12 simptomat e atakut kardiak të cilat nuk duhet ti injoroni!

redaktor

Sëmundjet  e zemrës janë vrasësi numër 1 i burrave dhe grave në shumicën e vendeve të botës.  P.sh në SHBA ato zënë 40% të shkaqeve të vdekjes duke ja kaluar të gjitha sëmundjeve  kancerogjene të mbledhura sëbashku. Kohët e fundit edhe mjekët shqiptarë kanë dhënë alarmin se çdo ditë po preken nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Përse sëmundjet e zemrës janë në këto shifra?  Shumë njerëz tregohen neglizhentë ndaj simptomave që shfaqen, por ka dhe raste  kur problemet nuk janë dhe aq të dukshme. Veçanërisht kujdes duhet të tregojnë personat mbi 65 vjeç.  Gjithashtu të kujdesshëm duhet të jenë edhe personat që kanë sasi të larta kolesteroli në gjak, tension të lartë, obezët, duhanpirësit, diabetikët dhe ata që kanë predispozicion familjar për sëmundje të zemrës. Për këtë arsye ne po ju tregojmë 12 simptoma për të dalluar një sulm të mundshëm kardiak.

Ankth
Një atak në zemër (goditje në zemër) mund ta shkaktojë ankthi intensiv ose një frikë e pashpjegueshme nga vdekja. Të mbijetuarit e atakut në zemër  shpesh flasin se kanë përjetuar  ndjesinë e ‘dënimit të pashmangshëm’.

Dhimbje në gjoks
Dhimbja në gjoks është një nga simptomat më klasike të atakut në zemër. Jo tek të gjithë personat mund të ndodhë një dhembje e tillë, ashtu si jo çdo dhimbje lidhet me atakun sepse ka mjaft arsye të tjera si; problemet muskulare,  mushkritë, esofagu etj. Për të dalluar nëse është vërtet një simptomë e cila lidhet me zemrën,  dhimbjet ndihen në qendër të gjoksit, ose pak më majtas, disa herë edhe në krahun e majtë dhe shpatulla.  Ndodh që disa (më shumë femrat) të kenë dhe ndjesinë e djegies në gjoks, për këtë arsye shumë persona mendojnë se kanë probleme me stomakun.

Kolla
Kollë e vazhdueshme dhe një frymëmarje e veshtirë mund të jenë  simptoma të insuficiences kardiake. Si rezultat i akumulimi të  lëngjeve në mushkëri, në disa raste personat e prirur për atak kardiak nxjerin me anë të kollës gëlbaza të përgjakura.

Marrje mendsh

Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.

Lodhje

Sidomos tek gratë, një lodhje jo e zakonshme, ndodh para një sulmi të mundshëm kardiak. Sigurisht që lodhje të tilla mund të mos kenë aspak lidhje me zemrën. Por nëse diçka ju duket ndryshe nga herët e tjera dhe keni një predispozicion për sëmundjet e zemrës, është një simptomë e cila nuk duhet të neglizhohet. Duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Nauzea (përzierje) ose mungesë oreksi

Ndodh shpesh që gjatë një ataku kardiak personat të kenë përzierje barku edhe të vjella. Fryerja e barkut e lidhur me insuficencen kardiake (lodhje e skajshme e zemrës), ndikojnë në mungesën e oreksit.

Dhimbje në pjesë të tjera të trupit

Në shumë sulme të mundshme kardiake, dhimbja fillon në gjoks dhe përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla edhe bark. Por ka raste kur nuk ndihet dhimbje në gjoks,vetëm në pjesët e tjera të trupit. Në këto raste meshkujt kryesisht kanë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa tek femrat në të dyja krahët ose ndërmjet shpatullave.

Puls i shpejtë ose i parregullt

Rrahjet e parregullta ose të shpejta të zemrës shoqëruar me simptomat e mëposhtme si, lodhje, marramëndje apo mungesë fryëmarrje, mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficence kardiake, deri dhe në vdekje të papritur.

Mungesë frymëmarrje

Shumë njerëz që kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti normal ose dhe në momente pushimi, shpesh mund të kenë probleme në mushkëri, si azma ose  bronkopneumopati kronike obstruktive. Por mund të jetë dhe një tregues i një ataku kardiak. Në disa raste pacientët që kanë pësuar atak kardiak, nuk kanë ndjerë dhembje në gjoks por vështirësi të theksuar për të marrë frymë. Në raste të tjera dy simptomat shoqërohen me njëra-tjetrën ose vështirësia në frymëmarrje ndodh përpara dhimbjes së gjoksit.

Fryerje (Enjtje)

Insuficenca kardiake mund të shkaktojë grumbullim lëngjesh në trup. Kjo mund të shkaktojë enjtje në zona të ndryshme si në këmbë, kavilje, bark.

Djersitje

Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni thjesht të ulur në karrike kur papritur filloni të djersisni sikur sapo keni kryer ushtrime fizike.

Dobësi

Në ditët e fundit  që paraprijnë  një atak të mundshëm kardiak por dhe gjatë tij, shumë pacientë kanë ndjesinë e pafuqisë. Shpesh për këta persona dhe mbajtja e një letre në dorë është tepër e pamundur.
 

Share This Article
91 Comments
  • Ju falenderojme per keto shkrime, sepse nuk kam pase njohuri se cilat jane simptomet ne pasojat e smundjes se zemres per shkak se kam nje drejtim studimi krej tjeter. Andaj keto jane te mireseardhura per tere qytetaret qe duan ta ruajne shendetin e vete.

    pershendetje dhe suksese ne te ardhmen.

    • Megjithate ky nuk jep si te verponi kur ju bije atak zemre

      Atehere po ju them une c’te beni , sipas Doctor OZ, qe eshte nga doktoret me t emire ne USA dhe ka nje emision ne FOX 5 ne ora 3 pas dite…Dhe tani ne kete cast une po e shof doktor OZ duke folur ne Fox 5

      Ju qe keni probleme me zemren, dhe qe jeni ne rezik per atak zemre , duhet t e mbani me vete 4 aspirina te vogla Baby aspirine, ose nje aspirine te madhe nga ato te Shqiperise ,Keto aspirina i mban me vete ne xhep ,ne nje qeske plastike dhe kur te bije atak ne zemer ….
      i fut keto aspirina menjehere ne goje dhe i kafshon duke i pertypur ne goje ….

      Pertypja e aspirines te ndihmon qe ajo te shkoje direkt ne gjak, dhe te beje hollimin e gjakut
      Kjo gje ben qe gjaku te kaloje me lehtesi ne arteriet e zemres te cilat jane te ngushtuara per shkak te kolesterolit , dhe te shpetosh nga carja e arteries apo venave te gjakut

      Ndersa , per te parandaluar ataket ne zemer qe mund te bijen gjate nates, duhet qe perpara se te flesh
      pi nje aspirine te vogel 90 miligrameshe dhe pastaj fle pa merak

      Shumica e atakave ne zemer bijen gjate nates, ndaj duhet qe patjeter para se te flini te pini nje aspirine te vogel, se ajo ju shpeton jeten

      Keto qe thashe jane sipas doktorit Celebriti ne USA Mehmet Oz. nga doktoret me te mire ne USA

      Thuajani keto qe thashe une te moshuarve qe keni ne familje e shoqeri dhe do ju shpetoni jeten

          • Nuk ndodh tek femijet sepse femijet jane gjithmone te shendetshem,nese femija ka probleme me zemren atehere duhet te konsultoheni me mjekun.Nese nuk ka pa merak.Tek te rriturit mund te ndodhi shume rralle varet nga lodhja nga duhani alkoli.Kot nuk ndodh.

      • Faleminderit per mesazhin qe shperndani .Sinqerisht un kam nje problem shume te madh me veten jam 47 vjec kam nje tension Der ne 70/140 ❤ 90/ por ajo qe me shqeteson me shume eshte problemi i rrahjeve te zemrez qe me shqetesojn ne anen e majte te kokes nga qafa tek veshi pastaj der ne kokë . pij ilaçet tre her ne ditë .

    • Te gjith ju te nderuar sa i perket problemeve me zemer te shqiptaret problemet me zemer kan qen shum kohe me pare per shkak te aktiviteti fizik te ulet duhani alkoholi dhe kafeina ndikojn ne problemet kardio vaskulare dhe problemet e zemres jan te shumt si psh ( vrimat ne zemer, problemet e valvulav, ataku, problemet e muskujve te zemres, problemt me dhembzat e zemres, takikardia dhe bakikardia qe do te thot rrahje te shpejta dhe te ngadalta te zemres te gjitha keto Jan problemet e zemres por jo te gjitha jan te rrezikshme por gjithsesi nje nder semunjdet mee te rrezikshme te zemres eshte ataku apo sulmi i Zemres dhe sa i perket atukut me zemer ajo mund te ndodhe 3 here ataku i heres se pare nuk korrigjohet be shtepi dhe duhet saa me shpejt te dergohet ne urgjenc kurse ataku i dyt nuk eshte edhe aq ii rrezikshem dhe mund te sherohet me aspirin po ashtu i treti mund te sherohet me aspirin kurse vrimat ne zemer ndodhin edhe me femijri por munde te mbyllet me ane te kiurogjis ose mbyllen vet dhe sa i perket valvulave te zemres me zemer ndodhen kater valvula day valvula te poshte dhe dy valvula te lartshme kshtuqe problemet e valvulave mund te korigjohen me ane te barnave por edhe me ane te kiorogjis dhe problemet me dhembzat e zemres nuk Jan nje problem i madhe dhe mund te korigjohen me an te antibiotikut dhe rrahjet e shpejta apo te ngadalta nuk Jan nje problem I mundshem kardiovaskular per shkak qe rrahjet mund te ndodhin per shkak te nervozimit, frikes emocioneve, epshit aktiviteve fizike, ngarkesave te shumta psikologjike , stresi, ankthi. Por rrahjet e shpejta ose te ngadalta nodhin per shkak te sforcimit te muskujve te zemres dhe per ti forcuar muskujt e zemres duhet te merremi me aktivitet fizike , konsumim i peshkut, pemeve perimeve evitimi i kafeines te tepert evitimi i patateve te skuqura sidoqetejet ju mos I futni vetes vesvese vetes dhe sa i perket vdekjes ajo eshte caktimi zotit dhe jo caktimi juaja.

      • “forcuar muskujt e zemres duhet te merremi me aktivitet fizike , konsumim i peshkut, pemeve perimeve evitimi i kafeines te tepert evitimi i patateve te skuqura” shkrur mga ty…

        Pemet dhe perimet e skuqura dhe peshku apo tjeta nuk po e kuptoj tash a duhet perdor a sduhet dhe cila jo cila po.nuk ka ushqim me te mir se pemet.. i ke perzi ushqimet gjitha tash spo di cila perdoret pak a shum apo cila sperdoret aspak.ma shpjego kete.flm shum.

