Për Otto Witten, 13 gushti 1913 ishte një rast i paharrueshëm: dita kur ai u kurorëzua mbret i Shqipërisë. I lindur në Gjermani në vitin 1872, Witte fillimisht kishte punuar në cirk, si një zbutës 8-vjecar luanësh, përpara se të bëhej akrobat. Miqtë e tij e njihnin si një mjeshtër të rrëfimit, gjithmonë duke shpikur aventura të guximshme dhe të pamundura. Por asgjë nuk i afrohej rrëfimit, për ngjitjen e tij në fronin e Shqipërisë.
Sipas rrëfimit të Wittes, ai po performonte me cirkun në Budapest në fillim të vitit 1913, kur lexoi një lajm në një gazetë për Shqipërinë, një ish zotërim i otomanëve por tashmë shtet i pavarur. Gazeta shpjegonte se shqiptarët dëshironin kthimin e nipit të sulltanit otoman, Halim Eddinen, që të bëhej mbreti i tyre. 
Për habinë e Wittes, fotografia e printuar e Halim Eddines kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë vetë! Witte u nis për në Shqipëri, ku u vetëshpall mbreti Halim Eddine: në 13 gusht, ai u kurorëzua mbret. Pesë ditët e ardhshme ishin shumë të mira për Witten, teksa shijonte kënaqësitë e haremit mbretëror e madjei shpalli luftë edhe Malit të Zi. Por gjithë gjërave të mira u vjen fundi. Gjithnjë e më i shqetësuar se vendasit do e zbulonin rrengun e tij, Witte u largua duke marrë me vete një pjesë të konsiderueshme të thesarit mbretëror.
Por kishte një të metë në historinë e Wittes: ishte totalisht e pavërtetë. Asnjë burim shqiptar nuk e mbështeste, dhe Halim Eddine nuk ekzistonte. Sërish njerëzve u pëlqente ta besonin dhe historia gjeti vend në libra dhe gazeta. Në Berlin, autoritetet e lejuan Witten që të përfshinte fjalët “Ish Mbret i Shqipërisë” në kartën e tij të identitetit, dhe Witte lëvizte nëpër Gjermani me uniformë, duke treguar historinë e tij. Edhe në gurin e varrit në Hamburg, ku u varros në vitin 1958, është skalitur titulli mbretëror. /BBC History – Bota.al

Gjerman hajdut. Mos haroni ca na kane bere gjermanet. Perseri po vijne te na vjedhin ata dhe te tjere. Ujku qimen e nderon po zakonin nuk e haron.
O Labi, a e ke verejtur se si “Shqiptaret” Gjermanine Fashiste kurre nuk e quajn pushtuese apo okupatore.
Gjithashtu mos fol keq per Gjermanin e sodit sepse ajo eshte krejt ndryshe.
Epo populli yne kerkonte Halimin per mbret dhe Halimi u erdhi dhe ata I lepinin kembet si mbret qe ishte.Po te ishte budalla qe te ikte pa marre gje me vehte,nuk arrinte te behej mbret I budallenjeve.
Shqiperia dhe mbreti i saj cikusant, tradita vazhdon, politikanet tane jane cirkusanta te gjithe.
Kushdo qe te afrohet ka vetem interesin e tij dhe jo tendin. Mjere ai qe bie ne kurthe te tilla, individ apo shtet qofte. Mashtrimi nuk ka lindur ne Shqiperi edhe pse kemi te drejte se jemi nder popujt e vjeter te Europes.
E vertet e pa vertet kjo histori,ska asgje per tu habitur,te ne cdo debili qe ti mbushet mendja behet mbret