Një ditë pas intervistës së Ylli Rakipit me Jaho Mulosmanin, ka reaguar edhe Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës. Një rikthim tek ngjarja e vjetër dhe disa pyetje të Haxhisë për Rakipin: Ç’lidhje me patur me Mirin e Xhikes? Çfarë di për bombën te fondacioni Soros? Me paratë e kujt u financua gazeta jote? A ishe mik me Gazideden, Vehbi ALimuçën… Kush të rekomandoi tek Berisha?
Përmes një statusi në Facebook, Haxhia shkruante dje se Gazetari Ylli Rakipi, dikur njeri shumë i afërt i politikanit Sali Berisha, e ka urdhëruar atë (Izet Haxhinë) për vendosjen e bombës ndaj ish-deputetit socialist Lush Përpali.
Statusi i plotë në Facebook:
“Dëgjova një intervistë të Ylli Rakipit, ku ai tha që unë i kisha përmendur emrin atij dhe shprehte habinë se kisha pyetur atë, pa thënë për cilin rast kisha thënë, dhe duke bërë të habiturin se nuk kishte lidhje me asgjë, dhe duke bërë aludimin se meqë unë po përmendja kot emrin e tij, edhe ato gjërat e tjera që kam thënë janë të pabesueshme… Si duket Ylli ngaqë ka ndryshuar shumë patronë politikanë që u shërbente sipas ndërrimit të pushtetit apo edhe konsumimi i tepërt që i bën alkolit ka bërë të vetën në kujtesën e tij. Po t’i kujtoj këto raste o Ylli.
Rasti i parë është vendosja e bombës tek kioska e Lush Përpalit. Ka qenë dita kur ti Ylli do ikje në Turqi për të marrë ndihma për gazetën tënde të partisë tek miqtë e Berishës. Para se të niseshe kemi folur për vendosjen e kësaj bombe, kuptohet me porosi të ‘marshallit’ dhe të kam thënë që sa do zbresësh në Turqi kjo punë është e mbaruar. Dhe e vërteta është se pa zbritur ti akoma në aeroportin e Stambollit, bomba është vendosur dhe i pari që ke marrë lajmin në tel. ke qenë Ti apo ke harruar? Mos më thuaj që kur zbrite në Stamboll nuk të pritën aty Miri i Xhikes me Ylli Kelmendin me porosinë time kuptohet. Apo edhe këtë e ke harruar? Po atë ditë unë kam bërë një takım me kokat e krimit për t’i tërhequr ata në krahun e partisë time dhe tëndes njëkohësisht,
PD, në fushatën që po afronte. Ka qenë porosia e marshallit edhe për këtë takım e përcjellur me insistim nga juve. Edhe këtë duhet ta kesh harruar… S’ka gjë Ylli, po të kujtoj një rast tjetër.
A të kujtohet një rast tjetër, kemi qenë në mitingun e PD në Elbasan. Ishte vendosur bomba tek fondacioni Soros të cilin ti nuk e doje fare sepse nuk të ushqente me ndihmat bujare që u jepte armiqve të tu në atë kohë… më the që çunat e Saliut, e kishe fjalën për Salı Shehun dhe jo për marshall Saliun, ja vunë bombën Sorosit se ashtu të kishte thënë Sali komisari ty, se në atë kohë puna vlerësohej me sa më shumë akte terroriste që bëje kundër ‘armikut’ të kuq. Qesha dhe thashë që Saliu e bën këtë se e don partinë tonë. Apo ke harruar edhe kur më the që duhet t’i mbushim mendjen marshallit ta marrë Azemin në fushatën elektorale, të cilin e kishe shok të pijes në Rogner, sepse duhet përdorur në këtë fushatë kundër armiqve.
Nuk më habit kjo ‘harresë’ e jotja o Ylli i dikurshëm i Mehmet Elezit, apo edhe këtë e ke harruar që eminenca gri e Berishës të sugjeroi ty dhe vëllain tek marshalli dhe filloi karriera e jote e ndritshme në media. Duhet të kesh harruar edhe miqësinë tënde me Gazideden, kur vije së bashku me të tek Vila Katër për të takuar marshallin në orët e vona të natës. Ke harruar që e ktheve gazetën tënde të financuar me paret e kontrabandës së naftës me Serbinë, apo paret e shqiptarëve të shkretë të futura në firmat piramidale pronarin e njërës prej të cilave ti e kishe mik, e kam fjalën për kapterrin Vehbi Alimuça. Dëgjo ore Ylli, ti nuk ke as moralin, as integritetin as pastërtinë të vlerësosh ato që kam rrëfyer unë; tı je një pjesë e asaj medias që ka mashtruar e po mashtron për 25 vite këtë popull të mjerë duke u majmur me paratë e gjakut të këtij populli që politikanët e radhës jua japin me bujari që ti dhe soji jot i pështirë të bëni bythëlëpirjen e radhës…”, shkruan Izet Haxhia.

FAKTI I ‘DITES’!
Mjerimi i nje informacioni qe pas 25 vjetesh i tregon popullit ‘YJET’ dhe ‘RAKIPETP!?
—_——————————-
Pas nje çerek shekulli qe ‘DINASTITE KRRIMINALE’—Beograd Biberaj-BERISHA DOGJEN SHQIPERINE ——-DINASTITE BLUSHI E KARABUSHI me se jane marre 25 vjet ne parlamentin e krimit e korrupsionit te ish popullit shqipetar tashme i ARRATISUR neper Bote!?
A e mbani mend Shaban Qosen, o njerez? Tiranasit e vjeter e mbajne mend. A ju kujtohet se i ndjeri Shaban, sa ta ngacmoje pak, fillonte rremujen e nuk pushonte? E, pra, Shabani i ri eshte Izet Haxhia. Ka shkruajtur nje liber ku pranon lloj lloj krimesh te bera mnga ai vete…E kush mund ta besoje ate sot? Vetem ata qe kane interes te bejne zhurme per armiqte-kundershtare te tyre.
Pritni kur te filloje te flase edhe per njerezit e PS, sapo atyre t’u dobesohen pozitat.
Prokroria pse pret? Ai ka pohuar krime per te cilat mund dhe duhet te ekstradohet nga Turqia. Silleni ketu dhe merruni edhe me ata qe ka permendur ai ne librin e tij si urdherues te krimeve. Kjo do ishte me e mira…
Nje gazete e nderuar nuk mund te behet strehe e nje njeriu te tille.
Po dalin vrasesit me te nderuar se viktimat e tyre.
@daut.Kush mund ta besoje Izetin sot??Une perdhembull e besoj ne te gjitha ato qe flet Izeti.Ja qe paska qofte nje njeri te vetem qe e beson!!Po ty pse te djegin deshmite e Izetit??A jemi ne demokraci dhe kushdo mund te thote mendimin e vet??Apo Liria e fjales nuk vlen per Izetin??Po c’fare rrace je more daut??Edhe Jevgu ka me dinjitet se disa Shqipfoles si ti.
Liria e Izetit shkon deri aty ku fillon liria e tjetrit…..pra ka kufij dhe liria.
Po nje gje eshte e sigurte qe ai paska bere krime pafund
atehere si mund ti besohet nje krimineli…..
Izeti ka te drejte ne sa thote. Madje mendoj se ka edhe shume e me shume per te thene. ylli i vockel pijanec-aq vlen, sa nje kobure e Saliut, dhe e te gjithe sali-ërve. Me nje fjale:-MERR MUTIN, E FSHIJ BYTHËN!
Cdo prokurori normale, ne nje vend normal duhet te marre shkas qe te levize bythen e te beje detyren per te cilen paguhet. Une me modesti do te keshilloja Izetin te mbushte libra te tjere. Do te vije dita qe studentet e drejtesise do ti studiojne ne shkolla si Historine e Mafias Shqiptare.