Nga Habjon Hasani
M.I është një 42 vjeçar nga Fieri. Në botën gri të narko-trafikut ai njihet me disa nofka, si “Specialisti”, “Veterani”, “Kimiku” etj. Mban namin e një lojtari inteligjent dhe tepër të zhdërvjelltë ndër operatorët e narkotrafikut, një njohës në deje i biznesit.
Karakteristikat e tij, janë gjerësisht të njohura mes lojtarëve kryesorë të narko-trafikut. E thënë ndryshe, është një nga ‘autoritetet e sektorit’, ndaj dhe përtej çdo paragjykimi, konsulta me një të tillë, për ngjarjen e Divjakës, ka një rëndësi të padiskutueshme, në përpjekjen për të shpjeguar situatën e stuhishme që shkaktoi në 48 orët e fundit, kapja e avionit dhe dy arrestimet.
E kush më tepër se një narkotrafikant profesionist mund të analizojë ‘teknikisht’ atë që ndodhi në Divjakë. Kurth e quan M.I të gjithë ngjarjen e inskenuar në Divjakë ndërsa ofron dhe një detaj që sipas tij e dekonspiron skemën e kurthit dhe që lidhet me të arrestuarin Saimir Bajrami.
Në një intervistë nën anonimat, M.I ofron dhe të dhëna dhe detaje pikante, nga mënyra se si funksionojnë hesapet dhe kalkulimet e eksportit të kanabisit me avionë të vegjël, ndërsa njëherësh ai zbulon se Shqipëria nuk ka ditur të prodhojë dhe të eksportojë vetëm kanabis. Jo shumë kohë më parë, edhe Extasy por edhe kokaina kanë kaluar në cikle të plota dhe të pjesshme prodhimi në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë eksportues të tyre për disa vende të rajonit e më gjerë….
Zoti M.I si fillim unë dua t’iu falënderoj që pranuat të ndani një intervistë me ne, është e pazakontë, jam kurioz të di si ndihesh kur flet me një gazetar? Është e para herë besoj?
Me gazetarë kam biseduar në disa raste por në rrethana intime, shoqërore etj. Në kushtet e një interviste të negociuar që do botohet është e para herë. Mendoje se jap intervista çdo ‘weekend’? (qesh).
Dhe si është kur një operator i botës së narkotrafikut flet për median? Si e gjen veten?
Do futemi në temë sa nuk kam ndërruar mendje? (qesh)
Për temën jemi këtu…
Epo jepi gaz.
Si u informove për ngjarjen e Divjakës dhe cila ishte gjëja e pare që mendove?
Nga televizori e mësova dhe gjëja e parë që mendova ishte: “Jo s’ka mundësi, këta tipat do jenë të çmendur!”. Nuk mund të bësh një punë kur aty është e gjithë vëmendja e opinionit publik prej disa javësh. Është marrëzi.
Tu duk marrëzi vetëm për faktin se Divjaka ishte lakuar politikisht me përpara apo marrëzi edhe nga pikëpamja logjistik me zbritjen e avionit në rërë?
Të dyja. Ulja në Divjakë për punë në një kohë që gjithë vëmendja është drejtuar në Divjakë. Në një kohë kur Divjaka, avionët panoramikë dhe kanabisi janë diskutuar dhe në parlament. Ata shkojnë pikërisht në Divjakë, me një avion panoramik dhe me një ngarkesë kanabisi. Por dhe nga pikëpamja logjistike që ju thoni nuk ka sens. Ai lloj avioni mund të ulet në çdo luginë tjetër. Pse pikërisht aty?
Më përpara keni dëgjuar apo keni parë të zbatohen skema të ngjashme të logjistikes së transportit me avionë në territorin shqiptar?
Po.
Me avionë kaq të vegjël?
Ekzakt.
Në rastet qe ju keni dijeni, cilat kanë qenë koordinatat dhe vendet e përzgjedhura për uljen e avionit?
Po të marrësh një hartë do gjesh mbi 10 lugina të humbura të përshtatura në kohën e Xhaxhit (në kohën e Enver Hoxhës; shënim redaksional) që janë shumë të përshtatshme për uljen dhe ngritjen e këtyre avionëve. Janë fusha me bar. Këto harta ekzistojnë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Është elementi i radarëve, radarët janë një lloj pike doganore apo jo? Si zgjidhet ky problem zakonisht?
Dëgjo. Me një avion aq të vogël po të jesh i saktë, radari ajror nuk të hap dot probleme. Sepse ti je i regjistruar si një shtetas i huaj që do bësh shëtitje panoramike dhe ndalesh ku të duash. Presupozohet se ti je dashnor i natyrës, më kupton?
Jo nuk e kuptoj. Ka ca rregulla. Duhet të ndalesh vetëm në pista? Pistat kanë koordinata dhe koordinatat kontrollohen nga radari apo jo?
Ka rregulla por me një avion të vogël ti ke avantazhin e kohës. Pasi ky avion nuk të vonon kur ndalesh për ta ngarkuar. Pak minuta duhen. Një pilot i shkathët dhe i saktë në manovra e përballon.
Çfarë leverdie ka transporti ajror në krahasim me atë rrugor apo detar?
Ka të njëjtën kosto me gomonen por është më i shpejtë dhe më i saktë.
Ka rrezik më të lartë zbulimi?
Jo. Përkundrazi.
Ma trego pak pse nuk ka?
Transporti detar ka rreziqe, se ka ndalesa. Nga këtu do e nxjerrësh në breg. Nga bregu ka ngarkim në fugon që hipën lart për në Evropë. Ndërsa në rrugë tokësore me kamionë është akoma më e vështirë sepse ke shumë kufij dhe kanabisi ka volum dhe është e vështirë ta fshehësh. Me avion ke pista sportive pa fund ku ndalon dhe s’ka as doganë e as kontrolle.
Ju si mendoni për të ngritur këtë korridor transporti me avionë, është e domosdoshme të kesh dikë brenda radhëve të policisë apo shërbimit si mbështetje, apo mund ta realizosh dhe me një grup shokësh duke injoruar autoritetet plotësisht?
Nuk ke nevojë fare për autoritete e tërcivërci. Bëja pak këtë pyetje vetes: “Po mos të bëhej kaq publike kjo gjë do më shkonte mendja se ekzistonte ky lloj trafiku me këtë lloj transporti?” Është avantazh që ne e quajmë “biznes i padëgjuar”.
Në ç’kuptim biznes i padëgjuar?
Hmmm. Si të ta them unë ty që ta kuptosh. Po të jap një shembull. Në fillim të viteve 2000 ne arritëm ta prodhojmë në Shqipëri drogën e quajtur “Extasy”. E bindëm kinezin të punonte me ne dhe ia blemë formulën.
Çfarë është kinezi?
Kinezi është kinez, është nga Kina. (qesh). Ja ta shpjegoj unë. Për të gjithë Evropën, “Extasy” prodhohej në Hollandë. Një nga linjat e prodhimit ishin kinezët. Ne kapëm kontakt me ta, ua blemë formulën dhe gjithë katalogun e enëve të prodhimit dhe laboratori u ndërtua në Shqipëri. Në Hollandë ajo prodhohej me kosto 5 euro kokrra. Në Shqipëri ne e nxorëm me kosto 3 euro kokrra pa ndryshuar cilësinë. U kthyem në pikë shumice, pasi komplet tregun turk dhe grek nisëm ta furnizonim si pikë grosiste nga Shqipëria. Me çmim shumice ne e shisnim 12-15 euro një kokërr. Ishin mijëra kokrra që konsumoheshin çdo ditë. Sidomos në sezonet verore, kërkesa trefishohej. Hollanda e humbi rolin si eksportues kryesor mbi vendet e rajonit tonë për “Extasy”. E kapëm ne tregun. E gjitha me 70 mijë euro shpenzim fillestar për blerjen e formulës.
Po thua që përveç kanabisit, Shqipëria ka qenë dhe vend prodhues dhe eksportues i “Extasy”?
Ekzakt. Por jo vetëm “Extasy” por edhe e bardha (kokaina) një pjesë të ciklit të prodhimit e ka kaluar në Shqipëri.
Si ndodhte kjo?
Importohej vetëm esenca e kokainës. Ajo vinte e lëngshme. Më pas formula ekskluzive dhe procesi kimik që i nënshtrohej prodhonte kokainën për përdorim, të një cilësie shumë të mirë. Ju në media keni raportuar disa vite më parë se një çift të dashuruarish humbi jetën pasi konsumoi dy shishe verë. Kjo gjë ndodhi pasi u ngatërruan shishet e verës. Disa shishe vere kishin vetëm verë. Disa të tjera kishin verë të përzier me esencë kokaine. Esenca e kokainës nuk i humb vetitë kur përzihet me lëngje të tjera, me proces kimik i ndan më pas verën nga esenca. Ajo ngjarje ishte aksidentale, pasi u ngatërruan shishet. Pra, këto gjëra janë biznesi i padëgjuar, diçka e re, një hap
i ri, një koncept i ri, kur të gjithë janë në gjumë, nuk dinë asgjë çfarë po ndodh, e di vetëm ti dhe nuk ndihesh por vetëm punon. Më kupton?
Këtë pjesë e kuptova shumë mirë. Dua të të inkuadroj në një situatë hipotetike. Supozojmë sikur ty të kërkohet organizimi i një skeme pune të nxjerrjes së kanabisit nga Shqipëria me avion drejt Italisë apo gjetkë. Më trego në detaje si do e bëje organizimin, dua të di çdo detaj…
Ok Ok të kuptova. Në fillim do dërgoja një njeri në Itali të bisedonte me pilotin. Ka pa fund pilot të tillë apo jo?
Këtë se di. Por me sa duket pa pilotë nuk janë andej…
Janë pilot sportiv dhe janë me shumicë andej. Do bëja pazarin dhe do i thoja që kur të vinte të merrte një femër me vete në avion.
Për tu dukur turist romantik-panoramik?
Po fiks. Do i gjeja vendin ku do ulej dhe do i jepja koordinatat.
Mbi ç’ bazë do e bëje përzgjedhjen e vendit ku do ulej avioni?
O mik ai avion ulet dhe në një rrugë fshati, më kupton?
Dakord. Po fshatrat e cilës prefekture do zgjidhje ti?
Unë për shembull do e ulja ne Ishëm.
Pse në Ishëm?
Sepse është territor i madh dhe s’ka banorë.
Në rregull. Sa kg duhet ngarkesa minimale me kanabis që të justifikohet puna?
Të paktën 400 kilogramë.
Mund të më tregosh si dole në shifrën 400 kg? Si e bëre hesapin?
Për 400 kg me çdo lloj transporti tjetër do të duhen nga 180 – 240 mijë euro.
Po thua që me rrugë tokësore dhe detare shkon 180-240 mije euro vetëm kosto transporti?
E mo pse habitesh kot, s’kam lajthitur akoma unë. Është kanabis nuk janë fara kungulli.
Më bën dot një plan-biznesi të kostove të detajuara, të shpenzimeve e të fitimit?
Për ku do shkoj dhe me çfarë transporti?
Italinë e jugut themi, me transport ajror…
Italia e jugut nuk ja vlen për ajror.
Ku mendon ti se vlen?
Italia e veriut.
Po e jugut pse nuk vlen?
Sepse të leverdis më mirë me gomone dhe e dorëzon aty direkt, por çmimi i shitjes në jug është më i vogël ama.
Ok e kemi zgjedhur, Italinë e Veriut. Mund të më bësh hesapin? Sa më të detajuar….
Kemi në total ngarkesë prej 400 kg me një kosto që është në fshat(Lazarat) 250 euro/kg. Pra blerja e jeshiles në fshat na shkon direkt
100 mijë euro. Është për tu paguar dhe transporti për ta nxjerrë nga fshati dhe për ta çuar tek vendi ku na pret avioni panoramik. Ky transport brenda Shqipërisë ka një kosto mesatare 50 euro/kg, që për 400 kg shkon 20 mijë euro. Pra blerja dhe transporti deri tek avioni na kushton 120 mijë euro për 400 kg. Llogarit që në Italinë e Veriut e ke të shitur menjëherë me 1200 euro/ kg. Llogarite 1200 euro shumëzim 400 kg bëjnë 480 mijë euro. Nga 480 mijë euro të arkëtuara zbresim koston 120 mijë dhe na gjenden në xhep 360 mijë euro. Por kemi dhe pilotin që nuk është likuiduar ende.
Pikërisht, sa merr një pilot?
Jo, e bëjmë ndryshe. I ke të dhënat, zëre se je ti piloti tani, sa do më kërkoje nga 360 mijë euroshi?
Ndoshta 100?
Aty afër je. 80 deri në 100 shkon haka e pilotit. Pasi kam paguar dhe pilotin i bie të më kenë mbetur fitim në xhep 280 mijë euro. Pra ne rrezikuam 120 mijë euro për 280 mijë euro fitim neto. Ja kjo është e gjitha. Isha i qartë?
Më se i qartë. Dua të të pyes për rastin e Divjakës. Të bëri përshtypje fakti që të dy personazhet e arrestuar e kishin «sefte» si eksperiencë? Pra kurrë më parë nuk kishin qenë në Shqipëri në transport me avion dhe u kanë thënë të ulen pikërisht në Divjakë? Të ngjall dyshime kjo gjë?
Me kaq të dhëna sa unë kam, unë dyshoj fort që kjo punë në Divjakë është nxitur nga dikush që ka qenë i interesuar që e gjithë situata të krijohet pikërisht aty.
Mendon se dy të arrestuarit janë orientuar drejt Divjakës me qëllim futjen në kurth?
Po vlla. Madje kur ta shkruash te gazeta, bëje “PO” të madhe.
Më trego si e analizon me veten tënde që je kaq i sigurt?
Kur nis një punë të re e mendon mirë. Në rrugën e parë, sasia nuk duhet të jetë e madhe por sasi e vogël, sa për testim, dhe vendi nuk mund të ishte kurrë Divjaka.
Që do të thotë se ose është kurth ose bëhet fjalë për amatorë idiotë apo jo?
Kurth dhe vetëm kurth.
Si u binde që nuk janë idiotë?
Nuk janë aspak idiotë. Sepse ka një detaj pikant aty që e nxjerr zbuluar kurthin.
Ma thekso pak detajin…
Po të pyes ty më mirë: Një narkotrafikant që ka mundësi të gjejë një avion nga Italia, personin që do caktojë për të çuar kanabisin
deri tek vendi ku e pret avioni ku do ta gjejë?
Në Shqipëri e ka më të thjeshtë ta gjejë…
Jo vetëm më të thjeshtë. Por të domosdoshme. Ai shqiptari i arrestuar (Saimir Bajrami), si transportues me Mitsubishin, ishte i sapo mbërritur në Shqipëri. Kishte vite në emigracion. Atë gjetën ata të fusnin nëpër xhadetë e Divjakës? Mbaruan argatët që njohin territorin dhe vendin ku pret avioni? Pse u zgjodh pikërisht personi më i papërshtatshëm në vendin dhe kohën më të papërshtatshme? Këtu fle lepuri.
Dua t’iu pyes diçka të fundit. Në konstatimet tuaja, shumica e grupeve që janë të përfshira punojnë nën autorizimin shtetëror apo për hesap të tyre?
Harroje që ka autorizime e budallaqe të tilla. Bëhet punë me segmente të policisë por gjithmonë kundrejt pagesës. Kaq.
A ka linja të sigurta në Shqipëri? Linja që funksionojnë të pashqetësuara prej vitesh?
Po ekzistojnë. Por nuk janë linja kanabisi.
Çfarë linjash janë?
Mos kërko detaje që nuk kanë lidhje me rastin e Divjakës dhe kanabisit, për të cilat ramë dakord të flasim.
Ju faleminderit që pranuat të bisedoni…
S’ka problem, do kesh rastin të ma shpërblesh me një drekë në Divjakë (qesh)
Divjaka dhe Tamponat qi mbajn brenda vetes Saliu dhe Lulushja e Hollandis.
-Ma ne fund e boni Perenija mbare dhe po boheshim gati bashk me Xaken tem me u nis per ne Itali.
Grue vish çitjanet digjoja zanin e Xakes qi vinte prej ahurit,..-se duhet te jena sa ma origjinal para taljonve.
Un e shkreta i kisha rrujt komet me brisk BIC,vetem e vetem qe ti vishja minifun dhe ti mahnisja meshkujt e Romes me bukurin time trupore.
Po ky garipi im me duket se ka frik se mos me kap dikush per bithe,ene me hekin ndonji tul.
Si te dush ti mre Xake i thash,por brenda vlojsha si kazoni i hallves,- per hatrin tat vesh dhe brekushet e momes Sanije,qi jan dhe me dymija ari.
o te morsha te keqen mu hudh Xakja nga mbrapa ,..mir te ka rra mendja.