        • Jam nje zonje 65 vjec,kam reth nje muaj qe kam si gjegje ne gjoks dhe here pas here ka cpime te forta ne shpatullen e djathte.,ju lutem me thoni cfare kam e si te veproj

  • kto qe lexova me nalt jane te gjithe shenjat qe i perjetoj cdo dite e di qe vuaj nga semundja e zemres. por gjithsesi ju faleminderit per keshillat qe jepni edhe per ato qe nuk e din , keto shenja …rspekt

  • pershendetje.. jam nje zonje 43 vjece.. sot pat nje dhimbje ne mes te gjoksit dhe ne mes te shpatullave si dhe ne fyt apo poshte nofulles ne pjesen e qafes.. dhe menjehere shkova ne ambulancen e lagjes ku me maten tensionin e kisha 9 me 6 zakonisht me 9-10 me 7 e kam pas.. dhe ndoshta nga trembja rrahjet e zemres 110.. pastaj u normalizuan ne 80.. tha doktori.. me hodhi nje spraj leng poshte gjuhes.. pas ca kohe dhembja me pushoi por ndjehem e lodhur nga gjunjet.. nuk e di por doktori sikur e kaloi duke thene mos u bej merak… un po lexoj kudo qe kto jane shenja te ataku zemre.. per here te pare me ndodh.. un kam 3 muaj qe ha vetem proteina veze,,dieten dukan.. mos ndoshta kam kolesterolin e larte..? te lutem me thoni sa e rrezikshme eshte gjendja ime.. cduhet te bej.. pse me ndodh.. dua te vertetn se vetem keshtu mund te shpetoni njerez ..flm pres pergjigje ju lutem..

    • Ti patjeter ke kolesterol te larte, por mos haje veze ,se veza ta rit kolesterolin

      Ti duhet te hash fruta e zarzavate,dhe mishin ta zjesh dhe valen e pare ta nderosh ujin se , ai uje ka yndyrne , pastaj zjeje me uje te ri dhe haje mishin te zjere , por jo ta skuqesh me vaj

      Haj sardhele qe i gjen me lehtesi se sardhelet jane shume te mira ne luften kunder kolesterolit , me pake vaj ulliri dhe me limon dhe je ne regull

      Po ashtu haj sallata , mish pule, –Por gjithmone mishi i pules t ejete i zjere dhe tja heqesh yndyrnen

      Ti duhet qe cdo dite para se te flesh te pish nje aspirine te gole 90 miligram se te parandalon atakun e zemres gjate nates

      Ndersa gjate dites , kur ndjen dhembje ne gjoks apo kudo , pi menjehere nja dy aspirina te vogla –Por duhet qe ti pertypeswh ne goje duke i pertypur i mban rotull gjuhes dhe ne ate menyre vete efekti direkt ne gjak dhe te shpeton nga ataku
      Sepse kur e kaperdin asprinen direkt ne stomak , ajo do nje ore te tretet dhe efekti i saj ndihet ne gjak pas 1 ore,
      ndj aspirina duhet pertypur ne goje dhe pastaj e kalon poshte

      Tjetra , eshte qe ti duhet te besh nje jete aktive,duke bere stervitje fizike,ne menyre qe te djersish
      se po djersive ndikon qe te ulet kolesteroli …dhe kjo nehet duke bere vrapime,ose duke u stervitur ne shpi duke bere ushtrime per muskujt e barkut , Sa me shume ushtrime aq memire eshte –Mos harro ushtrimet fizike duhen bere qe te te shkaktojne djersitje ,se vetem djersa tregon se ti po rrezon kolesterolin

      Po nejse, mos harro aspirinen –Sa her eke dhimbje mer nja dy aspirina pertypi ne goje dhe kaloi poshte me nje gote uje ….dhe shpeton
      Edhe para se te flesh pi nje asprine te vogel 90 miligrameshe cdo nate dhe ajo te parandalon Infarktin gjate nates
      Edhe uje pi sa me shume gjithe diten se uji te ben shume mire …..

      Beji keto qe them une,se keto jane sipas keshillave te doktorit AMERIKAN QE E KAM PERMENDUR NE KOMENTIN E MESIPERM

      Te uroj shendet te plote dhe shendeti jot mbrohet shume lehte vetem duke perdorur aspirinen…

    • Adela, lexova shenimin tend dhe megjithese vone, do doja te dija si je tani me shendet dhe si vazhdoi me tej dhimbja qe ke pasur ne ate moment qe ke shkruar ketu?
      Per raste te ngjashme do tju sugjeroja nje vizite tek nje kardiolog i mire dhe jo ne ambulancen e lagjes, ku ne pergjithesi jane indiferente, nje ekektrokardiograme, ndoshta edhe nje Holter qe mat rrahjet e zemres per 24 ore, analizat e gjakut ne nje laborator te mire, ku te jene reale. Gjithsesi aspirina eshte vertet e mire, gjithashtu ne momente krize trinitrine nen gjuhe dhe ne momente ankthi mund te merrni diazepam ose bromazepam nen gjuhe, per te ulur nivelin e ankthit, qe shoqeron gjithmone atakun kardiak dhe demton me shume gjendjen e rende.
      Me pas duhet te jeni rigoroze me mjekimin qe ju jep mjeku, me zemren nuk behet shaka sepse eshte shkaku nr 1 i humbjes se jetes.
      Gjithashtu kujdes nga mjeket tregetare dhe te papergjegjshem. Me ka ndodhur te bej nje Holter 24 oresh ne kliniken Blu Medical Center me mjeken Vilma Paparisto. Gjithe ate dite une dhe familja ime ishim ne tension sepse kisha shume aritmi, te cilat i degjoi edhe nje mjek i urgjences, nderkohe kisha aparatin holter te lidhur dhe kur me kthyen pergjigje ishte aq e mire sa e nje te porsalinduri. Ato as qe e kishin lexuar, por e kane fshire ne vend dhe ja kane dhene nje pacienti tjeter. Keto ndodhin ne Shqiperi dhe shtojne shkaqet e vdekjeve kardiake.

