Znj. Diana Toma, presidente e Urdhrit të Farmacistëve, për dijeni K/Ministrit, Ministrit të Shëndetësisë dhe Avokatit të Popullit.
Znj. Toma, jam një farmacist tjetër që u shtohet atyre që kanë protestuar për vendimin klientelist që more me grupin tënd, që po rripni farmacistët dhe i diskriminoni. Në këtë gazetë ju jam drejtuar edhe në qershor, por nuk u përgjigjet. Po ju bëj prapë edhe disa pyetje të tjera:
1) Me çfarë ligji u mohoni të drejtën e ushtrimit të profesionit farmacistëve pensionistë, më të vjetër, më me eksperiencë, më të përkushtuar që sakrifikuan gjithë jetën në shërbim të popullit dhe tani rrojnë me 17000 lek në muaj, aq sa ti ndoshta i merr brenda një dite? 2)Si i ndihmon dhe mbron farmacistët?
3) Si i ke ndihmuar në marrjen e kredive për rilicensim?
4) Po me lekët e anëtarësimit 120.000 çfare bën, ku i shpenzon, kujt i jep llogari?
5) Sa seminare bën në një vit për ngritjen tekniko-profesionale në rrethet?
6) Kur kishit vendosur të mos na ricertifikonit, pse na detyruat të blinim kredite për të plotësuar 100 kredi? Apo për t’i mbushur xhepin dikujt…?
7) Po 50000 lekët për licensën pse na i morët?
8) Po ndonjë plan për punë dhe studime shkencore?
9) Po për ngritje profesionale apo shkencore a ke planifikuar?
10) A e ke vrarë mendjen pse në dy farmaci gjitone, njëra ka recete me rimbursim dhjetëfishin e tjetrës?
11) Si e shpjegon që recetat me rimbursim te një fshat, venë në një farmaci të vetme në qytet?
12) Turp a ke që po diskriminon ata që të mësuan zanatin?
Faleminderit DITA

Nga fillimi e nisi mire ky, megjithese e kishte hallin vetem per vete, si te vazhdoje te shese ilace.
Edhe Avokati del ne pension , dhe nuk vazhdon me.
Nga fundi e prishi, kur fyen me fjalen Turp.
Gazeta Dita duhet te postoje emrin e Shkruesit, sepse ai nuk po jep opinion, ai po akuzon, dhe nuk mund te ngelet anonim.