Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është parë i relaksuar pas kualifikimit në çerekfinalet e Champions League dhe disa ditë para përballjes së madhe ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu” teksa ndiqte ndeshjen e Euroleague-s në basketboll mes Real Madrid dhe CSKA Moskës, e fituar nga skuadra ruse.
Bashkë me yllin portugez ndodhej edhe e dashura e tij ruse Irina Shayk si dhe shoku i skaudrës Pepe bashkë me bashkëshorten e tij.
Ronaldo, autor i tre golave në dy përballjet me Schalke 04, pritet të jetë protagonist edhe në “El Clasico”-n e së dielës.