      • pershendetje eshte ora 3 e mengjesit dhe kisha nje dhimbje te tmerrshme zemre dhe me ka lene nje dhimbje me te lehte dhe djegie cfare shenja jane kam dhe shume kolle

  • Raimond une tani sapo lexova ket qe ju keni shkruajtur sepse ka dy dite qe ndjej ket djegie ne gjoks dhe dhimbje pas qafes disa nga simpomat e atakut kardiak. Me sa po lexoi cenka nje semundje qe u kontrolloka. Te lutem nqs ke ndonje informacion me shum rreth kesaj me trego.

    • Joana !———- Shko patjeter bej nje vizite tek >>>>> Doktori i Zemres , Mjeku kardiollog
      dhe atje kerko
      te masesh Tensionin E gjakut , Edhe Thuaji te kontrollosh Kolesterolin

      Kolesteroli kontrollohet duke bere analizene gjakut , por i thuaj doktorit se e ben analizen e gjakut per te kontrolluar nivelin e KOLESTEROLIT ne gjak.

      Patjeter, patjeter shko tek Mjeku i zemres per nje vizite dhe thuaja te gjitha keto simptoma qe thua aty

      — Dhe siaps meje , edhe sikur te jesh mire, kushdo duhet te mbaje me vete ne cante nja 4 cope aspirina te vogla ,, ose 2 cope aspirina te medha

      Dhe nqs duke ecur ruges , apo kur je ne pune ndjen keto dhembje qe thua ti, atehere futi ne goje menjehere dy nga keto aspirina dhe kafshoji me dhembe e pertypi dhe kaloi poshte …
      dhe keshtu ndihmon qe te te bjere dhembja , dhimbje e cila shkaktohet nga ngushtimi i eneve te gjakut per shkak te kolesterolit

      Sidoqofte nqs shkon tek doktori , ai do te te japi ilac dhe ilacet perdori sipas udhezimeve te doktorit
      por edhe nqs nuk te jep ilac doktori , ti mbaj gjithmone me vete nja 4 cope aspirina ,
      te cilat i perdor kur ndjen kete dhimbjen….–Porse nje aspirine te vogel 90miligram , edhe kot ta pish nuk t eben dem , sidomos ta pish para se te flesh , edhe i fut edhe nje gote plot me uje , sepse uji ben gjithmone mire , [pasi aspirina eshte njecike e forte per veshkat, porse kur pi goten me uje , je ne regull se i pastron veshkat uji

      ——————–>>>> Mos harroni shkoni e vizitohuni tek Doktori i Zemres, jo ne dotkor te pergjitheshem se ata nuk jane kopetent per kete semundje

  • deshta met pyt anen e majt shpatullla po kam shtrengim edhe dora e majt pom pihet analizat kum ba mka than mir ki probleme me muskuj edhe mbrapa shpines po kam dhimbje kaniher qe keni munsi me ma dhan pergjigjejne qka parqesin0 kto simptome.

    • Kur ben analizat , i thuaj dua te di sa e kam kolesterolin negativ , dhe vizitohu edhe njehere tek mjeku , sepse ato dhimbje ne krahun e majte nuk jane vetem muskulare, por jane edhe epr shkak te zemres
      Dhe kontrollo sa e ke tensionin e gjakut ,

      Sidoqofte ne nje cast qe te krijohet ajo dhimbje ne shpatullen e majte dhe ne gjoks ..pertyp nja dy aspirina te vogla dhe kaloji poshte se te ndihmojne per hollimin e gjakut dhe te shpeton nga attaku

      Por sic thashe duhet te shkosh tek doktori kardiollog dhe te besh matjen e tensionit , dhe analizne e gjakut per kolesterolin ….Doktori pastaj do t ejapi mjekimin e specializuar , ok?

      Por patjeter ti duhet te besh vizite tek Doktori Kardiollog, ok ?

      Doktori i zemres , jo tek doktoret e pergjitheshem

  • Pershendetje Doktor !
    Jam nje djale 12 vjecar.Kam dhimbje ne gjoks dhe kur e prek cicen e djathte me duket se dicka leviz brenda dhe kur e prek me dhemb.A mund te me kete dale thithka nga vendi ?Si mund te shkojje serish ne vend.
    Ju lutem pergjigjuni

    • Mos u shqeteso, eshte e moshes, purbiteti. Kokrrat ne thithka tregojne qe po piqesh seksualisht, kujdes kur te kryesh marredhenie tani, se mund te behesh baba. Thjeshte po rritesh, po behesh burre.

  • pershendetje nuk po e shpjegoj dot cfar eshte dhimbje e zemres apo eshte dicka nervore me dhemb krahu i majte dhe me mpihet.dhe poshte sjetulles me duket sikur kap gjendra te vogla.nuk e ci cfar eshte

  • Pershendetje une ndjej shpesh dhimbje te qafes po ashtu kam pasut dhe para sa dite dhimbje ne shpatulln e majt dhe me vjen nje koll qes si lloj kelbazi por keto nuk me ndodhin qdo dit ne qaf me ndodh besa shpesh po kjo dhimbja shpatull e para her qe me ndodhi kam ber inqisimin e zemres dhe me ka dal mir poashtu dhe ate dit me ka dal tension i nalt tash tensionin e kam ne rregull por mjeku qe kam ber inqzimin e zemres me ka than se kam nje valvul me te gjat por nuk ka ndonje problem ? dhe un po shqetesohem naj keshill ?

  • une.qe.po.ju.shkruaj.jam.dhimbje.ne. gjoKs-pak.nga.anA.maJte.kam.-Rreth-tre.muaj-qe.kam.dhimbje.Sidomos-para.se.te.fle.por-kam.nje.jave-qe.po.me.dhemb.barku-dhe.kam.te.vjella-si.Duhet. te.veproj

  • Un qe po ju shkruaj kam pas dhimbje ne kraun e majt me rrinte e nxet krau i majt .kurse tani me leviz dicka ne ne trup me shum ne (fytyr e koke) ju lutem me jep nje pergjigje

  • Pershendetje jam donaa.. ndjej gjdo dit dhembje dhe ngushtim te fort ne anen e majt te gjoksit saqe frym spo mund te marr , smund te rri ne kemb kur me dhemb aq shum smundem.me marr frym asesi . Me ndodh diten por edhe naten saqe smund te flej ne krahun e majt se ndjej dhembje te medha dhe smund te marr frym . Jam 21 vjeqare se di se qfar te bej

  • jam nje person qe edhe un kam probleme me zemren .si pershembull me rri tensioni i ulet .kur eci ne ngjitje me shtrengon gjoksi .dhe dhimbja me perhapet ne te dyja krahet .saqe un ndaloi per nje momente dhe pastaj vazhdoj rrugen e ngjitjes.me veshtersi por nuk e di nese me ben mir apo keq.ne zbritje nuk e kame kte problem .eci me biciklet kur e sforcoj shum ecjen e ndjej pak por jo si ne ngjitje.nuk e di si te vproj .

  • jam 25 vjeqar kisha pa deshir me dit qush me u sheru ni artmin ne zamer qe mos me ndodh ma se une e kom pa qe sdisaher e po me shqetson shum

    • Edhe une kam aritmi por duhet tr shkosh tek kardiologu vertet esht e sikletshme une kam qene qe 8 muaj nga aritmit kam perdor amiodarone dhe aspirin nga nje kardiolog tash k me mir veq se tash kam turbullenca ne koke dhe ligeshtin sdi pse…shko te mjeku sepse aritmit duhet mjekuar

  • pershendje kam perbleme me gjandrat tiriode kam dhimbje shum muskujve te qafes krauhut shpatllave a kam nga gjandrat a qka mundete me qenn

  • jam 48 vjeqe nganjeher kam disa shtrengime ne gjoks por pas pak minutave me kalon ,une marr hapa antidepresiv dhe ngahjeher i ndaloj ato ,mjeket me thon se kam nje ankth dhe me japin gjithmon nje gjylpan qetsimi. pasi te rrahurat e zemres gjithmon i kam mir kam nje frik te papare ,pres pergjigjjen tuaj

  • Pershendetje,babi im ka pas sulm ne zemer dhe e ka mbajt te fsheht deri sa osht rrzu dhe e ka mar ambulanca,tash e ka kaluar por mundet me u perserit,dashta me dit qysh muj un me dit nese osht tu psu sulm,pasi aj nuk na tregon asniher kur nuk ndihet mir dhe refuzon me pranu qe osht semur.Aj ndihet i lodhur gjat gjith kohes

  • Pershendetje.
    Kam nje lodhje.nje plogeshti qe nje kohe te gjate.zakonishte mbas ushqimi ndjej menjeher lodhjen dhe me ze gjumi paprit.shpesh her kam edhe shtrengim ne gjoks dhe frymarrje te shpejte per disa sekonda.por ditet e fundit kam edhe dhimbje te fundit te barkut.por edhe frymje te barkut qe shum kohe.me ndodh nese vetem nje gote uje te pij me fryhet barku.ju lutem me jepni nje shpjegim.cila eshte arsyea e ketyne problemeve.

  • Pershndetje jam me yndyrna te larta 349 dhe dhimbje ne krahun e majte mbas shpine dhe djerse gjate nates

  • Pershendetje une Jam nje grua e martuar jam 31 vjeqare pram pata disa dhimt ne mes gjoksit sikur therrje te forta, e mas pak filloj dhimbja e fort krahut te majt, e sot kam marremendje e lodhje, te lutem tregom faliminderit

  • Te nderuar kisha pas qef qe te me tregoni saktsisht se qka asht puna mua ndonjeher po me ndodh qe ne gjoks ne anen e majt te me therr diqka sikur thik kur t shpon dhe ndodh qe te mos muj levizi trupin sepse ashtu ajo therrje me mban mua 5 minuta kjo me ndodh njeher ne muj apo dy her qka mund te me sygjeroni rreth kesaj puneee

  • te nderuar kisha pas deshir te maipni ni keshill medhemb krahu imajt pine gishta ederi nkraheror edhe gjoksi mgjeg sikur me prej me zhelet tani minxi frym mar edhe barku me frihet nese dikush me ban maszh ka shpinaa mliron frim marja amunet mendodh pi bronhitit se kam bronhit edhe kur kolli shllajmen me gjak eperzime amo doktort sen sum thojn mir je veq bronhit ki tani iperdori do kapsulla spriva edhe ventoll per frim marje jam 47 vjeqare nuk kam pi deri tash asni medikament julutem majipni ni keshill flm per mirkuptimin vjollca

  • Pershendetje doktor.Juli 40 vjec intelektual.Mbrem nga ora ora 12 e darkes ne gjume me mbahej fryma dhe me digjte kraharori.Me zuri gjumi dhe nga ora 02 u me doli gjumi dhe thash me paska kaluar por jo.Dhe gjithe diten dhe tani qe pp jushkruaj me meret fryma dhe sikur e kam te rende anen e majte.C mund te jete.Ku te vizitohem.Faleminderit per mirkuptimin. Ju uroj pune te mbare.

  • Un i kam keto dhimbje kam bere eko zemre analiza dhe me kan dal mir po dhimbja vazhdon kam nje muaj keshtu

  • Pershendetje ju lutem me ndihmoni…mbreme nena ime u be shume keq ishte duke debatuar m babin dhe per nje moment filloi ti rrihte zemra filloi t drridhej dhe dukej qe nuk ishte fare mire vetem kerkonte qe ti qendroja prane kaluan 15 min duke i dhene un kurajo dhe u be me mire…nuk e di cfr mund te kete pasur ju lutem me ndihmoni a ju ka ndodhur ndonjehere theksoj se ishte ter kohen me vetedije nuk i humbi ndjenat shyqyr Zotit

  • Pershendetje, jam 46 vjeçe dhe qe nga lindja kam pas probleme me zemer jam operuar qysh ne vitet e ’80- ta, kam qen mir deri para dy viteve. Me pas kan filluar problemet kam vendosur stent kam bere ablacion dhe tash me kan then qe kam defekte ne arteriet koronare qysh nga lindja, prap d.th.m arteriet ikam te fort te ndryshme nga normalja dhe tash pas inervenimit nuk e ndiej vehten shum mir; kam fituar pesh, ndihem e lodhur gje qe ka dit qe as me ec nuk mundem ( jo qdo her) , kollitem, her pashere me ajen kembet duart fytyra po ashtu sidomos kur nuk e ndiej vehten mir ka fryerje te barkut lukthit , ma shkurt e ndiej vehten sikurse ikam 100 kilogram. Her pas here kam djegsim ne gjoks therje, kam qen tek kardiologu me then qe kam ndryshime ne EKG! Sipas hulumtimit tim dyshoj se mos vuaj nga Pamjaftushmeria e zemres…
    Pres ndonje keshill nga ju!
    Ju faleminder!

  • Pershendetje une kam thuajse njebjav qe me mbahet fryma nk arrij dot te ngopem me ajer me bien djers te ftohta dhe me bien fuqit fare.ushqimin thuajse e kam len se nk arrij dot te kapercehem edhe ate qe me rendon ne stomak.nje pjes e ketyre qenkan simptomat e atakut por a ndodh kjo dhe te mosha 25 vjecare

    • Thjesht mos u frikso po e munde friken aty fillon jeta mos e sforco veten me mendime negatieve beji stop se po i zhvillove futesh ne ankth dhr ankthi te jep aritmi e Vila prap nuk Esther gje e madhe thjesht bej aktivitet fizik liroji muskujt e qafes mos rri me spatilla te ngrira nga frika elemino sheqerin ja shendetshem Suksese

  • Jam 48vjece.naten me doli gjumi nga nji dhimbje si therje te forta qe muk me lejonin te mbushesha me fryme,poshte gjoksit te majte dhe ne anen majte te qafes.me ka mbajtur gati 20 min.
    Eshte hera e pare.mos kalova atak kardiak?

  • Pershendetje ! Jam nje vajz 21 vjece problem I eshte se kam nje dhimbje ne krahun e zemres me dridhet trupi dhe pjesa e poshtme e nofulles , kam vajtur 3 her ne urgjenc dhe me kan then qe eshte gjendje ankthi , EKG doli mir pak takikardi dhe analizat e gjakut mir dolen
    Tani me shqetson fakti se i kam prap keto dhimbje nk di si te veproj .Faleminderit

    • Te njejtat simptoma kam patur dhe un dhe vazhdoj ti kem prej rreth tre muajsh. Kam takikardi, marrje fryme dhe nuk arrij dot te pertyp dhe peshtymen, sikur me ngushtohen tub at e frymarrjes, kam dhimbje gjoksi ose shpine,me mpihet krahu I majte, dhe kam dhimbje shpatulle, dhimbje koke, ka patur momente qe kam pasur diarre ose te vjella. Kam qene ne urgjenc 3 here dhe me thane atake paniku ose gjendje ankthi qe kalon vet. Ama u be tre muaj qe sme ka kaluar. Ka momente qe nuk kam as fuqi te ngjis shkallet.

  • Jam nje djal 23 vjec jam emigrant ne angli pa dokumenta e kam te veshtir te kryej kontroll ne spital ketu per shkak te dokumentave. Rrahjet e zemres ne minut ne gjendje normale i kam 75 , por teksa matja pulsin njeva 2 pushime ne rrahjen normale (jo njera pas tjetres) ne momentin qe nuk ka rrahje ndjej ngushtim,ankth sikur me pushon zemra por ka dy dit qe me jan shpeshtuar . Ndonje keshill ose me thoni se cfar esht me saktesi se me shum po me vret meraku , ju lutem. Faleminderit

  • Pershendetje, jam nje djale 23 vjec jam emigrant ne angli pa dokumenta e kam te veshtir te kryej nje vizite te doktori ketu, kam rrahjet e pulsit 75 rrahje ne minut gje qe esht normale por kur po matja pulsin ndjeva 2 here qe te pushonte (jo njera pas tjetres) ne momentin qe nuk pati puls ndjeva ankth,shterngim me gjoks sikur me pushonte zemra po pastaj kthet perseri ne normalitet ,por ka 2 dite qe po e ndjej shpesh gjat dites , me ndihmoni ju lutem po me vret meraku .faleminderit

    • Eshte vetem nga ankthi, mendja te thote se je i semure,(problemin e njejte e kam dhe une) edhe pse ne fakt ske gje vetem ankth,frike.Te duket sikur te ndalet zemra te kap frika,mat pulsin nonstop.Merru me sport nese mundesh cdo dite nga pak (vrapo,luaj futboll ose dil me biciklete)thjeshte mos i mbaje medet aty kalo kohe me dike qe mund te bisedosh lirshem.

  • Doktor pershendetje jam 20 vjec dhe kam dhimbje ne kraharor shum u be gati 2 jav nuk e di kam dhe problem ne percjellje shpesh dhe thithkat me dhembin me gjoksin ca me keshillon dhe a esht shqetsuese

  • Mirmengjesi tash eshte ora5:23 e mengjesit un akoma nuk jam fjetur kam patur dhimbje ne gjoks djegje dhimbje ne bark fryerje barku plogeshti kur dua te flej nuk mundem sepse kam nje ndjenje sikur po me ndalet fryma mu ne mes gjoksit dhe me vjen nje panik kshtu qe nuk po mundem ta kontrolloj vehten time ksm nhe pyetje a mundet edhe lukthi me i shkaktue keto symptome? Me falni jsm 43 vjeq

  • mirmbrema juve jam ardita jam 25 vjeqare para 1 muaji e kam be nje gastreoskopi dhe me tha mjeku qe kam H.pylori ne lukth kam dhimbje ne te dy anet e barkut ner brinj por tash qe nje jav ka fillu dhimbje shpine dhe e mpir kam dhimbje koke me mpihet goja me dhembin kembet duart dhe ne pjesen e poshtme te barkut nganiher kam edhe te perziera por edhe shikimin nganiher nuk e kam aq te paster me mpihet koka nuk kam marr asnje medikamet sepse e kam djalin e vogel e kam ne gji por po kam frik mos kam diqka serioze ju lutem me tregoni qfar mundet me qen kjo a esht diqka serioze ju lutem te ma ktheni pergjigjen

  • përshëndetje
    kam dhimbje ne zemer me ngushtohet gjoksi dhe kjo ndodh disa minuta dhe me kalon me ka ndodhur naten
    por duhet cekur qe kam edhe shum dhimbje te kokes a me ndihmoni te di se qfar kam

  • Ju pershdes jetoj suedi jam 45 vjeq lexova shum komenta une kam korstoloren ama kam dhimje kaniher por une tutna mus kam te zemra diqka kam ber kontrollon te EKG Shumir ka dal por um tha muskujet dhamin une kam disa problem familijar mun dikoje edh nga stresi flm ju pershdes nga suedia

  • Mirmbrama doktor ! Gati nje muaj babit Tim u Jane enjtur kembet Posht dhimbje ska askund perverse plogeshti lodhje me hert Eshte ankuar nga reuma Dhe gjitha analizat I Ka bere edhe Ato Te veshkes ikan dal mire, mjeku Ka dyshu ne vena Te brendshme dhe pastaj Ka bere ingjizimin e thelle por Eshte n’rregull duke I perdor kto hapa kembet Jane mire veqse ndjen pak ne anen e veshkes se majte dje ngajher kemba por Nuk arriijm Te dijm ende sakt Pse ? Flm pres pergjigje !

  • Prsh jam 45 vjece dhe kam nje si si rendese ne mes te gjoksit qe me detyron te kollitem,nuk jam e ftohur por kolla me duket sikur me ndihmon ne ate cast,pulsin e kam te shpejt e te dobet ,nganjeher me aritmi, mund edhe te them se kam pak stres dhe ate e mbaj perbrenda nuk e shfaq cfare me keshilloni ju, ju lutem.

    • pershendetje doktor jam 43 vjec jam operu ce 2 muaj ekam zvoglu lukthin po kam problem kur ha ose piuj me dhem gjoksi me vjen si kupsim po smedel shkoj ke mjeku me thot ci krejt mir je edhe analizat ikam ba se di cka dbaj

  • Pershendetje. Jan nje vajze 24 vjecare. Rralle here e km ndjer dhimbjen qe tani ka rreth nje jave qe me esht ber e vazhdueshme. Me pickon gjoksini djathe ne ane. Esht ndjesia sikur t futet ndnj maj gjilpere e holle sh thelle ne gjoks. Madje dhimbja nganjehere me zgjon dhe naten. Nk me dhemb gjat gjith dites por me pickon rreth 5 min me ndalesa e pastaj sme dhemb me. Kjo perseritet shume here gjat dites. Simtoma t tjera nuk kam pas. Te kutem me jep dikush sqarim. Kam merak. Nk ndjej ndnj xhunge ne gjoks apsolutisht kur e kam kontrollu me dore . Por kam frik per dicka te keqe. Faleminderit dhe shendet t gjithve

  • pershendetje jam 30 vjec edhe kam 2 muaj qe kam dhimbje ne shpatull edhe gjoks kam shpim ne anen e majte edhe djegie kraharori dhimbje koke me mpihet her dora majt edhe kemba ndonjeher edhe te dya duart kur me zuri ne fillim kisha edhe te vjella ndjej edhe nje zhurme ne kraharor her her gjate frymemarrjes u vizitova kam bere 5 sherit zemre eko analiza krafi per mushkerit nuk ke gje me thone nuk di ku te shkoj me u vizituar me thon e ke nervore ose muskulore ju lutem me jepni nje informacion

  • Nuk mund te flej ne krahe te majte as me kurriz
    Para dhjete vitesh kam ber nje skaner me ka then qe ke nje valvol qe nxjerr gjak me sh ,qe nga ateher nuk jaam vizituar me .
    Kam raste kur kam djersitje dhe marrje fryme .
    Cfar duhet te bej z’doktor?

  • Qe sa kohe kam dhimbje ne gjoks para dhe mbrapa, dy krahroret me dhembin …pi naklofen tab…por kot. Qte bej kam frik ju lutem?diten dhe naten kam dhimbje…ne gjoks krahror ne te dyja anet, dhe berrylat …

  • Pershendetje. Jam 32 vjeqare,ne moshen 9 apo 10 vjeqare i kam pas ethet reumatike dhe kam perdor ineksione qdo 21 dit. Tash e e me shume se 16 vjet me ndodh qe sapo heci shpejt apo ngjitem shkallve apo pak qe lodhem me qohet nje koll i leht me kputet trupi,nje mpirje mbas kokes dhe fillojn te rrahurat e zemres aq fort sa qe e shoh me sy blluzen duke u gjujt dhe ma skam fuqi tan diten mbes e kputur ne trup-shume e lodhur. A kishi mujt mem tregu se shka mundet tjet dhe sa e rrezikshme eshte. Edhe nje rast ta tregoj u regjistrova ne fitnes dhe mbas 3-4 minutav hecje ne maqin me tempo normale jo tshpejt pulsi me arriti ne 163. ju pershendes.

  • Pershendetje.kam disa vite qe kam nje shqetesim ne kraharor si shtypje.veshtiresi ne frymarrje.ndonjeher me humb dhe memoria.pastaj kam dhimbje edhe ne shpatullen e majt.cfar mund te jete?flm

    • prsh: kam nje pytje qe dy vite kam pasur shum shtrengim ne gjoks edhe kom pasur therje shum ne zemer , i kam impuls te lart 103,108,120, edhe kam lodhje shum gjat ecjes

  • pershendetje mua kam ca kohe qe me kap shume nxehtesi e madhe ne gjoks kam bere visit ke kardiologu ke mushkerit skam gje kam ik ke psikiatri kam 3 jav qe marr mjekim por skam ndonje permisim ju lutem cfare me sugjeroni te bej

  • Pershendetje Doktor kam pom pihet kama dora edhe mas qafes krejt ne anen a majt ka dy dit kshtu her pas here ngjoks me shtrengon qka mkishi kshillu te mjeku sjam kan Kur po bbi me fjet ma shum pe ni spo muj as me fjet jeni tpershendetur ju lutem kthemani pergjigjjen

  • Pershendetje Dr. Jam 17 vjece dhe kam pasur ankth te vazhueshem, dhe nje lloj parandjenje te keqe te paarsyeshme. Jam vizituar dhe mjeket me kane thene qe e kam vetem emocionale, sepse eko dhe analizat nuk mund te me dilnin me mire. Por kam qe ne qershor qe me duket sikur ndonjehere zemren nuk e kam ne kraharor por ne bark sepse aty ndjej me shume rrahjet e zemres. Kam dhembje mesi ose barku ndonjehere, ciklin te crregullt. Oreksi me ka rene ndjeshem. Gjumin me veshtiresi. Shperqendrohem shpejt dhe sidomos ne provime (edhe pse mesoj) me kap paniku e me duket sikur s’di asgje.Nuk e di dmth…te jete thjeshte emocionale frika e vazhdueshme dhe e paarsyeshme? Apo jane thjeshte simptoma te moshes ,ndoshta mbyllja ne vetvete dhe gjendje depresive (e fshehur)?

  • prsh: kam nje pytje qe dy vite kam pasur shum shtrengim ne gjoks edhe kom pasur therje shum ne zemer , i kam impuls te lart 103,108,120, edhe kam lodhje shum gjat ecjes

  • prsh.
    prej disa muajsh me eshte shfaqur nje si puckerr nen nofull ne krahun e djathte, dhe kohet e fundit ndjej sikur dicka me leviz nen lekure ne pjese te ndryshme te trupit, nga qafa, koka dhe ne fytyre.
    eshte dicka serioze qe duhet te shqetesohem?
    flm

  • Pershendetje jam nje vajze 19 vjece para nje muaji naten me merrej fryma kur flija sa me zinte gjumi zgjohesha e trembur se mos me merrej fryma komplet zemra me rrinte shume fort saqe e ndieja dhe kur rrija u vizitova dhe me thane qe e ke ankth por kjo gjendje me ka ndodhur edhe shume here te tjera por ka 1 jave e ca qe me sembon ne zemer dhe ne ane te djathte e kam bere dhe EKG e, zemres dhe me thane qe e ke shume mire por une kam kerkuar ne internet dhe aty permendej ataku kardiak dhe dicka ndonjehere kur shtrihem me therr ne fund te kokes ne Krah te majte sapo mbrapa veshit dhe ne internet nxirrte tumorin ne tru ju lutem me ktheni pergjigje per te dyja sepse jam shume ne merak
    Faleminderit

    • Kushtrime kamberi. mos u shqeteso sepse asgje nuk ke vec mendime te frikshme i krijon vetes.largoje mendjen nga aty, dhe interner mos lexo fare sepsee shkrimet ne internet te semurin pa pas asgje.

  • Jam 20wjeqe dhe i kam simptomat kryesore me lidhje me semundjen e zemres.Dhimbje ne zemer ne kraharos dhe ne gjoks,rrahje te qregullta te zemres,probleme me frymmarrjen,dhe ndjehem gjat gjith kohes e lodhur edhe nese jam duke pushuar.Mund te me thoni ndonje gje

  • Pershendetje jam 15 vjeq dhe kam nje dhimbje ne krahun e majt por nuk zgjat shum dhe ndalon pastaj ne kemben e majt me dhemb dhe me duket sikur me dridhet ne disa zona te saj a rrezikohem nga ataku kardiak ju lutem me tregoni

  • Jam 37 vjec.Problemi im kardiak filloi 3 muaj pas berjes se vaksines anti-covid.Fillimisht kisha takikardi 140-160/min dhe disa kohe me vone kisha edhe dhimbje ne gjoks ne forme shpimi ne zemer.Kam bere nje Ekg qe me doli me pak ndryshime dhe 2 eko zemre qe me kane dale normal.
    Mgjth une keto shqetesime i ndjej pothuajse cdo dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *