12 orë sfilata non-stop, vdes modelja 14 vjeçare ruse

redaktor

Zyrtarisht kontrata e saj parashikonte vetëm 3 orë punë në ditë. Por, pavarësisht kësaj, që para 3 muajsh kur modelja katërmbëdhjetë vjeçare ruse Vlada Dzyuba, zbarkoi në Kinë, mbahej si skllave në pasarelë, pa ndaluar asnjë moment. Tragjedia ndodhi pas 12 orësh sfilate pa mbarim: Vlada u shemb në tokë dhe humbi ndjenjat. Pas dy ditësh agoni, të premten e shkuar ajo gjeti vdekjen.

Hetimi

Sipas hetimeve të para, Vlada nuk kishte sigurim mjekësor dhe vdekja është shkaktuar nga një meningjit, i rënduar nga një ezaurim i rëndë nervor. Sipas të përditshmes Siberian Times, cituar në DITA, para sfilatës së fundit vajza nuk ndihej mirë dhe papritur temperatura nisi t’i ngrihej, por pavarësisht kësaj vajza vendosi të vazhdonte të sfilonte. Lajmi mbi vdekjen nxiti polemika të mëdha në Rusi dhe në Moskë.

Rrëfimi i nënës

Në të vërtetë Vlada nuk ishte e vetmja modele ruse që punonte në kushte gjysëm- skllavërie në Kinë. Çdo vit në vendin aziatik reklutohen shumë vajza të huaja, të cilave ju premtohen para dhe famë. Por, sapo mbërrijnë në vendin e ëndrrave modelet përballen me kushte çnjerëzore pune dhe detyrohen të punojnë me orare të stërzgjatura. “ Kish kohë që më thoshte se nuk ndihej mirë: jam shumë e lodhur- përsëriste- dua shumë të fle”- ka deklaruar për mediat Oksana, nëna e Vladës.

Elvira Zaitseva, drejtoresha e agjensisë së modeleve, në të cilën bënte pjesë dhe katërmbëdhjetë vjeçarja ka bërë një “mea culpa” dhe ka rrëfyer se nuk kishtë kontrolluar asnjëherë nëse kontrata e modeleve respektohej. “Asnjë nuk e priste të shkonte kështu. Tani mbjelim atë çfarë kemi korrur”- është shprehur Zaitseva. b.m/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *