12 minuta “ekstaze krevati”. Janë minutat mesatare vjetore të orgazmave që përjetojnë meshkujt e shekullit të XXI.
Ai që ka bërë llogaritë është Jonathan Margolis, shkrimtar dhe gazetar anglez.
12 minutat për të cilat flet shkrimtari janë rezultat i një llogaritjeje të thjeshtë: duke marrë në konsideratë që një orgazëm zgjat mesatarisht 10 sekonda, dhe që mesatarisht burrat bëjnë seks pak më shumë se një herë në javë, ja 72 herë në vit shumëzuar për 10 sekonda që në total bëjnë 720 sekonda orgazëm, ose 12 minuta kënaqësi fizike ekstreme.
Rritja e nivelit të serotoninës për shkak të orgazmës dhe çtendosja momentale e muskujve është droga më e fuqishme dhe popullore që kemi në dispozicion.
Shifra të tjera nga Margolis?
Një burrë gjatë gjithë jetës së tij prodhon mesatarisht 60 litër lëng seminal.
Koha mesatare që një femër të arrijë orgazmën është 20 minuta, ndërsa për meshkujt mjaftojnë vetëm disa minuta.
Meshkujt gjatë ditës mund të kenë deri në 11 ereksione të stimuluara nga imagjinata.
b.m. / dita

Koha qe meshkujt te arrijne orgazmen qenka pak minute , per femrat 20min , i bie qe femra mos te arrije asnjehere ne orgazem