Këshilltari i Gjykatës së Lartë i shpëton vrasjes

anazapta

Këshilltari i Gjykatës së Lartë Alban Dokush i ka shpëtuar vrasjes. Ngjarka ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, ku Alban Dokushi, po kthehej në automjetin e tij pas shoqërimit të fëmijës në kopësht. 35-vjeçari është qëlluar nga një plumb, i cili për fatin e mirë të tij nuk e ka prekur.

Ndërkaq në këtë momet ai ka dalë nga automjeti i tij tip Citroen më shpejtësi dhe gjatë kësaj kohe ka pesuar dëmtime të lehta. Ai është nisur menjëherë për në një spital privat në Tiranë, ku mori ndihmën e parë dhe mësohet së ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së komisariatit numër 2, duke ngritur edhe pistat e para. Burime nga blutë e Tiranës sqarojnë që mund të kemi ngatërrim objektivi, duke qënë se Alban Dokushi nuk ka konflikte dhe njihet si njeri i qetë në rrethin e tij. Megjithatë, në konsideratë do të merren edhe konflikte të mundshme të 35-vjeçarit, por Dokushi mësohet të jetë shprehur që në dijeninë e tij nuk ka probleme me njeri.

Jashtë hetimit nuk është lënë edhe pista për shkak të detyrës së Dokushit në Gjykatën e Lartë, pasi ushtronte detyrën e këshilltarit ligjor i gjykatësit, Edmond Islamaj. Marrja në pyetje pas trajtimit mjekësor të 35 vjeçarit pritet të japë më shumë detaje për ngjarjen nëse ka qënë ngatërresë objektivi apo një atentat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *