Largimi i deputetit Vladimir Kosta nga grupi parlamentar i PS, zor se mund të quhet rrufe në të kthjellët. Kjo për faktin se Lad Kosta, siç thërritet rëndom, ka shprehur herë pas here dhe publikisht rezerva se nuk merret seriozisht, se meriton një peshë më të madhe specifike brenda grupit parlamentar dhe në PS; dhe më kryesorja, se meriton njëfarë vëmendjeje speciale nga kryeministri Rama.
Deputeti jo më socialist, që e nisi karrierën në jetën publike përmes shoqërimesh në grup të ish-kryeministrit Nano nga biznesmenë, që u bënë objekt barsoletash, mund të ishte larguar edhe më herët, duke parë se për shumë arsye, “feeling-u” mes tij dhe Ramës, që e çoi deri tek futja në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, kishte shteruar shpejt. Atehërë, pse pikërisht tani ky largim?
Së pari, duket se përzgjedhja në vetvete, ishte një gabim i Ramës dhe PS-së. Njerëzit e thjeshtë, votuesit e zakonshëm e marrin vesh formimin, fjalorin dhe bagazhin e një deputeti kur ai flet publikisht, apo në rastin konkret, edhe më keq akoma, kur shkruan letra publike që turpërojnë dhe bojën e harxhuar. Por ata që e përzgjedhin, e dinë shumë më përpara se ç’kandidaturë i kanë ofruar elektoratit.
Megjithatë, duket se vetëm një zhvillim i fundit do arsyetonte largimin “protestonjës” të deputetit Kosta nga PS; dhe ai nuk është kalimi i pushimeve të verës si deputet i çliruar nga vargonjtë e partisë. Reforma në drejtësi, ka mbërritur në pikën ku diskutohet dhe numërohet edhe vota e fundit. Vetëm në këtë mënyrë do të merrte kuptim dhe peshë specifike mandati i deputetit për Lad Kostën.
Lexuesit e mbajnë mend se refreni i ditëve të fundit i Berishës dhe PD-së, është se mazhoranca po blen vota për të kaluar reformën në drejtësi. Aq shumë i “zemëruar” u shfaq Basha, sa kërcënoi të vetët se do diqte të gjitha mandatet e opozitës, çfarëdo që të nënkuptojë kjo. Por po ashtu nuk është sekret se Berisha akuzon kundërshtarët më fort për diçka, pikërisht atëherë kur është duke e bërë vetë atë akt. Dhe rasti aktual ngjan të jetë i tillë. Padyshim, duhet të presim datën 21 për ta kuptuar skemën deri në fund. / DITA

Prej lufte vec ai largohet
qe eshte i lindur tradhetor
por ska rendesi kjo jo jo jo
se Edi Rama do fitoje!
Prej lufte vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetor, kush eshte burre nuk frigohet, por gjithsesi EDI RAMA do fitoje!