Shtypi spanjoll ka bërë të ditur mbrëmë se Real Madrid dhe Totenham kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Gareth Bale në “Santiago Bernabeu”. Sipas lajmit në gazetën “AS”, klubi i Florentino Perezit ka rënëdakord të paguajë 120 milionë euro për të marrë uellsianin. Lajmi nuk ka gjetur konfirmim nga dy klubet, por thuhet se gjithçka do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.
Shkaku është se klubi londinez dëshiron të përforcohet më parë me lojtarë të tjerë, për të mbushur boshllëkun që lihet nga ikja e Bale. Uellsiani cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, por çmimi i tij ka kaluar çdo limit, pasi londinezët nuk dëshironin kurrsesi të dorëzoheshin para ofertave të njëpasnjëshme të Realit.
Tashmë është e sigurtë se bota e sportit ne përgjithësi dhe futbollit në vecanti është e mbushur me trukime,korrupsion dhe pastrim parash.Rasti i i Bales na ben pesimist per te ardhmen e futbollit.Shikoni nje futbollisht me i shtrenjte se nje uzine apo fabrike e teknologjise larte.Jo vetem nuk behet fjale per fair play por po konfirmohet dhe vete nga drejtuesit e futbollit europian por dhe nga yjet e futbollit boteror se sporti po shkon drejt degradimit.Ah sikur keto para te perdoreshin per njerezimin me siguri do te kishim nje bote tjeter.