“Silleni ligjin për Byronë e Hetimit, pse e fshihni, pse e mbani në sirtarë, frikacakë? Kush ju pengon, hë?”
Nuk ka kaluar më shumë se një javë, kur “presioni” i mësipërm i Lulzim Bashës ndaj mazhorancës së majtë, për një projektligj që në fakt ishte premtim elektoral i PS-së, ishte përgatitur dhe dakordësuar dhe thjesht pritej një frymë konsensusi që do t’i jepte Byrosë Kombëtare të Hetimit, që në krye të herës, një bazë legjitimiteti të pakundërshtueshme, i solli “frytet”. Aq shpejt, sa dhe vetë PD u gjet pa mendje.
Qeveria kaloi draftin në fjalë dhe do ta çojë në Kuvend. Dhe në një reagim që e çon gjendjen qesharake ku ndodhet opozita, në skaje të paimagjinueshme, Basha e Berisha deklaruan se nuk është ky varianti që ata kishin dakordësuar me ndërkombëtarët. Për hir të së vërtetës, kur bënin “presion”, ata nuk folën për kurrfarë detajesh e gustosh të tyret për Byronë. Por është e qartë se gjithë kleçka ishte tek bindja e PD-së se brenda mazhorancës kishte mospërputhje qëndrimesh për mënyrën sesi do ndërtohej e si do funksiononte Byroja e Hetimit.
Kjo nuk ndodhi, dhe Lulzim Basha vërtetoi atë që të gjithë e dinë, se ai nuk është kryetar i PD-së. Duke hedhur poshtë Byronë që e kërkonte me kaq zell, tashmë (dhe me sa vonesë) në të njëjtën gjatësi vale me shefin e vërtetë të partisë, Basha u hapi sytë edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë.
Le të kujtojmë këtu se duke mos pranuar më t’i bien rrotull, para pak ditësh ambasadorët Lu e Vlahutin e më pas eurodeputeti Kukan, u takuan direkt me deputetin e thjeshtë shqiptar Berisha, si për temën e dekriminalizimit, edhe reformën në drejtësi. Kjo do të thotë, në universe të tjera, që për disa probleme të rëndësishme që lidhen me kryetarin e PS-së, sot diplomatët kyçë në Tiranë të takohen me Fatos Nanon.
Për t’u kthyer te Byroja Kombëtare e Hetimit, ministri i Brendshëm sqaroi dje se kjo njësi do ta varet paralelisht nga qeveria dhe prokurori i përgjithshëm. Duket një zhvendosje e dukshme nga ideja fillestare. Ndërkohë, asnjë projekt konkret nuk ka shpalosur PD, edhe gjatë orëve kur afshi i Byrosë e shtynte të thërriste publikisht, “silleni, silleni Byronë”.
Ky karagjozllëk, ky balet prej fëmijësh kopshti ka nervozuar edhe të qetin Eduard Selami, deputetin ish kryetar që u kthye në PD pas shumë vitesh ekzil dhe pas një paqeje (termat e së cilës ende nuk i dimë), me Sali Berishën. I cili ka kërkuar seriozitet dhe informacion të ndarë me kolegët në parti, që SHQUP-i të mos detyrohet të gëlltisë pilula të tilla. Edhe të tjerë deputetë kanë shprehur acarim me këtë gjendje. Në mos për gjë tjetër, ky balet Berisha-Basha me Byronë, paska prodhuar edhe diçka pozitive në atë parti./DITA

BALET ME POPULLIN NJE ÇEREK SHEKULLI O KAMIKAZE TE INFORMACIONIT!
——————–
-Populli po arratiset 100 perqind ju flisni per Byro!
-Vendi 25 vjet pa shtet ju flisni per ‘Balete’
-Popullit ju shit tere pasurija ju flisni per Basha!
-Populli ka 25 vjet krim brenda familjes ju flisni per Blushin e Berishen!
-Populli ka ngelur 25 vjet pa parlament e pa shtet te se drejtes ju thoni a do behet Like floriri President!
-Burri vret gruan ne mes te rruges ju flisni per statutin e PS !
-Femija vret nenen se nuk i jep lek per droge ju flisni per batutat e Sali Rames!
-Gjysma e femrave shqipetare terheqin parmenden si ne mesjete ju flisni per Dadet,Dodat e ‘leshin’ e Topalleve qe me leket e femijeve i heqin qimet neper qendrat estetike jashte!
-Femijet shqipetare jane shitur per organe si pjese kembimi e ju me paturpesi flisni per ‘integrim’ ne Shishtufine!
-Shqipetari vritet shume me lehte se sa pula e komshiut me ‘pagese’ e ju flisni nate e dite per nje grup mafjozesh 25 vjet ne parlamentin e ish popullit shqipetar!
-Femijet shqipetare jane te ngujuar si ne mesjete per gjakmarrje ju flisni per ‘zonjat’ e para me burrat e 17 mbedhjete e dashnoret e 22te qe mezi presin festat fetare tu ngrejne bythen perpjete imameve e tu heqin ushkuret prifterinjve!
DIHENI SE KY VEND ESHTE PUSHTUAR 25 VJET NGA ISIS KRERET E TE CILIT JANE NE AMERIKE E PARLAMENTIN WIKILLIKS DHE JU SI ‘DIZINFORMACION’ JENI KAMIKAZET E KETIJ POPULLI NE DUAR TE DHENDURREVE SERBE DHE ÇOBENJVE PREJ BLUSHI APO LUBONJE KU SI KRYEÇOBENJ KANE ‘AMBASADORE’ SA INJORANTE AQE EDHE ANTISHQIPETARE!
”Perendi!Ku je?’Migjeni—‘ZOT’ te befsha M… qe nuk egziston se po te egzistoje do zbrisje ne 25 vjet mjerim ne kete vend te shpetoje femijet shqipetare e te pastroje halene parlament nga ca krriminele qe jetojne me gjak femijesh ashtu si konsideroheshin te krishteret e pare ne perandorine romake e i shpinin ne turren e druve! Papa flet per rrevolucion ju ‘kamikaze’ per balete e basha,Blusha e Berisha!
Uuuu huuuu cfare ke shkrue more A.GRAMSH!!!
Nuk mund te baj koment se ia prishi bukurin komentit tend.
Do e rilexoj shume here gjate dites.
Urime,pershendetje!