Frika e Sali Berishës nga humbja e madhe, nxorri në pah fenomenin më të shëmtuar të politikës shqiptare në këtë periudhë tranzicioni: atë të grupeve diversioniste partiake në radhët e kundërshtarit. Këta politikanë janë një lloj specie e veçantë e njeriut në politikë, që të kujtojnë serialet e filmave me spiunazh.
Kjo lojë spiunësh i ka fillimet që në nisje të proçeseve demokratike, ku produkti i pare kanë qenë një numwr liderësh të Partisë Demokratike dhe ngeli një zakon i preferuar i Doktorit me pardesy të bardhë. Pas riardhjes në pushtet në vitin 2005, Saliu dora dorës filloi t’i shpërblejë zbuluesit me poste deputeti, poste ministrash, këshilltarësh, ambasadorësh e gjithfarë lloj postesh sipas gustos të tyre. Gjithë kjo farsë justifikohej me pakënaqësi të zbuluesve ndaj lidershipit të Partisw Socialiste.
Por në humbjen e madhe dhe largimin e fundit të Saliut, detyrimi i Tij ishte që zbuluesit e vetë ti sistemojë e shpërblejë të gjithë së bashku, një shpërblim ky që iu dogji kartën e zbuluesit spiun. Tashmë kartat e tyre u dogjën dhe Saliut nuk i hyjnë më në punë. Por rregulli i zbulimit dhe spiunazhit kërkon që spiunët bashkëluftëtarë të mos braktisin njeri tjetrin edhe nw botën e përtejme. Pra tashmë Saliu i rregullon ata institucionalisht, me urdhër të qendrës.
Në humbjen e madhe edhe ata do të jenë pranë ustait, për t’i shërbyer besnikërisht ashtu sic kanë nisur të bëjnë gjatë fushatës elektrorale. Kjo me sa duket e ngushëllon Saliun tek shikon të përdorurit prej tij që t’i rrinë rrotull e t’i bëjnë fresk. Që nga viti 2005, pranë Saliut në Qeveri pamë ministrin Xhuveli, i cili kishte punuar në prapavijën e të majtës shqiptare vite të tëra, duke bërë karierë ministrore. Ngjitur me Saliun pamë Arben Imamin, ish kryengritësin që bënte thirrje për të sulmuar e vrarë Saliun, mesa duket për ta degjeneruar revoltën popullore 1996-1997në një luftë civile, me shumë gjasa sipas porosive së ustait.
Po këta nuk qenë të vetëm, sepse sa herë i duhej Saliut zbuluesi i radhës do të digjej. Në vitin 2009 të tjerë zbulues lanë prapavijën e opozitës dhe si të “pakënaqur” nga PS u ngjitën në podiumin e pushtetit. Shumë “stresante” ishte akrobacia e z.Ceka për t’u hedhur në krahët e Saliut, por mesa duket kjo ishte rruga e parashkruar. Kështu ndodhi derisa nga Roma ambasadori anatemoi Partinë Socialiste dhe ironizoi antarësinë e saj, duke mos u treguar fisnik dhe mirënjohës ndaj PS. E vërteta është se Ceka i ka shërbyer besnikërisht Saliut cdo sekondë të jetës së vet, por kulmet e karierës i ka në prapavijën e Partisë Socialiste.
PS me PSD dogjën njeriun e mirë Bahri Myftari, për të nxjerrë Cekën deputet në rrethin e Elbasanit, në zgjedhjet parlamentare 1997 dhe më tej PS i besoi Cekës postin e Ministrit të Brendshëm. Duket se këto ofiqe ishin të “pa mjaftueshme” për Cekën sepse misioni i tij ka qenë shërbimi ndaj ustait dhe besnikëria ndaj këtij shërbimi nuk njeh ndjenjë mirënjohjeje e finikërie, as kufi dhe as cmim.
Por tërmeti në radhët e zbuluesve besnikë e të mirë pergaditur do të binte kur Saliut i duhej të digjte karta e zbuluesve nga radhët e udhëheqjes së lartë të Partisë Socialiste. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 i duhej me doemos një zë “socialist” mbështetës në Parlament, në opinionin publik dhe në atë ndërkombëtar dhe mesa duket u dogj karta e Kastriot Islamit.
Katër vite rresht ky njeri nuk u lodh së foluri kundër PS, bënte llogari që në cdo variant humbëse do të ishte PS, nuk la ekran televiziv pa pështyrë kundër PS dhe në fund e flaku tej maskën duke u bwrw krah për krah me ustain. Duket që ndjehet krenar sepse është atje ku duhet të ishte shfaqur me kohë.
Një nga një, si qepët e kalbura që bien nga vargu, i dogjën kartat Dogjani e Kadeli dhe nga deputetë opozitarë u shndërruan në furka mbështetëse të një pushteti kriminal e të kalbëzuar. Kartat e tyre u dogjwn në momentin më kritik të jetës politike për Sali Berishën, kur Saliut i ishte sosur oksigjeni. Mbas djegies së kartës të spiunit Islami, Dogjani dhe Kadeli, si një trio spiunësh, nuk reshtin së foluri e së pështyri PS, por tashmë jo brënda gjirit të saj. Maskëgrisurit do të çojnë në fund misionin e vet sepse e kanë pranuar atë në nisjen e hershme politke të tyre, janë mbajtur në prapavijën e PS për gjithë këto vite dhe pa dyshim janë shpërblyer e po shpërblehen për gjithë çfarë kanë bërë.
Për të mos iu ngrënë hakun – profesionin e zbuluesit në prapavijat e armikut e kanë bërë mjaft mirë, aq sa të gjithë arritën në majat më të larta të pushtetit socialist.
Karierrwn e spiunit do t’iua kishin zili edhe spiunët profesionistë më në zë. Tw “shkretwt” kanw vuajtur nw dyfytyrwsinw e vet, ashtu si ustai i tyre kur servilosej me njerwzit dhe nw vilat e Bllokut. Duket se nuk janë zgjedhur rastësisht për t’u futur në këtë rol, por diku, dikur dhe nga dikush kanë qenë të para përgaditur. Tashmë që iu dogjen kartat e zbuluesit të prapavijës në radhët e armikut, me siguri do t’iu digjen edhe të tjera letra. Kjo do të ndodhë shumë shpejt, mbase edhe pa u hapur arkivat apo dosjet e famshme.
Pastrimi i politikës nga kjo rac njerëzore me shumë fytyra do të jetë më shumë se sukses i shoqërisë shqiptare. Votuesit të majtë e të djathtë duhet të votojnë kundër tyre. Shitblerja e kësaj race gjithnjë paguhet nga shqiptarët. Kjo kosto e maskuar si vetë spiunët nuk është e vogel, përkundrazi është shumë e madhe dhe shumë dimensionale.

Artilull shume i goditur. Falemnderit!!
Redaksia Kaçi ka që në 2005 që i shërben Salit . Ishte Sali ai që i dha mandatin e deputetit Kaçit në 2005 në Mallakastër duke djegur kandidatin e vet Artur Shehu .Edhe besnikët e Kaçit kan qënë në për poste pune gjatë gjithë kësaj kohe .
E gjithe kjo dukuri ka rrenje te thella. Eshte pikerisht ajo c’ka lane trashegim pushtimi turk 500-vjecar. Eshte ajo qe ne nuk behemi dot europiane se jemi deficente me elemente oxidentale dhe suficente ne detajet negative te orientit… Fat i madh, Saliu eshte perfaqsues tipik i ketyre fenomeneve(spiunllek, pabesia, kurthe, pusite)…
– ore nje pyetje, Rama pse e le KQZ me 4 te mazhorances nese eshte ne disavantazh te tij??
Opsion 1:
Fiton pa kontestime?????
Opsion 2:
Kerkon thjesht qe te zhvlersohen zgjedhjet dhe te i ribeje mbasi te beje negociata te reja me berishen
Saliu e bleu dhe spiuni i veshur me partdesyne e gruas dhe buzet me te kuq i sherbeu duke shitur moralin, te cilin shqipetaret e kane te shenjte. I la familjes dhe femijeve damken e spiunit per te gjithe jeten, do te thirren kudo qe te jene, gruaja, djali, vajza, cfare ka ne FIS te Kac SPIUNIT. Prind “shembullor” damkosi edhe nje krahine si Mallakastra. Saliu ti vere roje pas bythe, se sic e bleu ai, shitet e mund t’ a blejne te tjere, se e ka profesion.