Me ka dhon nji porosi Xhetani i Maliqit dhe do ja çojm te çunit te tij ne Pes-kara me tha,por ata te doganes s’ jejojn ma shume se 20 kile,njikshtu qe do i feshefesh ne brekushet e Momes.Ene qi te kesh kujtes se mos te dalin pordhet nga groshet qe ti hongre shum mbrom,te kom sjell dhe dy tambona te parfumos qe ti fusesh mrena.
.Xakja hapi thesin qe do tja dergonim çunit te Xhetanit te Maliqit po ç’te shifje ishte mushun plot me gjethe fiku.
Ça jon kto more jahu e pyta une e shashtisme??
Mos boj shum pytje se nuk ta kom terezin me tu pergjigj tyne ,u hakarros Xakja krejt nerva.
Futi dhe kto dy tamponat nji para dhe nji mbarpa dhe vishu shpejt se na iku Sata per ne Rinas.
Vesha breket e najlonit me tantella,mbasi i shtuposa dy vrimat e mija qe jon te ngushtume krej mbas opracjonit qe bona,vesha dhe çitjanet e Momes ku i futa gjethet dhe u nisem per ne Rinas.
Un serbes serbes duke tund vidhjet qe do i kishte zili dhe Xhejlo,kalum kantrrollin shqiptar dhe u ulem ne Avjon drejt Rome.
Flutrimi shkoj per mrekulli.Zbrita ne Rome dhe mue me dukej vetja si gruja e mbretit.Te gjith me shifshin me zili,derisa u afrum tek dogana e Ajroportit.
Sinjorina vjene ka…me tha nji zo burri esmerr..
Jo ka por dy lop i kom lon n’Sauk ja ktheva une,gjith tangorllik.
Shko mi dreç se te kerkon me te bo kantrrol,por mos i hiç breket.
U me morsh te ligat,se ça me din ti mue katnare,un di ta dalloj gavoten nga skanijen e kom pa ne televizjon.
Polici filloi te me prekte nga supet..,masandaj nga sqetllat,dhe kadal zbriti mes kofshve dhe un mylla syt prej qefi dhe kur dora e tij ndaloj mesh kofshve,thosh se don me me heq gjethen e fikut qe po me kuduliste ke burbuqja…dhe bertita mos se osht gjethe FIKU..
Taljoni zgurdulloi syte dhe perserit Fiku Fiku…mi pjaqe.
Ene un jom tu plas i thash po hapam rrugen se me shpetoj shurra.
Ai i thirri nji koleges se vet,me duket se e kishte dashnore se ajo erdhi krej finde dhe me morri me vete ne nji dhome dhe me tha Zhvishu zoje.Dike shqip ti moj shejtone.- i thash un me pergedheli..
Kuku per mue se kisha frike se mos me shpetonte ndonji pordh se me ishte fry barku ene desh plasa.
Fillova tu u zhvesh kur sa hoqa lidhsen e brekusheve fillun tu rra gjethet e fikut…
Spaska patun orek fare kjo lopa jeme i thash asaj italjones,me za te mekun,..se i osht blloku fyti.Prit pak sa ta nxjer njiket shllungen e pambukut qi kom fut brenda,
..çka tju them un e shkreta kur e futa ishte e bardhe kur dolli ishte bo ngjyr lejla e kuqremt…
Ti je socjaliste mu drejtu policja e doganes??
Po i thash un krejt gzim.
Ather neshkruj ktune qi ket kokain dhe gjethet e majuanes ti ka dhane Edi Rama me i sjell ne Itali.
Qyqja mi grue i thash un tu u dridh,,çfar Edi,ai ka te tjera halle,..Xakja ky pelivan me mashtroi se osht demukrat per vete dhe ma ka lan dopje gjashte para dhe mbarapa…..
Isha bo qull ne djers,isha mbshtet 5 dekika ene me kishte zan gjum tek divani,hapa radjon dhe Reiz Çiços me ftyr te shnditshme po jepete lajmet krejt gzim tek TV-Klani…”Ne Divjak u kap nji Avjon me marjuane…Sali Berisha thot se eshte mushkonja e pare”,…
..ather e kuptova se dhe une kisha flutur ne menyr imaxhinare ne Itali,ne te vertet tek Divjaka,per demukratet ishte bo shpresa per te shpetu Sal Berishen dhe Lulushi qi mbajn te fshenum brenda vetes shum TAMPONA krimi.
A.p.S.(kathrina…) I mrekullushem komenti juaj… Ironia,me lodra fjalesh fin!…
GANGSTERI TAHIRI GARACI PER SIGURINE TONE!
Nga deshmite e banoreve te intervistuar del qarte se avioni eshte ulur me vetedije nga piloti mashtrues Goirgio Riformatto, pasi ka bere dy xhiro rreth plazhit.
Shkeputja e rrotes se pare ka ndodhur ne kontaktin me reren e lagur te plazhit te Divjakes, ose per ndonje “objekt te forte” (p.sh.: trung) nen rere, ose per çedim te tabanit renor nga fenomene te “shpelarjes hidraulike te mikro perberesve argjilore te reres”, fenomen mjaft i njohur nga projektuesit e digave apo themeleve te godinave ne prezence te ujrave nentokesore.
Nuk di sa mund te jete i perkushtuar Tahiri ne luften kunder trafikanteve te droges, sepse vete ai ka patur probleme me drejtesine kur tentoi te studjonte ne Universitetin e Firences, pa permendur te atin e te emen me probleme shpelarje parash e trafikim barnash ilegale ne Shqiperi.
Eshte per te qeshur-qare vetem duke u nisur nga nje hollesi mjaft e vogel:
Targa e fuoristrades per Tahirin eshte AA 794 EU, ne realitet, siç e deshmojne edhe fotot e publikuara ne ORANEWS targa eshte AA 794 HU.
Hollesi e parendesishme, gabim shpejtesie e Tahir gangsterit me shoke?
Jo, eshte thjesht demonstrimi i nje gangsteri qe uzurpon postin e ruajtesit te sigurise tone, eshte katapultuar ne vendin jo te duhur dhe ne momentin me delikat per vendin, nga Edi Rama, qe e pame ne Panairin e librit ne Torino te takohet me njerin nga protagonistet e fshehjes se fakteve te tragjedise se Otrantos, me Piero Fasinon – ish minister i jashtem i kohes.
Dhe si halabak u beri thirje shqiptaro-italianeve te votojne per Renzin, mikun e tij nip i shtate fashisteve te pushkatuar gjate luftes se dyte boterore nga partizanet italiane. E sikur te mos mjaftonte kjo, krijoi nje preçedent te demshem per prospektiven e hyrjes tone ne BE, duke nderyre ne zgjedhjet politike te fund majit.
E se fundi nje pyetje kurioze: a shkoi me pas per te pare ndeshjen ne Rome te Juventusit me parate tona?
KURTH KURTH E VETEM KURTH
lojene e udheheq amerika ne populle brkethate jemi dhe ashtu do na leje amerika dukete shikoni si tallene dhe behete loje ne gjithe opinionin publike dhe nuk flitete ne asnje raste pere spitalete qe jane mizerabele prokurori gjykata vazhdojne te japin evendime kushe paguane del kushe spaguan burg perejete nuk flete njeri pere ritje mireqenie pere kete populle te sakatuare deri me sote sa po ekzistone njerzimi dhe po punohete qe keshtu te ngelete dhe kushe e shkatrone jetone si pasha kjo dukete nga te gjitha anete te gjithe faktorete qe po zbatojne urdhrate amerikane pere grabitjene pasurise dhe shkatrime nuk i ze ligji njeriune e shkrete qe roptohete pere te nxjere ato para qe i duhene pere te paguare dritate me te shtrenjta ne bote ate qe spaguan dote ujin qe spaguane dote doktorine dhe vdes po se pagove ate fusine ne burgketa me miliona si ze ligji ska fakte thuhete ja pere kete po punohete dhe me e keqja eta te fusine ne hasmeri
Moj qeveria e socialisteve,je bere si priftat e Mirdites ne kohe te sigurimit,duke nxjerre armet nga altari!Edi Rama,lere kete detyre se nuk eshte per ty e per Tahirin.Saliu eshte GBVD,qe ne ne 1964,Vajza e sigurimit Pina e Pashukut eshte rekrutuar qe ne 1984,Cifti mund te pjelle kopila sa te duash dhe tua lere ne dere!