Interi mundet nga Atalanta në Giuseppe Meazza

anazapta

Skuadra e Interit është mundur nga Atalanata në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1. Musafirët kaluan në epërsi në pjesën e parë me anë të Giacomo Bonaventura (35’). Mirëpo, Mauro Icardi reagoi shumë shpejtë për ta barazuar rezultatin (36’) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra të njëjta.

Në fraksionin e dytë, përkundër tentimeve, rasteve dhe shtyllave, Nerazzurrët nuk arritën të realizojnë. Për më shumë, ata pranuan gol në mbyllje të sfidës. Giacomo Bonaventura realizoi golin e dytë personal (90’) dhe e la kokulur skuadrën vendase.

Pas javës së 29-të, Interi numëron 47 pikë dhe gjendet në vend të pestë. Pozita që çon në Ligën e Kampionëve është 11 pikë larg (kurse Napoli ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Atalanta, nga ana tjetër, është në vend të tetë, me shtatë pikë më pak se zikaltrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *