Zonjat dhe zonjushat e Hollivudit u paraqitën me pamje fitimtare në tapetin e kuq të çmimeve Oskar në Teatrin Dolby, ditën e diel. Ishte nata më madhështore e showbiz-it dhe shfaqjes më të madhe në planet. Jennifer Lawrence, Sandra Bullock dhe Angelina Jolie kishin marrë pamje mbresëlënëse.
Aktoret Cate Blachet, Amy Adams dhe Lupita Nyong’o dolën në krye me pamjet e tyre origjinale, ku veçanërisht Lupita dukej mahnitëse e veshur me një fustan ngjyrë blu prej princeshe, të firmës Prada. Lupita, që është bërë një ndjekëse e modës në këtë sezon tha se ajo zgjodhi këtë fustan pasi i kujtonte vendin e saj, Kenian.
“Ky është Prada dhe është qepur për mua,” tha ajo në tapetin e kuq të Teatrit Dolby. “Kjo është një blu që më kujton qiellin e Najrobit.” Aktorja 31-vjeçare është dominuar për rolin e saj si Patsey në filmin e Steve McQueen, “12 vjet Skllav” (12 Years A Slave) në rolin kryesor pasi mbaroi shkollën e aktrimit.
“U ndjeva aq e krenuar që puna ime e parë pas mbarimit të shkollës më dha kaq shumë famë,” tha ajo. “Unë nuk jam rritur duke parë çmimet Oskar, por e kuptova se ishte diçka vërtet e madhe kur isha në kolegj.”
Amy Adams dukej shik në një fustan mahnitës blu pa rripa, të firmës Gucci që ajo e zgjodhi pasi siç tha “dukej sikur ishte bërë enkas për mua.”
Pavarësisht se nuk u dominua këtë vit, Charlize Theron u bë pjesë e listës së fustaneve të mahnitshëm, duke veshur një fustan të zi dramatik të firmës Dior. Ylli i Afrikës së Jugut arriti në këtë event pa partnerin e saj aktual, Sean Penn, por shkëlqeu në fustanin e zi duke treguar shpatullat e saj të holla, një kurriz të bukur dhe elegant.
Naomi Wats ra në sy për fustanin e bardhë të koleksionit Calvin Klein dhe për varësen e argjendtë në qafë. Ajo erdhi pa partnerin e saj Liev Schreiber duke thënë se “Ai ishte me fëmijët në shtëpi.”
Angelina Jolie shoqërohej nga Brad Pitt, e veshur me një fustan Elie Saab. Çifti mori duartrokitjet më të shumta nga fansat që po prisnin në radhë.
E nominuara për aktoren më të mirë, Cate Blanchett ishte veshur me një fustan përrallash, Giorgio Armani Prive, në ngjyrë argjendi dhe me bisht. “Është i rëndë, por e dashuroj,” tha ajo.
E nominuara për aktoren më të mirë mbështetëse, Julia Roberts arriti me një fustan konservator Givenchi, ndërsa Penelope Cruz me një fustan rozë me të zezë.
Kate Hudson ishte veshur me një fustan të bardhë Versace. Nëna e saj, Goldie Hawn shoqërohej nga partneri i saj Kurt Russell e veshur me një fustan të artë prej mëndafshi.
Sandra Bullock kishte veshur një fustan Alexander McQueen dhe flokët i kishte bërë kaçurrela të hedhura në njërën anë. Olivia Wilde, shtatzënë dukej e sofistikuar në një fustan të zi Valentino.
Anne Hathaway, që u dominua me çmimin aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e saj në “Të mjerët” vitin e shkuar, dukej e sofistikuar në fustanin e zi Gucci të lidhur në qafë.
Meryl Streep, që u nominua për filmin “August: Osage County”, arriti e veshur me një fustan ngjyrë kremi dhe të zi, Lanvin dhe dukej e lumtur dhe e relaksuar në tapetin e kuq, tek bënte shaka me miken e saj të vjetër, Glenn Close.
Lady Gaga ishte veshur më pak çuditshëm se zakonisht, me një fustan klasik ngjyrë floriri dhe pa rripa.
Veshjet më të bukur në ceremoninë e çmimeve Oscar
Cilësohet si ceremonia gala dhe më sharmante e vitit, ku në tapetin e kuq sfilojnë veshjet më të bukura dhe aksesorët më të çmuar. Në Los Angelos gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve Oscar 2014 këtë të diel, në Dolby Theatre u panë të veshur fustane përrallorë që spikatën me hijeshinë e tyre. Mes tyre ra në sy fustani i kaltër i aktores më të mirë joprotagoniste, bukuroshes me ngjyrë Lupita Nyong. Por një hijeshi të madhe pati edhe veshja e Angelina e Jolie, e cila dukej në formë të shkëlqyer e veshur me fustanin e gjatë ngjyrë floriri, ashtu sikundër fustani me lule i aktores më të mirë që rrëmbeu trofeun e artë, Cate Blanchet.
Aktoret shtatzënë që sfiluan në tapetin e kuq
Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve Oscar, në tapetin e kuq me rastin e edicionit të 86-të të Academy Awards, katër aktore të famshme kanë treguar me krenari barkun e fryrë prej shtatzënisë. Kështu bëri Elsa Pataky e cila e veshur me një fustan ngjyrë blu, shoqërohej nga Chris Hemsworth, bashkëshorti i saj prej katër vitesh. Edhe Olivia Wilde e veshur me një fustan të zi elegant tregoi barkun e shtatzënisë, ndërsa shoqërohej nga partneri i saj Jason Sudeikis. Aktorja me ngjyrë Kerry Washington është dukur tejet elegante pavarësisht shtatzënisë, ku me një fustan ngjyrë violë kaloi në tapetin e kuq. Por në festën e organizuar për çmimet Oscar u pa edhe Emma Heming, e cila shoqërohej nga i shoqi Bruce Willis, ku ky i fundit nuk ka ngurruar që ti përkëdhelte barkun.
Përsëri? Mos!
Rrëzimi i saj i vjetshëm teksa ngjitej në skenë për të marrë çmimin Oscar si aktorja më e mirë e vitit duket sikur nuk ka qenë i vetmi rast. Në të njëjtin eveniment ku vlerësohen filmat dhe aktorët më të mirë, gjatë mbrëmjes së të dielës Jennifer Lawrence ka humbur shumë nga eleganca e saj, duke u rrëzuar sërish, ndërsa mbante veshur një fustan të kuq të gjatë, të ngjitur pas trupi. 23-vjeçarja është penguar në fustanin e saj të gjatë, ku pavarësisht se ka zgjatur duart për t’u mbajtur te kolegët e saj në ambientet e Dolby Theatre në Los Angelos ku mbahej ceremonia, Jenn ka përfunduar përtokë. Por ndërsa vjet u prek nga ky rrëzim, këtë herë (ndoshta me më shumë përvojë) e kaloi situatën me sportivitet dhe duke qeshur.
Në Oscar-s hahen edhe pica
Çmimet Oscar Awards 2014 do të mbahen mend edhe për picat e shumta, që u shpërndanë dhe ngrënë në sallë përfshi këtu edhe aktorin, Brad Pitt. Gjithçka filloi me shfaqjen e Elen DeGeneres, e cila i kërkoi të gjithë të pranishmëve pak dollarë për t’i shpenzuar për pica. Pastaj të gjithë së bashku ia nisin, duke ngrënë pica.
Ja kush triumfoi
Ishte një natë e mbushur me emocione për të gjithë aktorët e vlerësuar me çmime, por jo vetëm. Në mesin e tyre spikatën lotët dhe emocionet e aktores me ngjyrë Lupita Nyong’o, e vlerësuar si aktorja më e mirë joprotagoniste për filmin “12 vjet skllave”. Por nuk mungoi as gëzimi i aktores më të mirë e cila rrëmbeu statujën e florinjtë Cate Blanchet, ashtu si dhe emocionet e aktorit më të mirë mashkull Matthew McConaughey.
Aktori më i mirë mashkull- Matthew McConaughey (Dallas Buyers Club).
Aktorja më e mirë femër- Cate Blanchett (Blue Jasmine).
Aktori më i mirë joprotagonist- Jared Leto (Dallas Buyers Club).
Aktorja më e mirë joprotagoniste- Lupita Nyong’o (12 Years A Slave) .
Regjisori më i mirë- Alfonso Cuaron (Gravity).
Filmi më i mirë- 12 Years A Slave
Make-up dhe stilimi më i mirë- Dallas Buyers Club (Adruitha Lee, Robin Mathews).
Dizajni më i mirë- The Great Gatsby (Catherine Martin, Beverley Dunn) .
Kënga më e mirë origjinale- Let It Go (Frozen).
Stilisti më i mirë- Catherine Martin, (The Great Gatsby ).



