12-vjeçari fiton konkursin e fëmijës gjenial

Gazeta Dita

Një 12-vjecar nga Londra veriore ka fituar konkursin e fëmijës gjenial. Rahul, i cili jeton në Barnet ka konkuruar në finale më një 9-vjecar duke i marrë kupën.

Niveli i tij i inteligjencës është aq i lartë sa ka arritur të bëhet anëtar i Mensa (shoqata e personave inteligjentë) pasi konkuroi me fëmijë të moshës 19 vjec.

Shfaqja zgjati 1 javë dhe ai iu përgjigj disa pyetjeve shumë të vështira rreth matematikës, kulturës dhe historisë.

Audienca ishte shumë e lartë, rreth 1.8 milionë njerëz cdo mbrëmje që ndiqnin transmetimin. Dijet e vogëlushit në finale kishin të bënin me informacione rreth mejkësisë dhe shkencëtarit Edward Jenner.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *