12 ORË OPERACION / Si u qëllua nga RENEA vrasësi i kreut të FNSH-së Shkodër

anazapta

Nga ora 19:00 e së shtunës deri në orën 07:00 ka zgjatur operacioni i policisë për kapjen e Ruzhdi Arishtës.

Ngjarja kishte si zanafillë plagosjen e 21-vjeçarit Besar Sherbela, pas një konflikti banal.

Policia në bashkëpunim me forcat FNSH-së rrethuan banesën e 50-vjeçarit.

Pas refuzimit për t’u dorëzuar kreu i FNSH Shkodër, Simon Gjeta shkallmoi derën e banesës për të arrestuar Arishtën, por ky i fundit u kundërpërgjigj me breshëri kallashnikovi.

Sipasojë 49-vjeçari Gjeta, baba i dy fëmijëve mbeti i vrarë.

Më pas për orë të tëra policia e ka mbajtur të rrethuar në banesën e tij.

Ndërsa rreth orës 07:00, forcat RENEA kanë ndërhyrë për ta arrestuar, por Arishta sërish është përgjigjur me plumba. Kjo bëri që RENEA ta neutralizoi duke e qëlluar.

Arishta, i cili qëndronte i fshehur në aneks, mbeti i plagosur rëndë nga plumbat që mori.

Ai u dërgua në spital, por atje ndërroi jetë.

 

Share This Article
4 Comments
  • Mos fol budallalleqe per gjera nuk ia njeh dinamiken. Personi i kerkuar ne kushte normale nuk do te qellonte ndaj policise per shkak te nje plagosje te lehte. Fatkeqsia e madhe ka qene se krimineli ka qene edhe psikopat, kjo gje i ka marre jeten nenkomisarit. Ngushellime familjes. Shpresojme qe shteti shqiptar mos t’i braktise femijen dhe te vejen e policit. Bravo RENEA qe e ka qeruar kriminelin.

  • Ngushullime te perzemerta familjes per kete humje te njeriut te dashur te tyre.Simon Gjeta te shpallet deshmor i atedheut,familja te gezoje perkrahjen pa rezerva te shtetit dhe te gjitha benficet qe i siguron ligji.

  • Ngushellime familjes ,si shume oficere e police jane vrare prej vitit te mbrapshte te 97, Edhe nje here ngushellime,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *