Më poshtë është një letër e kryeministrit S.Berisha për Henri Çilin, botuesin e gazetës MAPO, pasi kjo gazetë botoi një shkrim ku thuhej se ai (dmth Berisha) nuk po duket më nëpër ekrane. Berisha sic dihet del zakonisht në TV Klan në emisionin e B.Fevziut. Letra është dërguar në redaksitë e mediave dje. Më poshtë, teksti i plotë:
“I nderuar zotëri, Në editorialin tuaj dhe në hapje të gazetës suaj, me germa kapitale por tituj të ndryshëm, shkruani se Berisha heziton të dalë në ekrane, dhe….po ju drejtohet vetëm mediave sociale apo masave. Madje fiksoni një datë të fillimit të hezitimit, Janarin e vitit 2012.
Lidhur me sa më sipër dua të theksoj sa vijon:
1- Respekti im i palëkundur, qëndrimi i hapur si dhe pavarësia ime nga mediat dhe e mediave nga unë është ligji i im i parë në raport me to. Kushdo që mendon ndryshe i largohet të vërtetës.
2- Unë nuk hezitoj aspak ekranet. Ato janë pasioni im i tepërt dhe kjo është periudha që unë kam qenë në media më shumë se kurrë, por dhe më i hapur se kurrë në karrierën time ndaj tyre dhe për të ka statistika.
3- Por është e vërtetë se unë kam ndryshuar formën e komunikimit me mediat. Nga biseda ne studio unë kam kaluar në takime mujore tërësisht të hapura, jo për një apo tre gazetarë, por me shumë gazetarë, pa dallim, të të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike që ndjekin veprimtaritë e qeverisë, në të cilat ata janë të lutur të pyesin për çdo gjë që duan.
Këto takime janë të hapura, pa përjashtim, për çdo gazetar që dëshiron të jetë i pranishëm. Këtu veçoj faktin se përveç dy rasteve të fundit që kanë nisur me një deklaratë timen të shkurtër, të gjitha takimet e tjera kanë nisur direkt me pyetje nga gazetarët dhe në çdo rast kanë zgjatur mbi 90 minuta. Unë kam vlerësim të veçantë, mirënjohje dhe respekt të palëkundur për emrat e drejtueseve të emisioneve që ju citoni në shkrimin tuaj, dhe në tërësi kam qenë i hapur dhe mbetem gjithnjë i hapur ndaj tyre. Por më duhet t’ju pohoj, pavarësisht se çfarë mendoni ju për përfaqësuesit e mediave të pranishme në këto takime, se unë personalisht i konsideroj ato formën më të hapur të komunikimit me mediat dhe ekranet e tyre dhe së fundi:
4 – Town hall-et, për mua si kryeministër, janë një tjetër formë e shkëlqyer e komunikimit me mediat dhe qytetaret. Ato janë një detyrim moral dhe ligjor i imi ndaj qytetarëve të këtij vendi pas 8 vitesh në pushtet. Në këto Toën hall-e, pas një ekspozeje të shkurtër, unë i përgjigjem çdo qytetari, për çdo problem dhe dëgjoj mendimet, kritikat, propozimet e të pranishmeve për programin e PD, gjë që realisht më intereson shumë. Gjate dy muajve të fundit unë kam bërë një seri Toën hall-esh dhe kam kërkesa të shumta për to saqë e kam të vështirë ti përballoj. Për mua qytetarët janë të parët! Unë jam një dashnor i fjalës së lirë, për rrjedhojë dhe i mediave të shkruara dhe atyre elektronike, por natyrisht obligimet e mia nuk më lejojnë asnjëherë të jem disponibël aq sa do të doja në faqet dhe ekranet e tyre”.
Ky eshte koqe kandari. Media duhet ta bojkotoje kete gomar plak.
Po përse duhet kyj në medja dhe akreane ? Jam i sigurtë se nuk e duan dhe pasusit e tij më fanatikë . Po qe se nuk del fare , në mënyrë kategorike i bën nder Shqipërisë , por dhe Europës , që ka filluar ta njofi cili është . Illo