Bode, e nisi me kredi të pastrehu dhe sot pasuria e tij është 1.2 miliardë lekë

anazapta

Deputeti demokrat Ridvan Bode e ka nisur punën e tij si Ministër i Financave me një kredi si i pastrehë, të marrë në vitin 2000 dhe e ka mbyllur atë në vitin 2013 kur dhe e ka lënë këtë detyrë.

Mbase ish ministri nuk do të bëhej objekt i vëmendjes mediatike për pasurinë e tij të deklaruar ndër vite, si shumë ministra të tjerë të qeverisë së kaluar, por shkak është bërë kallëzimi penal i bërë në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) për mos paraqitjen e Bodes për të dhënë shpjegimet e kërkuara nga inspektorati, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to.

Vetë Bode këtë e ka konsideruar një sulm politik që po bëhet ndaj tij. Por gazeta “Dita” pas një kërkese zyrtare të përcjellë në ILDKPKI, ka në dispozicion të gjithë deklarimet e ish-ministrit ndër vite. Në deklaratën e tij të vitit 2005 kur dhe mori postin e Ministrit të ardhurat e vetme ishin nga paga si ministër dhe deputet si dhe kursimet në vlerën 900 mijë lekëve.

Vit pas viti pasuria e tij është vërtitur rreth të ardhurave familjare të siguruara nga puna si ministër dhe deputet. Madje në vitin 2007 ai ka marrë dhe një kredi bankare në një shumë 30 mijë euro, ku sipas vetëdeklarimit të tij është përdoruar kryesisht për blerjen e një autoveture. Deklarimi i pasurisë së tij është fokusuar kryesisht në krijimin e llogarive rrjedhëse, depozitave bankare dhe të ardhurave të krijuara nga këto depozita.

van bodePasurimi i menjëhershëm i 2013-ës

Viti 2012 është dhe pikënisja ku ish ministri ka nisur investimin e tij në bono thesari, ku pjesë e këtij lloj investimi janë bërë dhe familjarët e tjerë. Duke hedhur një vështrim të pasurive të viteve të mëparshme, vlera e fituar nga investimi në bono nuk është në të vërtetë e krahasueshme me pasurinë e trashëguar nga viti në vit. Deklarata e vitit 2013 kur dhe shënoi vitin e fundit si Ministër ka rritje të investimeve dhe fitimeve nga bonot e thesarit dhe po kështu mbyllje të kredisë së të pastrehut. Pasuria e deklaruar ku për herë të parë është dhe pasuria e zonjës Bode kap shifrën e 120 milionë lekëve dhe pjesa më e madhe e tyre mbetet e pajustifikuar kjo në deklarimet e mëparshme të pasurisë. Kjo vlerë e deklaruar përnjëherë ka çuar në kërkesën për hetim nga Prokuroria.

 

Të ardhurat e Bodes viti 2005

Kursime nga të ardhurat vjetore (shtesa 2005) 600 000 lekë.

Shitje autoveture tip Benz 300 000 lekë

Të ardhurat e tij nga pagat dhe shpërblimet si Ministër i Financave

984 000 lekë paga dhe shtesa si deputet

503 000 lekë të ardhurat nga paga si ministër

793 00 lekë të ardhurat e zonjës Englantina Bode nga pagat dhe shtesat si nëpunëse

 

Të ardhurat e Bodes, viti 2013

Bono Thesari (Gj.31.12.13) (5.220.000 lekë)+ 630.000 lekë të shtuara.

Eraldo Bode, Bono thesari (Gj.31.12.13)-( 1.950.000)+ 120.000 lekë të shtuara.

Rivlerësim i apartamentit të banimit Ad. “Marsel Kashen”. Zona kadastrave 938. (Vlerësuar 31.030.000 lekë, vlera fillestare V.2000 ishte 3.673.000 lekë.

+ 27.357.000 lekë (rivlerësuar me rritje njëzet e shtatë milionë e treqind e pesëdhjetë e shtatë lekë).

Llogari rrjedhëse BKT Gj. 31.12.12. ishte: 2.032.477, gj, 31.112.13: (369.254)

(-1.669.22 lekë pakësuar).

llogari rrjedhëse Sanpaolo Bank Gj. 31.12.12 ishte: 560.278, gj. 31.12.13, 720.574

(+160.269 lekë të shtuara).

TË ARDHURA NGA PAGA DHE SHPËRBLIMET SI MINISTËR I FINANCAVE

(1.401.542 lekë, një milion e katërqind e një mijë e 542 lekë).

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si deputet i Kuvendit (677.561 lekë, gjashtë qind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e 561 lekë).

Të ardhurat nga pagesat kalimtares ISSH (87.542 lekë, tetëdhjetë e shtatë mijë e 542 lekë).

Të ardhurat nga qiraja e shtëpisë sipas kontratës (18.000 euro).

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit BSH. (71.000 lekë ,shtatëdhjetë e një mijë lekë).

Eraldo Bode, të ardhura nga pensioni familjar Janar-Gusht (50.536 lekë, pesëdhjetë e pesë mijë e tridhjetë e gjashtë lekë).

Eraldo Bode, të ardhura nga Bono Thesari BSH. (151.470 lekë njëqind e pesëdhjetë e një mijë e 470 lekë).

Eraldo Bode, të ardhura nga puna shtator-dhjetor Balfin C. (203.358 lekë, dyqind e tremijë e 358 lekë).

BASHKËSHORTJA JOLA BODE (XHAFO)

Bono thesari pranë Bankës së Shqipërisë nga kursimet e mia. Gj. 31.12.13 (7.850.000, shtatë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë lekë).

Dy llogari rrjedhëse Procredit Gj. më 31.12.13 (472.203 lekë).

Llogari rrjedhëse në BKT, Gj. më 31.12.13 (1.491.099 lekë)

Apartament banimi Komuna Parisit, sip. 57.4 m2, blerë nga shitja e banesës së privatizuar në 1992 me vlerë 3 milionë lekë. Rivlerësuar në vitin 2013 me vlerën 6.687.100 (gjashtë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e 100 lekë).

Jola Bode, apartament banimi Rr. “Sami Frashri”. Sipërfaqe 203.1 m2, blerë nga shitja e pronës ap. banimi në zonën kadastrale nr. 8150 për 156 mijë euro si dhe nga kursimet personale.

Vlera e apartamentit 175.000 euro.

Jola Bode, garazh makine, zona kadastrave nr.8270, dhënë pa pagesë nga shitësi si pjesë dhe në pagesën e apartamentit të mësipërm.

Vlera 7.790 euro.

ADELA RIDVAN BODE

Adela Bode, llogari rrjedhëse në euro BKT Gj. 31.12.13 (- 2 mijë euro pakësuar).

Llogari rrjedhëse në lekë BKT Gj. 31.12.13, ishte 39.880 lekë,

Pakësuar me -88. 565 lekë.

Blerje autoveture “Audi” me targa AA410GF, Vlera 990.000 lekë.

Përshkrimi i të ardhurave

Adela Bode, të ardhura nga paga e shpërblimet nga Banka e Shqipërisë (673.849 lekë, gjashtëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e 849 lekë).

Të ardhura nga barrëlindja ISSH (345.441 lekë).

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit BSH (24.800 lekë).

Të ardhura nga puna në kompaninë “Alba Trade Handles” (22.593 euro).

Të ardhura nga konsulenca në kompaninë “Ava Consulting” (945.372 lekë)

 

Raportin e plotë të deklarimit të pasurisë për 10 vitet e fundit të ish-ministrit të Financave e shoqëruar me faksimile e gjeni në versionin print të DITA-s

Share This Article
14 Comments
  • Qeveria duhet qe te kerkoj nga instancat nderkombetare, gjurmimin e parave te shqiptareve, jo vetem politikane.
    Duhet ky gjurmim, se kjo qe deklarohet per Boden, eshte vetem maja e ajzbergut, qe ndoshta vete Bodja e ka lene qellimisht zbuluar, qe me vone, mund te nxjerre dokumente shfajsimi.
    Nuk eshte cudi qe edhe gruaja e dyte e Bodes, te deklaroje njesoj si Argita, te njejta te ardhura.
    Rendesi ka qe parate e vjedhura, te rikthehen ne shtetin shqiptar.
    Thjesht nje denim per keta hajdute potencial, eshte shakaja e rradhes, qe i behet shqiptareve, duhet denim, sekuestrim.

  • Deri tani dime – se me fakte dhe te vertete- kemi qeveritaret , trashegimtaret dhe grate me gjithe prostitutat me jeten e trefishte te tyre; kane ne dore Ligjin, Krimet, Kapitalin e Vendit dhe maskarallekun.
    Mjeranet jane intelektualet e SHqiperise , te cilet zbatojne ligjin me korrektesi , por jane gjithmon humbes.
    Dhe pervoja tregon se pupulli eshte nje turme qe e drejton cobani ku gjen rrugen me te pershtashme per Cobanin.

    Te zbatohen dhe te respektohen ligjet per te gjithe. Vetem atehere Do te fillojme te edukohemi . Dhe ky eshte fillimi.

  • Ato termat”sulm politik” nuk duhet te degjohen me ne Shqiperi sepse kane sherbyer si meshtetje per krime,oervetesim pasurie etj.Problemi eshte artimetik dhe jo politik.Nuk eshte vetem Bode qe shprehet keshtu.Eshte e gjithe PD qe kur dikush prej tyre zbulohet ne zullumet e tij dhe fillon te veproje ligji dalin me parrullen”po na sulmoijne politikisht se duan te dobesojne opoziten!” etj.Nese kudo ne bote thuhet se “perpara ligjit jemi te gjithe te barabarte” atehere t,i nenshtrohen ligjit dhe nese dalin pa faj,te veprohet po ligjerisht edhe deri ne demshperblim moral.Keshtu funksionon shteti dhe drejtesia ne vende qe jo se thone jemi demokratike,por jane demokratike,Per fat te keq ne hyjme tek te paret.Gjyqi duhet te shkoje deri ne rezultatin final-kthimin e pasurise se rrembyer dhe denimim e hajduteve,kushdoqofshin ata,duke mos njohur imunitet,qe ne kete rast eshte si te mbrosh vete hajdutet.Bode e kushdo tjeter dine aritmetike dhe kur nuk u dalin atyre llogarite tamam ,si do na dalin ne te thjeshteve,te pashkolleve,te papasurve?

  • Mir ai qe vodhi dhe beri gjith ate pasuri se ate synim ka patur por keto qe ja din pse nuk bejn drejtesi…..ka marr fund ky vend po marrim ne qafe femijet…o burra te ikim se skemi shanse ..

  • RITDVANI KA BLER SHPI SUPER LLUKSOZE NE VJEN QE EKALON VLEREN E ATYRE QE KA NE SHQIPERI PSE NUK IVESTIGONI O GAZETAR SE ESHTE GJAKU JUAJ I JONI QE KETA PISA VJEDHIN MOS U MERNI ME SISET E CILJETES SE ATO PESMINUTA E KAN LEZETIN

  • RIDVAN BOLES DEVOLLIUT ME HAJDUT QE I HYPTE GOMARIT SE PRAPTHI I DUHET KONFISKUAR E GJITHE PASURIA ME VEND GJYQI.KY MASKARA HAJDUT I CIPT KA BERE TE PAMUNDUREN DERI SA VODHI ATO QE DESHI DHE VEM SHPIA QE KA JASHTE NE AUSTRI KALON SHUMEM QE AKUZOHET PRA SHUMA E VJEDHUR ESHTE E DYFISHTE.RIDI BOLES I DIHEN PRER BOLET DHE TA PARKOJNE KE BURGU BURRAVE QE TI BOJNE SERVIS NGA MRAPA NONJI NDRIM FILTRI,VAJI ETJ SE I KA TE NEVOJSHME.KY ISH MINISTER EKONOMIE DUHET FUT NE BURG FAMILJARISHT SE JANE FARE SHUME E KEQE HAJDUTI UNE QE PO E THEM KTE I NJOH NGA AFER ATA EDHE NJEHERE PO PERSERIS DUHET TE PERFUNDOJN NE BURG FAMILJARISHT JANE FAMILJE KURVASH DHE TINZARE.

  • PAK A SHUME NJESOJ SI

    1. ARBEN AHMETAJ
    2. NASIP NACO
    3. ED HAXHINASTO
    4. KRYEKAPOBANDA ILIR MUTI

    DHE SHUME TE TJERE QE JANE AKOMA NE QEVERRI.

    NUK MUND TE JEMI KAQ NAIVE SA TE BESOJME SE NJE GRUP GRABITESISH NE PUSHTET DO TE LEJOJNE CDO LLOJ GJYKATE APO TRUPI GJYKUES QE TE DENOJE GRABITJEN SI VEPER PENALE??!!

    HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HAHA

  • Babai i Bodes nga Rakicka e Devollit,para viteve 1990 ,ka bere burg per incest me me bijen,pra me motren e Bodes.Hajduti nr.1, ne fshat dhe me gjere.Cdo dite vidhte placka,ne fshatrat greke(rakicka eshte kufi me Greqine) dhe i shiste ne Shqiperi .Ky eshte “soilliu” Ridvan Bode—–Saliu kete lloj race ,promovonte,ne partine e tij .Intelektualet qytetare,i largonte,duke i “diskretituar malokce”.

  • Nuk I ka vjedhur. Ja ka falur kusheriri I tij Jace Hysolli qe nuk la dogane Te Shqiperise pa vjedhur ne saje Te Ritke moramanit Te Rakickes , spiunit Te sigirimit ne Prenjes..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *