe populli blu e ka shumekuptuar se humbja erdhi nga komunisti fanatik SB – me komunista ne krye nuk shtyn me PD! Ndryshe vdes neser.