Maqedonia e Veriut ka shënuar sot tre viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Autoritetet në vendin fqinj, i cili është më i prekuri në Ballkanin Perëndimor pas Serbisë, bëjnë të ditur se sot janë zbuluar edhe 18 raste të reja.
Numri më i madh i të infektuarve janë nga Kumanova, ndërsa në Shkup, Tetovë dhe Shtip janë regjistruar nga dy raste.
Bilanci total i të infektuarve si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur tanimë në 1225, ndërsa numri i viktimave në 54.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e fundit nga virusi janë shëruar 21 pacientë, duk e çuar numrin e të shëruarve ka arritur në 200.
Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, ndërsa Kumanova prin me numrin e rasteve për kokë banori. Në këtë qytet është shënuar edhe numri më i madh i viktimave si pasojë e virusit.
Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet vendi me numrin më të madh të testeve për kokë banori në rajon, përkatësisht 12133 teste të bëra që nga fillimi i pandemisë. Gjatë fundjaves Kina i ka dhuruar teste të reja dhe preparate mbrojtëse për stafin mjekësorë.
e.k. / dita

Per shkak te testeve te shumta paska shume viktima maqedonia!!! Ku eshte lubonja se vetem ai mund ta spjegoje kete.