12 ministra nuk janë më deputetë, ja emrat e rinj

anazapta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar vendet e lëna bosh në Kuvend pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit, u votua dhe u vendos që mandatin e Arben Ahmetaj në Parlament e merr Dashamir Kamberi. Në vend të Ilir Beqajt do të ulet Esmeralda Shkjau. Mandatin e deputetit në vend të Saimir Tahirit e merr Erjeta Alhysa. Në vend të Lindita Nikollës ulet Blerina Gjylameti, ndërsa Mejreme Delishi ulet në vendin e lënë bosh nga ministrja Mimi Kodheli.

 

Mandati

Lënia e mandatit është një premtim elektoral i Kryeministrit, njëkohësisht kreut të PS-së Edi Rama, për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrimin në rolet ekzekutive. Javën e kaluar 7 ministrat Edmond Haxhinasto, Milena Harito, Ilirjan Celibashi, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Erjon Veliaj, Eglantina Gjermeni, lanë mandatin e deputetit dhe u zëvendësuan me 7 deputetë të rinj. Procesi i lënies së mandatit të deputetit edhe nga ministrat e tjerë të kabinetit “Rama”, pritet të vijojnë në janar. Ministrat që mbajnë ende edhe mandatin e deputetit janë ai i Financave, Shkëlqim Cani, ministri i Mjedisitm Lefter Koka, ministri Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. KQZ, edhe pse pa kuorum, ka vendosur që mandatet të quhen të vlefshme, kjo ndodhi edhe një javë më parë kur shtatë ministra dorëzuan mandatin e deputetit.

 

Në Durrës fiton kandidatja e fundit, Gjirokastra me pesë mandate

Esmeralda Shkjau është kandidatja e fundit në listën e PS për deputete. Por ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mos plotësimi i kuotës gjinore bën që nga numri 7 të kalohet direkt në numrin 13, duke bërë që ajo të jetë deputete, dhe është vendosur për të plotësuar listën e kandidatëve, pasi fitorja në atë vend teorikisht është i pamundur, sepse nuk mund të merren të gjithë deputetët në një qark nga një parti. Edhe në Gjirokastër ka fituar kandidati i fundit. Ky qark për tre muaj nxori pesë deputetë dhe dy ministra, duke u gjetur nga një post të gjithë kandidatëve të PS-së.

 

ministrat

 

Share This Article
1 Comment
  • Ky Rama i ka shumë për zemër femrat, sepse e mbushi administratën me të paafta, siç na tregon rasti i asaj palo juristes në kryeministri, Edlira Jorgaqi, e cila tregoi botërisht se nuk dinte ç’ishte kushtetuta. Po mirë, pse nuk mendon t’ia lërë vendin një femre në parti a qeveri, apo nga burrat vetëm ai është i zoti; të tjerër nuk vlejnë?!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *