12 vite betejë me… plehrat

redaktor

 

Entela Resuli – DITA

Qysh nga viti 2004 kur ka nisur historia e ardhjes së plehrave në Shqipëri, Kozara Kati, aktiviste e shoqërisë civile ka qenë kundra dhe në ballë të protestave. I është dashur që gjatë këtyre viteve, sëbashku me kolegët e saj të luftojë kundra çdo qeverie e cila ka qenë pro importit të mbetjeve nga jashtë. Edhe pse kanë kaluar 12 vite, përsëri Kozara është aty, duke diskutuar dhe duke u përpjekur të bind ligjvënësit se përse nuk duhen sjell mbetjet e shteteve të tjera në vendin tonë. Shqyrtimi i këtij ligji nuk ndodh për herë të parë. Një ligj i ngjashëm u miratua më 2011-ën propozuar nga qeveria Berisha, i cili u shfuqizua më 2013-ën në mënyrë simbolike si akti i parë i qeverisë së Kryeministrit Rama pas ardhjes së tij në pushtet.

Një ditë pas miratimit të ligjit ne biseduam me Katin, e cila është përfaqësuese e Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Në minutat e para të intervistës bisedën na e ndërpret një telefonatë e Eduard Shalsit në telefonin e Kozarës. Përpos sqarimeve që i bënë Kozara, me një ton bindës i drejtohet se protesta e saj dhe e anuarve të tjerë të AKIP nuk ka lidhje me politikën.

“Unë nuk i jam dorëzuar Enver Hoxhës që më kishte në dorë e jo më këtyre politikanëve të tanishëm. Nuk manipulohem unë nga politika, o Shals”- shprehet ajo në telefon. Nënkuptojmë se Shalsi thotë se lëvizjet e shoqërisë civile këto ditë kundër importit të mbetjeve janë të nxitura nga opozita.

Kozara Kati në një bisedë për Dita-n na sqaron këtë moment dhe çfarë fshihet pas ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

 

-Zonja Kozara, prej vitesh ju mbajmë mend në krye të një grupi kundërshtues për importin e mbetjeve në vendin tonë, ju është dashur që këtë gjë ta bëni edhe këto ditë…

Që në fillim unë do të doja të shprehesha si qytetare. Çdo njeri plehrat i hedh. Çdo familje, plehrat nuk i mban në shtëpi, atëherë i hedhin në kosh. E njëjta gjë ndodh edhe në një familje shtetesh, të cilat kërkojnë gjithmonë t’i largojnë nga vetja e tyre. Po e bëj këtë krahasim për të treguar që, plehrat janë të padëshiruara.

Kjo bën që për shumë kënd një vend si Shqipëria, e cila vinte nga një periudhë e vështirë diktatoriale, u bë një vend ideal për të qenë një kosh plehrash.

Lëvizja ku unë bëj pjesë ka filluar në vitin 2004. Në atë kohë, një marrëveshje koncesionare nëpërmjet qeverisë shqiptare dhe një kompanie italiane ishte në diskutim për t’u miratuar. Kjo marrëveshje parashikonte ndërtimin e një impianti djegieje në Kashar të Tiranës dhe do të digjte mbetje për qytetin e Tiranës dhe Durrësit. Do t’i digjte këto mbetje rifuxho, pa i ndarë. E gjithë kjo do të ishte një rrezik shumë i madh për kryeqytetin.

Në dolëm kundër saj, por për ta kthyer këtë projekt-marrëveshje në marrëveshje do të duheshin të ishin firmat e tri dikastereve, që ishte Ministria e Mjedisit në atë kohë (Et’hem Ruka), Ministria e Pushtetit Lokal (Ben Blushi) dhe Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit (Bashkim Fino).

Firma e titullarëve të këtyre dikastereve do të vazhdonte me firmën e kryeministrit të asaj kohe, që ishte Fatos Nano dhe pas kësaj kjo marrëveshje hynte në fuqi.

Qeveria e pa të vështirë, pasi dy ministra e firmosën, që ishin Et’hem Ruka dhe Ben Blushi, ndërsa ministri i tretë, Bashkim Fino nuk e firmosi. Dua të theksoj që ne takuam edhe Presidentin e asaj kohe, Alfred Moisiu i cili u bë palë me ne.

Në atë kohë qeveria Nano e pa reagimin tonë dhe ngriti një komision ad hock qeveritar, 2 javor, për të bindur ministrin e tretë por edhe për të qetësuar masën e ngritur kundër kësaj nisme. Në fund, nuk shkuam më, e shpallëm në media dhe u larguam në mënyrë të njëanshme nga komisioni. Një protestë e madhe e detyroi kryeministrin e asaj kohe të tërhiqej nga kjo marrëveshje.

-Kjo ishte beteja e parë. Po e dyta?

Në 2011, qeveria Berisha e ringjalli diskutimin për import mbetjesh. Kjo erdhi si një nismë që në Shqipëri do të hyjnë një kategori mbetjesh që i futëm në një listë të gjelbër. Domethënë gjetën një emër shumë të bukur, “Listë e gjelbër”, ku futeshin 250 e ca mbetje plehra, të cilat ishin mbetje të mbetjeve të ndryshme. Kjo na ringjalli nervin e kundërshtimit dhe aktivizimit kundër importit të këtyre mbetjeve. Arritëm që edhe me aktivizim qytetar, intelektual dhe shkencor të bindnim qeverinë që kjo ishte një nismë jo në interes të zhvillimit të Shqipërisë. Kjo shkatërronte edhe mundësinë që mund të kishte Shqipëria për të zhvilluar turizmin dhe për të konkurruar në aspektin e bio-diversitetit.

Ky ishte një proces jo i shkurtër. Në vitin 2012 doli një projektligj i cili do të lejonte importin e mbetjeve. Përsëri në këtu reaguam dhe themeluam AKIP-in (Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve). Është një organizatë jo fitimprurëse, jo qeveritare dhe është e hapur për këdo që ka dëshirë të hyjë në këtë grup për të reaguar kundër këtyre nismave.

Kozara Kati në protestë
Kozara Kati në protestë

Atëherë ne iu drejtuam KQZ për referendum. E bindëm KQZ e cila na dha formularët, duke na e bërë edhe më të vështirë pasi nuk mjaftoheshin vetëm me emër mbiemër, por donin dhe fotokopjen e kartave të identitetit. Ishte pak e vështirë por ja dolëm të mblidhnim firmat për referendum.

Meqenëse Partia Socialiste në atë kohë u bë me ne dhe erdhi në krahun tonë duke qenë kundër importit të plehrave, ne nuk e refuzuam dhe mbledhja e 65 mijë firmave të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, natyrisht që u bë edhe me kontributin e Partisë Socialiste, aso kohe.

Kjo nuk u mbajt asnjëherë fshehur. U bë publike në një takim te Hotel Tirana, ku ishin të ftuar përfaqësues të të gjitha ambasadave, madje këtu doja të kujtoja që, ishte mes nesh edhe Ardian Klosi, si një nga nismëtarët dhe flamurtarët e lëvizjes kundër ndotjes dhe importit të plehrave, që fatkeqësisht sot nuk është më, por që ndihet mungesa dhe ajo forca që na jepte vazhdimisht.

Arritëm ta fitonim të drejtën për referendum dhe Presidenti i Republikës z.Nishani dekretoi datën e referendumit që do të ishte data 14 dhjetor 2013. Referendumi kishte si objekt heqjen e tre ligjeve që lejonin importin e mbetjeve. Por me ndërrimin e pushteteve, vendimi i parë që mori qeveria ishte pezullimi i këtyre tre neneve, pra ra objekti për të organizuar këtë referendum.

Ndoshta, nëse ne do të kishim mbajtur referendum, çështja e importit të mbetjeve do të ishte përjetësisht e pakthyeshme.

-Po çfarë ka ndodhur tani?

Sipas nesh, rikthimi i këtyre amendamenteve është kthim përsëri në situatën ku ishim. Pra importi i mbetjeve është i lejuar tashmë, jo në atë spektrin e pakontrolluar apo në ato dimensionet e mëdha, të paktën kështu thotë amendamenti, por do të jetë një prurje e kontrolluar, e përcaktuar mirë në detaje. Madje u tha se do t’i lejohet shoqërisë civile për t’i monitoruar dhe kontrolluar mbetjet në doganë.

-Kur është kështu, që do të ketë kaq kontroll dhe këto mbetje janë të parrezikshme, ju pse jeni kundra?

Tani, problemi qëndron se ligji quhet “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Pra qysh në kokë të ligjit pretendohet që do të merret me menaxhimin e integruar të mbetjeve brenda vendit, pra nuk thuhet për menaxhimin e mbetjeve në Evropë.

Nuk jemi absolutisht kundra industrisë së riciklimit. Industria e riciklimit është domosdoshmëri, sidomos sot kur konsumi është shumë i madh. Kjo është shumë e qartë, të gjithë ne jemi pro riciklimit, por jo pro riciklimit të mbetjeve që vijnë nga jashtë, qoftë edhe si lëndë e parë.

Sepse neni 1 thotë se: Ky ligj ka për qëllim të mbrojë mjedisin e shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet: a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve; b) përmirësimit të efiçencës së përdorimit të tyre; c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.

Qëllimi i ligjit është të pastrohet ambienti në Shqipëri dhe jeta e njerëzve e qytetarëve të këtij vendi të jetë më e mirë.

Dokumenti Blushi-Becchetti
Dokumenti Blushi-Becchetti

Në gjithë këtë zallamahi që po bëhet, pse nuk doli një njeri të thotë: ore ky ligj a do të zbatohet për mbetjet në Shqipëri, apo do të vazhdojë të mos zbatohet siç nuk është zbatuar këto katër vite?

Industria e riciklimit është industri fitimprurëse. Është një biznes që ka gjithmonë kërkesa për t’u zhvilluar, por këto amendamente që hynë dje në parlament dhe u miratuan nuk e garantojnë nenin 1. Për të garantuar zbatimin e këtij ligji, qeveria nuk duhet të fillojë sot, por duhet të kishte filluar që në 2011. Duhet të fillojë qysh me edukimin nëpër shkolla. Ne jemi pro industrisë së riciklimit, por brenda vendit.

-Cili është problemi i këtij ligji, konkretisht?

Ne e shohim që nuk diskutohet fare çështja se si do të pastrohet vendi ynë. Ne jemi të mbushur kryekëput me plehra. Duhet të zgjidhim problemin e mbetjeve tona, të cilat janë gjithandej, në rrugë, në kanale, lumenj. Duhet të diskutohet se si do të menaxhohen në mënyrë të integruar mbetjet në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, unë jam shumë skeptike edhe për cilësinë e atyre impianteve dhe fabrikave që mund të instalohen në Shqipëri. Ka ardhur një kohë që shumë pak besim kemi dhe te ndërkombëtarët. Një impiant i përdorur 20 apo 30 vjet jashtë dhe vjen këtu, e ndot më shumë ambientin se sa vetë plehrat, ndaj, unë këtu jam shumë skeptike.

-Se herë që ju jeni kundër importit të plehrave ata që janë në pushtet ju akuzojnë sikur jeni nxitur nga opozita… Po ndodh edhe këtë herë?

Të paktën në këtë aksion ku unë kam 13 vite që jam e angazhuar, gjithmonë politikanët janë munduar të na rreshtojnë përkrah, ose edhe të fitojnë kredite në kauzat tona. Por kjo nuk na shqetëson fare, pasi mund t’ju them me përgjegjësi që, lëvizja e cila ka filluar në 2004 dhe vazhdon edhe sot, është totalisht apolitike. Nuk mund të vihet në funksion të asnjë interesi politik. Kjo është një lëvizje qytetare, e hapur. Madje mund t’ju them që, shoqëria civile është një lëvizje, e cila funksionon totalisht vullnetare. Kemi investuar shumë mund, lodhje, madje kemi mbajtur edhe akuza nga të gjitha forcat politike që kanë qenë në pushtet.

-Ju vjen keq që këta njerëz që ju mbështetën në nismën tuaj të 2011-ës për të dalë kundër importit të mbetjeve, këtë herë janë pro?

Më vjen më shumë keq sepse nuk na u dha mundësia për shkak të këtij vendimi të shtatorit të 2013 që nuk realizuam dot referendumin i cili do të ishte një finish përfundimtar të çdo qeverie në vazhdim për të hapur dyert e importit të mbetjeve.

-Çfarë do të bëni tani?

Ne do të vazhdojmë betejën që na jep hapësira demokratike. Ne jemi një vend që tashmë i njohim mirë rrugën dhe mënyrën se si kërkohet e drejta qytetare.

land-1
Vend grumbullimi për plehrat në Sharrë

 

Share This Article
13 Comments
  • Bajgat, kakardhijat, plehrat nuk iu bejne pershtypje plehrat, sepse ato plehra kerkojne rreth vetes. Çfar pritet nga shtetare dhe deputete fshatare, malsore, shpellare?

  • Tiiiiiiiiiii???? vdiqe ti dhe ata te ashtequajtur shoqeria civile, per Shqiperine.. ju vdisni per interesat miii… po ik mo se e qelbet JU tipa fallco Shqiperine me Salin dhe pd e tij ne krye.. ju jeni kriminelet e Shqiperise.. talibanet e atij vendi qe nuk doni as te miren dhe as te keqen e atij shteti… qelbesirat.. qe e miret ne qaf nje shtet te tere… nush ju njeh JU mij per shoqeri civile???? qe ngriheni kur te ju doje bytha???? per cfa ngriheni???????.

  • Boll me budalleqe te tilla.E bete nje here me c`aktivizimin e armeve kimike ku c`aktivizimi I armeve kimike u krye ne vende te tjera dhe Shqiperia humbi gjithecka qe I nevoitej(miljona dollar,teknollogji super te perparuar e shume vende pune).Ndertimi I fabrikave te riciklimit jane ne cdo qytet ne bote e nuk e bejne mjedisin te papaster(Nju jorku ka 6 fabrika te tilla e nuk e ndyejn ambjentin per shkak te teknollogjive te perdoruna)kurse ne ne Shqiperi shoqeria civile,ishalla mos qofte e dine mire se kto fabrika e ndyejne ambjentin.Ju lutem jepuni disa dollar shoqeris civile e keni per te pare se reagimi tyre do jete krejt I ndryshem,bile bile do thojne qe kto fabrika e pastrojne ambjentin.Boll me maskaralleqe te tilla.Ne cdo projek qe ndertohet ne bote (fabrika) firmoset e ndertohen e projektohen edhe edhe impjante te pastrimit ne mendyr qe c`do mbetje teknollogjike te mos demtoj ambjentin.O zot ruaje Shqiperin nga te tille budallej.

    • O LOQE-KOQE budallaqe me qe po permend SHBA, po pse nuk i depozitoi LHL-te e llahtarshme ruse te Asadit SHBA ne vendin e vet? Apo ka pak shkretetira te pabanuara? He pra pse more LOQE-KOQE budallaqe qe permend SHBA si shembell nuk i depozitoi ky supershtet teknollogijk ne vendin e vet, por zgjodhi Shqypnine plot me LOQE-KOQE si puna jote? Po kush turist te vjen more LOQE-KOQE budallaqe kur te mesoje se ne Dajt apo ne Elbasan jane depozituar me mijra tonelata LHL-te llahtarshme qe edhe nje kilogram mjafton te shuaje nje qytet te tere? Ne cilat vende t etjera u krye ky c’aktivizim more idiot? Sepse anijet me LHL-te e Asadit u vertiten ne Mesdhe si cifuti ne shkretetire per te gjetur LOQE-KOQE te tjera pasi shqyptaret i thane JO! vdekjes dhe asgjesimit te Vatanit dhe nuk nuk u yshten nga DOLLAROT badiava pa punuar fare dhe pasi nuk gjeten asnje debil dhe dudum si puna jote i kthye prapa ne Siri dhe faktet treguan qe ushtria kriminale e Asadit i futi ne perdorim menjehere.

      Ricklimet e plehrabve ne SHBA tregoja sateme dhe tyteti qe te kane lindur debil pa tru, sepse ne SHBA 90 % e mbetjeve digjen dhe asgjesohen ne impiante qe nuk jane per xhepin e Italise Mafioze, aq me shume per xhepin e Shqypnise Enveriste te Edvinit dhe Likes. Megjithate shko ne Bronx te Nju Jorkut me popullsi sa Shqypnia, qe te shikosh LIVE se cfare do te thote ricklimi mafioz i plehrave qe te heqesh dore nga pallavrat qe shkruan ne DITA.

      prandaj:

      Mbylle squpin e qelbur te idiotit se do t’i presim KOQET e dallkaukut qe te mos pjellesh idiote te tjere si puna jote.

  • SHQYPNIA DUHET TE EKSPORTOJE MBETJETJET E VETA NE VENDE TE TJERA ME TE ZHVILLUARA PER ASGJESIM DHE JO RICIKLIM

    Riciklimi i mbetjeve ne kushtet e Shqypnise Enveriste qe qeveriset nga Mafia e Kuqe me pushtet qe lapas Enveri me Nexhmijen eshte jo vetem nje “Mision i Pamundur”, por do te rrezikoje jeten e popullates per vite me radhe. Ketu lind pyetja:

    KUSH URDHEROI PER NGRITJEN E IMPIANTEVE TE RICIKLIMIT NE SHQYPNI ME KAPACITET QE KALON QINDRA HERE PLEHRAT E VENDIT?

    Ne ekonomine e Tregut te Lire ku “Kerkesa percakton Oferten” asnje kapitalist nuk mund te hedhe LEKAT e tij badiava dhe te investoje atje ku “KERKESA” eshte qindra here me e vogel se “OFERTA” per riciklime. C’ka ndodhur me kete “Industri te Lehte” sic e quan ne forme groteske Edi Rama dhe zarat e tij Shalsi&Co? Duket se ASKUSH perpara investimit famoz nuk eshte ulur qe te beje llogari per fisibilitetin e ketyre impianteve te “Industrise se Lehte” shqyptare, dhe keta investitore te plehrave qe tani po qajne me lot krokodili i jane futur “Detit me Kembe” symbyllur, ashtu sic i futej Enver Hoxha me veprat e tij te 5 vjecarit, njashtu sic j’u fut “Detit me Kembe” Sali Berisha me investimin allogjik ne Rrugen e Kombit me shume per te vjedhur sesa per te investuar me pasoja qe po i vuajne sot edhe shqyptaret edhe kosovaret edhe ata qe do te preferojne te kalojne ne kete Rruge te Turpit dhe Rezilit te Mafies shqyptare me pushtet.

    Qe te dalim ne Teme:

    KUSH URDHEROI PER NGRITJEN E IMPIANTEVE TE RICIKLIMIT NE SHQYPNI ME KAPACITET QE KALON QINDRA HERE PLEHRAT E VENDIT?

    Pergjigja eshte e lehte: Urdheroi AI qe llogariti se do te beje thase me LEKA nga perdorimi i tyre dhe AI eshte Mafia e Plehrave qe kerkon pushta me pushtet qe do t’i hapnin drite jeshile per kete veprimtari.

    prandaj:

    Edhe te gjitha qeverite enveriste dhe te kamufluara si antienveriste deri tani kane rene PRE e Mafies se Plehrave te Botes, sepse ashtu si Piramidat Financiare te Saliut dhe Bodes qe ishin pjella e Mafies Financiare Boterore me zanafille SHBA e shekujve me pare, tani depozitimi i plehrane ne Bote ne shtete dallkauke te pazhvilluara dhe me qeveri te korruptuara qe nuk dine te organizojne prodhimin konkurues te ndershem kombetar, pra keta pushtetare-pushta ne keto vende idiote importi i plehrave te Botes eshte nje veprimtari tejet fitimprurese qe ne kete menyre i mbush xhepat e tyre me LEKA te kollajta, krejt legale, pasi ne doren e tyre eshte legjislacioni i nevojshem per kete veprimtari kriminale, por me aparence normale duke i kamufluar veprimet e tyre me propagande te vjeteruar komuniste per “merakun” e madh qe kane keta pushta-pushtetare per biznesin e “Industrise te Lehte te riciklimit” per “Listat e gjelbera” te plehrave te ndyra te gjithe Botes e me the te thashe, te cilat kane vetem nje qellim final:

    PASURIMIN E SHPEJTE VETIAK

    Para disa vitesh kjo gje ndodhi ne Rumani dhe Moldavi me pasoja tejet tragjike qe mund te shikohen akoma deri me sot megjithe ndihmen Norvegjeze per keto vende, Bullgaria gjithashtu vuajti per pak kohe derisa pushtetaret ne kete vend e kuptuan dhe i futen urgjentisht “marshin indietro” importit te plehrave nga Italia. Mesa duket tani radha i ka ardhur Shqypnise.

    “PAS MEJE QAMETI!”

    thonte Enver Hoxha kur grindej dhe zihej me Hrushcovin dhe Mao Ce Dunin, keshtu deklaronte edhe Sali Berisha ne vitin 1996 kur ngriti Piramidat e tij Finaciare dhe i vuri zjarrin Vatanit, keshtu mendonte Edi Rama ne terrin e nates kur si nje SKUTH miratoi me MRIKEN e tij depozitimin e LHL-ve te Asadit ne Elbasan dhe Dajt, keshtu po vepron jo vetem Edi Rama, por edhe Banda e tij Enveriste me pushtet ne Parlamentin shqyptar me Importin e plehrave te Italise dhe Botes

    dhe:

    Shqyptaret po te mos ngrihen si ne 1990, 1997 dhe si rastin e LHL-ve te Asadit atehere QAMETI do te vije me vertet.

    • *****TI INTELEKTUALI PËRFAJQËSON PESHËN E VDEKUR TË ORGANIZIMIT SHOQËRISË SHQIPTARE ,për PROGRESIN KAPITALIST të VENDIT.
      ……..Je një MBETURINË e pa riciklueshme që duhet të zëmë hundët kur dëgjojmë argumentat e tua ,kur shanë me zellë ziliqari E.Hoxhën ,subjektet tua pa lidhje fare me tregëtinë e mafjes të dollarve të plehrave të sotme kapitaliste që duan të shkurtojnë jetën e njeriut ,për ty borgjez i flliqur njeru për njeriun është ujkë.Kurse për E.Hoxhën jeta e njeriut është kapitali më i çmuar. Ndëshkonte në shtyllën e turpit vetëm ata që vidhnin,vrisnin,ata kriminel që kërkonin të degjenerimin shoqërinë e pastër shqiptare ,por edhe ata dembel e parazit që nuk punonin por donin të jetonin si parazit në kurrizë të shoqërisë shqiptare .
      ……..Dënonte ata shpifësa e zuzarë që njollosnin vendin … -Ai e zgjati jetëgjatësinë e popullit shqiptar për 45 vjet në pushtet socialistë me 10 vjet jetë më shumë për burrat dhe 12 vjet për gratë.
      ……..Prandaj thellohu në argumentat politik kundër E.Hoxhës kur i përmendë emrin .
      …….O ‘ apatik i pa kulturë !… ,lexo pak gjëra ,por lexoi si DUHET ,mos u shpërnda !!!
      ……Si mundë të barazosh shqipërinë e pastërt çelibar të asajë kohe si në njerëz dhe si në ambientë por dhe me shoqëri e moral dhe kulturë të lartë ?…
      …..Është situatë e pa krahasueshme me moralin e sotëm shkatrrimtar të INTELEKTUALIT ,perversë dhe të degjeneruar por dhe të shoqërisë të kalbur tëndin.!.
      …..Anëkthi i urrejtjes kundër figurës madhore të E.Hoxhës e ka transformuar intelektualin ” properendimor “në një MOSTËR -PËRBINDËSHË !!! ,NJË AMBICIOZ -FATALIST qesharak si ” KOÇI ” te filmi Zonja nga Qyteti të skenaristit Ruzhdi Pulaha !
      ……-Je një mbeturinë e pa riciklueshme e demoshkërdhatësisë së sotme ,dhe vetë e di se ku e ke vendin !
      @@@@-Kurse për plehërat ?…: Ti intelektuali me spekullimet e tua të GABUARA si përherë je një kockë e kalbur don ti japësh goditje E.Ramës me sjelljen e industrisë të riciklimit të mbetjeve dhe menxhimit ambientit në R.SHqipërisë ! ..
      …….TI Dëshiron një k/ministër mediokër që të flejë 4 VJET në rehatinë e tijë të rrethuar nga plehra që po e shkurtojnë jetën e shqiptarve,ka 25 vjet , se sa një k/ministër aktivë ,veprues ,njeri i punës dhe të guximit ! …-që lufton pa pushim për progresin shoqëror .
      …-pastrimin e ambientit dhe integrimin e mbetjeve dhe zgjatjen e jetës së shqiptarve.
      …..Ti je i tmerruar nga sukseset e k/ministrit E.Rama ,je shterpë në idetë e tua ,tregon dobësinë tënde që nuk di asëgjë,veç mllefit e sharjes dhe përbaltjes ,një harbut zemrak ziliqar.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Respekt per Kozaren.
    Grua zonje dhe nje veterane e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.
    Nje shoqeri normale i degjon dhe i respekton gra dhe burra te tille sepse keshtu respekton veten.

  • Une habitem pse behet kaq e madhe kjo puna e plerave,i vetmi gabim qe ka Rama eshte se duhet ta niste me riciklimin e plerave me dy kembe qe ecin rrugeve te Tiranes,shqupin e ka plot me te tille,pastaj te merrej me plerat e tjera.Riciklimi i plerave me dy kembe eshte shume i veshtire,ata jane te forte dhe ecin me makina te shtrenjta,ata jane deputete dhe i mbron ligji,ata jane te shqupi dhe i mbron Saliu,a nuk i keni pare si cirren per kanabisin,shajne policine qe e korr,por nuk thone gje per prokurori gjykate dhe shik,shikojini mire dhe do te kuptoni se sa plera te rrezikshme jane,po ju drejtohem juve se shqeria civile dhe Sazan Guri nuk kane sy ti shikoj ne.

  • Mender shoqeria civile te mbylle sqepin dhe te ingranohet denjesisht ne ato qe vendos qeveria,duke u bere vezhguese e repte e zbatimit te ligjit per mbarevajtjen e keti procesi me se delikat.Lexoje me vemendje z.kryetare vendimin e qeverise dhe hapi syte se per cfar plerash behet fjale.Flitet nga nje qeveri qe po punon per te bere shtet duke filluar qe nga reforma ne drejtesi e deri tek kapja per fyti i dogmaxhinjve qe komandohen nga qytetari dixhital.Boll me me plehra qe per 26 vjet e katandisen kete vend si mos me keq.Behuni njesh me qeverine per te eleminuar plehrat ne mbare vendin si dhe plehrat e politikes apo shoqerise civile.Deshtimet tuaja te nje pas njeshme tregon se nuk e meritoni drejtimin e kesaj shoqerie por me plot gojen mund tju quajme shoqeri plerash qe veproni ne dem te ketij kombi.

  • Per te dalluar mbeturinat e cikleve prodhuese dhe mbeturinave urbane po bej nje shembull. Gazeta 55 nxjerr 100 mije kopje, Panorama 1 milion. Qe kur stampohet ka mbetje letre; a do riciklohet ajo? Pastaj del ne shitje, po per njeqind arsye 1 milion e gjysem kopje nuk shiten, megjithe sforcon intelektuale te Edison Ypit, mikut te nastradinit. Cdo behet me keto miliona kopje mbushur me boje dhe traplleqe? Duhen ricikluar, sigurisht. Ne kete rast nuk ka logjike te kundershtosh kete Ligj mbi riciklimin. Po keshtu edhe per plastiken, kartonat, dru nuk besoj, se s’te le shoqata “dru me pre”, por druri/tallashi nuk riciklohet, ama tjetersohet, presohen per panele ndertimi apo pellets per ngrohje. Psh nje thes pellets 15 kg standard kushton 3.50-4.50 euro. Pra, jo cdo iniziative do snobuar e kundershtuar. Per cdo mall ze vend te rendesishem amballazhi, qe riciklohet dhe perfitohet nga riciklimi. Diku kam lexuar per impiante qe nga gomat e perdorura bejne asfalt, apo goma te ricikluara, une kam perdorur se kushtojne me pak dhe mbeshtes kulturen e riciklimit, qe e theksoj, perpara interesit ekonomik eshte kulture te jetuari ndergjegjshmerisht. Por le te fillojme te trajtojme mbetjet tona te proceseve teknologjike dhe urbane. Nuk i besoj impiantit 100% privat, duhet medoemos bashkia aksionere, sic ben kinezi me kompanite e huaja. Rreziku i madh eshte mafia nderkombetare e trafikut te mbetjeve toksike/radioaktive. Jane miliarda qe tundojne dhe ne jemi vend shume i vogel dhe i varfer.

  • gj ermania eshte tani nje vend i fuqishem .po per te ngritur ekonomine e ka bere riciklimin e plerave,une kam 26 vjet ketu dhe i kemi pare se si veprohet ,z kozeta me qe ke mundur envverin te pergezoi paske qene trime se burat burat trima kur degjonin emerin mbushnin poturet,ju duhet te mbyllni gojen e te lejoni te punoet eshte, e vetmia ruge e paster qe sjell fitime droga eshte bio te sjell miliardat po kultivimi i saj te quan kriminel e dime qe eshte shkaterues i njerezimit,,populli eshte i ndergjegjeshem dhe nuk do ju perkraje juve ata po sohin qe dita dites dicka per te mire po ndryshon,shqupsat,ata qe kane pritur te jene te peivilegjuar mender analista spo lene gje pa shpikur per edin ,keta te gjithe mundohen te bejne pune sabotuse qe te vertetohen shpifiet e tyre,cdo gje qe po behet per te krijuar si pshm kendi i lojnavve te liqeni u neritet ju ambjentalistet me shqupsat me malltezin qe te mos ,behet,malltezet qe bredhin ne bote a mund te thote se ku jane parqet e lojrave ,neper parqe,ne vendet me te mira jane vendosur,ne shtutgart neparkun e madh u prene peme qe eshte bere kend lojnash 8 veta dolen me pankarta si dolen ashtu iken,lereni qeverine te punoje jam dakort me GJERMANIN E FUNDIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *