Shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ shprehet se ka ndodhur tashmë një ndryshim i madh politik dhe social, në të cilin kanë ndikuar zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar. Zeqo artikulon termin ‘vdekja e bardhë’ për klasën e vjetër politike, ku ai fut jo vetëm Berishën dhe Nanon, por edhe politikanë të tillë si Xhuveli, Islami, Ndoka, Gjinushi, Ceka, Milo e të tjerë. Një klasë e re politike ka lindur, sipas tij. Interesant është edhe konstatimi se bashkë me klasën e vjetër politike kanë perënduar edhe emrat e “opinionistëve” klientelistë që i shërbyen devotshmërisht deri në idiotësi politikanëve të vjetër…
– Zoti Moikom, janë shpallur emrat e qeverisë “Rama”, por qeveria “Berisha” ende është në fuqi dhe merr vendime. A nuk është një paradoks që të bën të mendosh?
– Shpallja publike e emrave të ministrave të kabinetit qeveritar Rama, (sipas nyjëtimit kushtetor të Qeverisë së Shqipërisë), të maxhorancës të krijuar mbas zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit u bë. Kjo qe e domosdoshme edhe për shkak të qartësimit mbas gati pesë javësh të fitores plebishitare të së majtës, kur u shpall urbi et orbi brenda dhe jashtë vendit kjo fitore e pazakontë politike. Për një arsye (të mos arsyes) formulimi aktual kushtuetues në vend që të njihte krijimin e kabinetit të ri qeveritar jo më shumë se dy javë menjëherë mbas zgjedhjeve, njeh zgjatjen e mandatit qeverisës së kabinetit parardhës gati 3 muaj mbas rezultatit final të zgjedhjeve. Është sicc thoni ju. një paradoks i çuditshëm që duhet rregulluar menjëherë në Kushtetutë se nuk ka kuptim as ligjor të mirëfilltë dhe as moral. Si mundet që qeveria e një ish maxhorance që ka humbur- këtë herë në mënyrën më të skajshme të jetë për 3 muaj pas disfatës një qeveri me mandat ligjor të plotë? Ky konvencionalitet dhe ambiguitet kushtetues duhet ndrequr patjetër.
Tri muaj janë gati një e katërta e një mandati një vjeçar…
Pikërisht… Madje në demokracitë parlamentare si për shembull në Itali ka raste që një qeveri është njohur si qeveri legale në kronologjitë zyrtare të qeverive edhe për 3 ose edhe 2, apo 1 muaj. Pra nuk duhet të ketë një dualitet të panevojshëm dhe të kotë, domethënë kryeministri i zgjedhjeve të fituara botërisht të mos ketë për këto 3 muaj mandatin ligjor, kurse kryeministri që i ka humbur zgjedhjet de facto e de jure të jetë njëkohësisht përsëri kryeministër de facto dhe de jure. Kështu ndodh në Shqipëri dhe kjo krijon një gjë të pakëndshme dhe alogjike. Kjo pikë virtuale e Kushtetutës duhet të saktësohet për të shmangur anomalitë e vetë Kushtetutës. Veç të tjerave kjo kohë kaq e gjatë (e harxhuar në boshllëk dhe e pakëndshme) ka nxitur mediat dhe shtypin me të drejtë dhe më të padrejtë për të bërë “profecira”, hamendje, hedhje emrash nga më të ndryshmit në ruletin e “parashikimeve dhe mundësive pushtetore”. Tashmë kjo situatë spekulative mori fund me shpalljen e emrave ministrorë. Kjo bën që ministrat e ashtuquajtur të kryeministrit të humbur Berishës të jenë thjesht ende deri në shtator figura butaforike jo të legjitimuara. Përsëris: një kohë shumë e gjatë, e paarsyetuar. Dhe vendimet që janë marrë gjatë kësja kohe janë të gjitha vendime antiligjore. Të pazbatueshme, të pajustifikueshme. Kushtetuta i njeh legjitimitetin e akteve ekzekutive forcës fituese të zgjedhjeve, jo forcës humbëse të zgjedhjeve. E djathta i ka humbur zgjedhjet dhe i ka fituar e majta. Kjo është përfundimisht e qartë.
– Mendoni se sfidat e qeverisë “Rama” do të jenë të mëdha ?
-Po, do të jenë shumë të mëdha dhe për më tepër të ndërlikuara, por gjithsesi sfida të përballueshme. Do të kemi një qeverisje tjetër, më të kulturuar, ndryshe nga qeverisjet e mëparshme. Problematika të thekshme do të ketë padyshim. Por do të jenë të kapërcyeshme.
– Cili është sipas jush efekti më i rëndësishëm i 23 qershorit?
– Në analizat e mia politike nuk jam marrë aq me emrat (ndonëse emrat kanë rëndësi padyshim) se sa me fenomenet substanciale. Klasa politike shqiptare e këtyre 22 viteve të një demokracie të brishtë dhe ambiguide ka demonstruar të meta disa herë të frikshme. Në shkrimet e mia e kam quajtur shpesh si klasa parapolitike shqiptare, ende të pa emancipuar dhe plot retrograde të totalitarizmit, te provincializmit politik, të korruptuar, të padenjë për qytetarët shqiptarë. Fitorja e 23 qershorit vuri një kufi të madh kronologjik. Në një vizion më të gjerë Rama (vota popullore) do të hyjë në histori sepse e ka skualifikuar klasën e vjetër politike shqiptare. Ky është një fakt, duam apo nuk duam ta besojmë. Një ngjarje me tërë kuptimin e fjalës historike.
Në çfarë mënyre e ka skualifikuar? Pse e besoni këtë?
Me zgjedhjen e mençur të kabinetit të ri qeverisës klasa politike e dikurshme është në një vdekje të bardhë, pra pa të ardhme. Kjo duhet kuptuar qartësisht dhe në qetësi të plotë, pa asnjë pezm, ose krekosje të kotë. Është rezultati i një procesi të mirëfilltë historik. Në pension politik është tashmë jo vetëm Nano dhe Berisha (liderët historikë të së majtës dhe të së djathtës) por tërë kostelacioni i tyre përkatës. Funksioni i tyre në vendimmarrjet politike ka mbaruar përfundimisht, ndonëse mund të jenë ende në debatin publik – gjë krejt e vetëkuptueshme dhe normale.
Cilët konkretisht?
Janë shumë emra politikanësh, disa tepër të njohur, me kontribute, si Meidani, Moisiu, Topi, ose të tjerë si Gjinushi, Milo, Koçi, Malaj, apo edhe Topalli, Olldashi, Bode, Patozi, Bregu, Ngjela, Dule, etj, emra kryeministrash dhe ministrash të së djathtës dhe të së majtës, edhe nëse janë ende deputetë (disa nuk janë). Mos të flasim për figura të tilla si Xhuveli, Mediu, Islami, Ndoka etj. E kanë tashmë shumë të vështirë ta mendojnë ta hapur karrierën e tyre në ekzekutiv, pra koha politike për ta ka mbaruar, janë pjesë e historisë së kaluar të klasës politike shqiptare. Mendoj se e majta do të qeverisë të paktën dy mandate. Pra bëhet fjalë për 8 vite, ku karrierat si deputetë nuk do të jenë të barazvlefshme me karrierat ekzekutive si ministra. Mbas 8 vjetësh shumë nga këto figura të politikës aktuale do të jenë më të plakur, ndoshta do të binden edhe vetë se koha e tyre politike ka shteruar natyrshëm. Po e përsëris: 23 qershori shënoi mbarimin e një paradigme: dmth vdekjen e bardhë të klasës së vjetër politike shqiptare, duke lëne gjurmët në historinë virtuale të politikologjisë shqiptare, për të qenë subjekte studimi të tranzicionit të stërgjatur dhe kontradiktor. Analizat për ta mund të mos rreshtin, por do të jenë gjakftohta, pa asnjë klientelizëm, servilizëm apo edhe pa optikën manikeiste-që nuk është optika shkencore. Klasa e vjetër politike nuk do të gjykohet nga ajo që protaganistët kryesorë do të thonë për veten e tyre, por nga ajo që do të thotë historia e papolitizuar dhe objektive për ta. Kjo është ligjësia e pashmangshme. Kështu historia mund të jetë një leksion mësimi dhe mençurie, ose një katarsis i pashmangshëm në të gjitha kuptimet. Kjo nuk është ndonjë gjëmë, është proces historik siç e theksova i natyrshëm, ndoshta dhe i vonuar mbas 22 vjetëve. Unë e shikoj këtë gjë pozitivisht. Kështu duhet të ndodhte dhe më në fund ndodhi. Jemi kështu para një paradigme të re, të krijimit të një klase të re politike,të emrave të rinj të politikës. Kjo do të ndodhë në vazhdim në tërë spektrin politik,në të majtë , në të djathtë dhe në qendër. Ky fenomen i ri është i domosdoshëm, por edhe jetik.
Ju besoni se ata do zhduken kështu vetë nga skena? Dihet sa joshës është pushteti publik në një vend si Shqipëria…
Askush nuk mund të mohojë që edhe politikanët e vjetër-nuk ua injoron kush përvojat por edhe pasionin e vazhdueshëm politik të marrin pjesë në debatin e përditshmërisë, të detajeve etj dhe të jenë elementë të klimës politike,por për shumë arsye kushtetuese nuk do të kenë peshë në vendimmarrjet e rëndësishme politike. Nga shumë pikëpamje fitorja plebishitare e 23 qershorit ka ndryshuar peizazhin politik,mendësitë, vizionin, përvojat. Ka nisur udhën një klasë e re politike, që duhet përshëndetur !
– Po në media si ka ndikuar 23 qershori, si e shihni këtë aspekt, cila është analiza juaj?
– Mendoj se bashkë me klasën e vjetër politike kanë mbaruar tërë emrat e opinionbërësve të klientelizuar që u kanë shërbyer me devotshmëri dhe idiotësi emrave kryesorë të klasës politike të vjetër. Mund të lindi një klasë e re e gazetarëve dhe analistëve që të qëndrojnë mbi partitë politike, për të luajtur rolin e pushtetit të katërt, të kriticizmit konstruktiv .E shpresoj këtë gjë.
Mediat do të gjejnë (duhet të gjejnë) një ekuilibër të ri, për të mbijetuar. Sepse infiltrimi dhe sinkretizmi më klasën e vjetër politike qe më tepër një dështim dhe mungesë dinjiteti profesional dhe mungesë e ndërgjegjes qytetare.
* * *
Ata po ikin. Bëni që të mos kenë arsye të na rishfaqen
“DITA” vendos sot në fokus një intervistë të studiuesit Moikom Zeqo, i cili hedh i pari themelet e një debati interesant mbi efektet e 23 Qershorit:
A ishte ky moment politik, fillimi i fundit për një plejadë të tërë politikanësh në Shqipëri? Lista e emrave që rrezikojnë perëndimin e karrierës politike të përmendur kalimthi nga Zeqo në këtë intervistë, mund të jetë e paplotë, mund të jetë e fryrë por mund të jetë edhe e përpiktë.
Në diskutim nuk janë emrat por fenomeni që pritet të ushtrohet mbi një brez të tërë politikë-bërësish si pasojë e konfigurimit të ri politik të pas 23 Qershorit. Vota dha një mesazh të fortë për daljen e Berishës dhe kukullave të tij të PD-së nga skena, dhe më pas Edi Rama nuk përfshiu në ekzekutiv asnjë nga brezi i vjetër i PS-së.
Ky ekip i ri qeveritar përveç tiparit themelor që përfaqëson një ekip të ngushtë njerëzish të besuar të Ramës, mbart dhe tiparin e një ekipi të pa përlyer në histori skandalesh apo implikimesh korruptive në pjesën dërrmuese të tij. Nuk është pak. Sidomos për një fillim të mbarë. Fillimi i mbarë është vetëm gjysma e punës, thotë populli. Por kemi edhe gjysmën tjetër. Si do jetë ajo? Në varësi të këtij ekuacioni do të jetë edhe fati politik i dhjetëra politikanëve të “plejadës së riskuar” të pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Ata do e kenë të garantuar kapitullimin e tyre, vetëm me kushtin që ekipi i ri të arrijë t’u tregojë shqiptarëve se sa të rënda dhe të shkuara dëm janë 20 vite “tranzicion” të kaluara me plejadën e hokatarëve të politikës së djeshme. Ky është një kusht jo dhe aq i thjeshtë, sidomos nëse mbajmë parasysh se Shqipëria në të gjithë historinë e shtet-formimit të vetë është karakterizuar nga nuanca të forta të kënetës elitare, pra të mos qarkullimit normal të elitave. Ndaj dhe kjo trashëgimi, është një degë e fortë ku plejada e vjetër ka ditur të mbahet gjithnjë, duke i shpëtuar çdo vërshimi nga lumi i votave. Shembullin më të freskët të “degës” e kemi nga zgjedhjet e fundit të bëra në Partinë Demokratike, ku Berishizmi, ndërroi fytyrën, duke zëvendësuar tiparet e egra të Berishës, me buzëqeshjen qumështore të Lulit. Për të ndryshuar fytyrën e Berishës duhej lumi i votave, qeveria e re e mori këtë lum, pasi populli ja dha, por për të ndryshuar modelin e Berishizmit duhet punë. Kanë shansin e artë për të zhbërë kënetën, nuk është pak.

Dhe moikomi tek kjo vdekja e bardhe hyn. Se firmosi dhe peticionin per nanon
President. Ikni ore pleq te ndyre dhe korruptuar deri ne palce dhe hapni rruge per rinine.
Eshte analiza me e sakte.Te tilla analiza jane reale dhe jo analiza alla Artan Hoxha qe te vjen ndot ta degjosh.
Analiza shume e holle e mencur si per politikanet dhe per mediat dhe analistet e varur dhe te servilosurit deri me peshtirosje. Ndoshta keta njerez duhet kishin ikur por edhe tani nuk eshte vone Ndoshta ky vend do te marr fryme lirisht nga keta politikane por ne hape tv nuk do te kete frike te shohe e degjoje nje koment ku behet nje analiza dhe nxiret nje koment jo te mbrohet pushteti edhe atehere kur ai vret kur vjedh shet hapesirat detare dhe perdhunon lirine e bashkeqytetareve te tij.
Maikom Zeqo eshte nje ze, qe duhet degjuar dhe vleresuar maksimalisht per thellesine e mendimeve qe jep. Edhe ne kete shkrim – analize ka kapur nje te vertete te pa diskutueshme. Por druaj se politika e re nuk behet vetem me politikane qe kan moshe te re dhe keta paskan tager ta bejne kete politike. Pra e thene me shkoqur,nuk eshte mosha kriteri me kryesor per te bere nje politike te re, se sa pervoja dhe mencuria kombinuar me guximin dhe trimerine qe duhet te kene udheheqesit qe dolen nga zgjedhjet e 23 qershorit.Edvin Kristaq Rama, duhet te aplikoi fort artin e krasitjes ne ket peme qe sapo ka mbjelle, me qellim qe populli shqiptar qe e votoi ne menyre plebishitare te shijoi sa me shpejt frytet e saj.
.. “ 23 qershori shënoi mbarimin e një paradigme: dmth vdekjen e bardhë të klasës së vjetër politike shqiptare.. “
“Ata do e kenë të garantuar kapitullimin e tyre, vetëm me kushtin që ekipi i ri të arrijë t’u tregojë shqiptarëve se sa të rënda dhe të shkuara dëm janë 20 vite “tranzicion” të kaluara me plejadën e hokatarëve të politikës së djeshme.”
Une dhe kushdo ben pyetjen : Eshte e mjaftushme vetem “ vdekja e bardhe “ per t’u harruar nga politika edhe kur duart janë lyer me gjak dhe janë zhytur ne llumin e korrupsionit deri ne rreze ?
A do te vihen para pergjegjesise ligjore politikanet e felliqur rende keto 23 vjet ?
Kjo duhet te jete pika 1 e kushtit te ekipit te ri. Dhe jo me burgim se atje do te hane e pine nga leket e shqiptareve, por me sekuestrim te pasurive te pa ligjshme, monetare dhe prona te pa luajtshme dhe pasi tu jepet denimi te lihen qendrim ne shtepi dhe me kusht qe mos te dalin jasht Shqiperise.
Duhet te hapet muzeu i politikaneve te tranzicionit ku te vendose fotografite , video te ndryshme nga bemat e te tyre dhe opinione te shqiptareve per keta bastarda qe shkaterruan çdo gje te trasheguar nga djersa e popullit per 50 vjet para 1990 dhe qe vodhen ,vrane e shkaterruan me ligjet qe bene per 23 vjet ,Shqiperine e shqiptaret.
Ky te quhet “ Muzeu i Monstrave Politike te Demokracise “ , do te jete me interesanti due do te kete vizitore te shumte, Bota dhe brezat qe do te vijne do t’i njoh se kush na ka qeverisur. Ne kete museum te jene edhe ata analistet bythelepires te tyre per 23 vjet rresht.
Pika 2 e kushtit : Edi Rama duhet ta vazhdoje pastrimin e tij ne radhe te pare : Ne caktimin e administrates se re ne rang zv/ministrash,drejtoresh digasteresh, prefektesh, drejtoresh rajonal ne qarqe dhe rrethe per te gjitha linjat e Ministrive.
Duhet te pastroje fenomenin tashme faktik te punesimit te familjes , te farefisit familjar dhe krushkut e krushkave ne bashkite edhe te majta apo drejtorite qe mbulohen nga kryebashkiaket. Keshtu janë pleksur edhe punesimet ne qarqe etj.
Duhet te pastrohen njerzit qe kane mendesi nanoiste dhe qe luftojne e punojne me klanet e tyre ne pushtete te vogla locale per te ricikluar Nanon ne politike ( siç bejne berishistet ne PD per te mbajtur Berishen)
Duhet te perzgjidhen njerez me ide te reja dhe te rinj, qe mbeshtesin te ardhmen dhe nuk qajne per te djeshmen. Per kete nuk duhet pritur 2015,por duhet te vihet aty me nje parapergatitje. Vetem keshtu rifitohen pushtetet locale dhe merren ato qe gabimisht ka marre Saliu ne te shkuaren.
Besimi eshte i plote per Edi Ramen dhe ekipin e tij sepse : ka nje ndryshim esencial midis Edi Rames si vizionar i Ri ne politike dhe klases se vjeter politike qe perendoi.
Te gjithe kryetaret e partive politike qe nga viti 1990, me dy lideret kryesor Berisha dhe Nano, u emeruan nga Ramiz Alia me sherbimin e fshehte te Partise se Punes te kryesuar po nga Ramizi. Kete fakt me dashje apo pa dashje e kane dekonspiruar vet keta duke akuzuar njeri tjetrin . Arriten deri aty me akuza te ndersjellta dhe pseudonime bashkepunetoresh sa nuk e kontrolluan dot kufirin deri ku do te ishin akuzat, por nxorren bythen e tyre ne diell.( Flasin per nje fare Katovice te Gorbaçovit )
Edi Rama nuk u emerua ne politike dhe sot ne krye te Qeverise se Shqiperise. Ai nuk u fut dot ne keto kllapa qe ne fillimet e demokracise kur e braktisi Saliun ne fillimet e themelimit te PD-se.
Edi Rama nuk u fut dot edhe nen tutelen e Fatosit apo rregullave te vjetra strikte te PS-se , te trasheguara nga PP-ja.
Per te ardhur ne krye te Partise luftoi me rrymat e vjetra islamisto-pragmatiste ,nanoisto-amalgamiste, froko-çupiste etj . paraqiti programin e tij politik te se ardhmes dhe fitoi me vote
. Per kete nanoistet bertiten dhe bertasin : “ Edi na ka prishur Partine “ .
Edi Rama beri katarsisin e vertete te Partise Socialiste dhe e beri nje parti me vizione te reja perendimore dhe solli ne te djem e vajza te shkolluar ne perendim dhe te kalitur ne betejat opozitare ketu ne shqiperi prej 8 vitesh , i dhane PS-se nje vision e dimension te ri.
Edi Rama nuk u caktua kryeminister si Rama dhe Berisha, por jasht deshires ndoshta edhe te dikujt jasht vendit , ai mori deshiren e paparashikuar nga askush te shqiptareve, me voten e 23 Qershorit per te qeverisur.
Ky eshte dallimi i Edit dhe politikes se tij nga politika dhe politikanet e perenduar ose te shqelmuar nga populli.
Berisha dhe femrat e tij deputete e ministre , 8 vjet u moren me Edi Ramen dhe familjet e Deputeteve, me vjedhje e vrasje dhe fare me qeverisjen e vendit.
Edi Rama dhe qeveria e tij duhet te merret me qeverisjen e shqiptareve , ngritjen e shtetit te rrezuar, punesimin dhe ngritjen e mireqenies se tyre , dhe opozite te vertete duhet te kete shqiptaret qe i prune ne pushtet.
Me berishen dhe hajdutet le te merret ligji e prokuroria.
Ketu qendron edhe Besimi ,forca dhe mbeshtetja qe ka Edi Rama me ekipin e tij per suksesin ne qeverisje. Dhe kjo nuk eshte pak !
Por qe besimi te jete i plote duhet qe ne politiken e re qe sapo ka nisur te marre udhe nje “ Institucion i Ri “ , ai i venies para ligjit te politikaneve qe vjedhin,vrasin,abuzojne me pasurite kombetare . Kjo eshte kerkesa e votes se 23 Qershorit !
Z.Moikom, jam dakort me idete tuaja, por kam nje sugjerim, perdorni fjalen e huaj “paradigme”_(παραδιγμα) ,pse kur kemi fjalen shqipe “shembull”, nuk e kuptoj.
Bravo Artan. u ngjalla dhe Moikom Zeqo qe deri dje firmoste peticion per nanon president. Njerez pa karakter. Sa shume na mungojne njerez si Kasem Trebeshina, por ky popull qenka servil gjithe jeten.
keta emra te permendur nga mojkomi duhet te hikin temos duken se eshte turp per ta dhe per vendin
JO VDEKJE TE BARDHA POR TE VDEKUR QE ECIN
No white dead’s but Dead walking man’s
Sa oportunizem i pa kerkuar nga te gjithe ne shqip folesit e stomaqeve boshe dhe te veshjeve te dhuruara nga kush e di ku e nga kush, e ne shqip folesve te tradhetuar ne jete te jeteve, te blere ne pragun e votes me parate e vjedhura te djerses tone, te shtypur gjer ne palcen e ashtit tone te perthyer, te masakruar ne me te paren proteste, te vrare e te burgosur , “trup e shpirt te sakatosur” shprehej nje poet i vertete i yni.
Te flasesh per vdekje te bardhe perballe njezet e gjashte te vrareve te Gerdecit, perballe kater herojve te 21 Janarit, perballe tragjedise se Otrantos e te Karaburunit, perballe grabitjes se mundit, djerses, sakrificave, jetedhenjes, torturave, iternimeve, burgosjeve, pushkatimeve per te krijuar pasurine kombetare te te gjtitheve ne shqip folesve nen diktaturen enverhoxhiste, nga aventuriere, hallabake, shpellaxhinj, mashtrues, kodoshe e oportuniste te ores se fundit eshte vetem nje felliqesi, nje dekadence si e stilit ashtu edhe krenarise te te qenurit shqiptar.
Nje dite me pare nje makaronaxhi bertiste nga varri ”do kthehemi”, siç duket e dinte qe sot nje pseudo poet i fallimentuar do ti jepte mundesi, me “vdekje te bardha”, te rikthehej ne marshin e tij shqiperi-shkaterrues.
Po ç’mund te presesh nga autori e librit te tij me te fundit te titulluar “REFUZIMI I SHKRIMIT”?
Per t’ju dhene nje ide te kryevepres se tij citoj pak vargje nga nje poezi ne kete ofendim te poezise se vertete:
Romeo është mbreti i zi
e Xhulieta mbretëresha e bardhë
që duke u dashuruar
i humbin kuptimin shahut
që është vetëm ndarje dhe urrejtje,
divorc dhe jo martesë.
Po te shkosh ne psikiatrine e Elbasanit gjen ne mure vargje me te vertete mbreselenese…
Nuk votuam per nje vdekje te bardhe, votuam per drejtesi e moralitet, per denim sipas ligjeve te te gjitha shkeljeve e abuzimeve te bera ne 23 vitet e fundit.
Nuk votuam per tu kthyer pese ministrat e Metes, apo te centralinistes Kodheli, apo te kubojsit Tahiri, voten ja dhame Edi Rames per te na kthyer dinjitetin e humbur, te vjedhur nga keta pjella monstruoze qe sot i falimentuari Moikom Zeqo Kerkon ti mbroje me vdekje te bardha.
Ne pension: Nano do hape nje lokal per rrulote dhe per jete nate ne Vjene.
Berishes, ka fillue me i pelqy sporti. Te bahet president i ndonji ekipi.
Jozi- Zbulim i papritun, kritike arti sidomos piture.Te celi nji galeri private.
Nishani- Ah, ketij s’ia gjej dot hobin, ju lutem me ndihmoni…
luli koment pas komenti gabim pas gabimi ,,nuk gjykohet ashtu si gjykoni ju ,,njeres jemi gabime bejme ..qe ta gjykosh moikomin ne kete mynyre mua me duket e pa drejt dhe jo racionale moikom zeqo nuk eshte njeri dosido ..ai ashte shkencetar zoteri dhe me kulturen e tij profesionale na ben nder te gjitheve dhe analiza eshte perfekte e drejte dhe pa aneshme ///te mos behemi egoiste pse tha ate apo pse nuk tha kete une apo ti nuk e bejme dot ate qe ben ai ,atehere pse te mos krenohemi me te po te trgohemi fyes ndaj tij po une mendoj se ju nuk e njihni mire historine ,,,me habit fakti kur ju e paskeni si idhull kasem trebeshinen ,,,,..une nuk mar persiper qe tu sqaroj se kush eshte trebeshina ,por te sugjeroj te te lexosh se si e pershkruan kadare [[shkrimtarin disident ] kasem trbrshina mos haro vetem nje fakt qe kasemi eshte i pari qe ka vene thenien famekeqe [[[plumb pas koke te krahasosh nje 60 vjecar me nje 90 vjecar bemat e tyre jane diametralisht te kunderta eshte fyerje per shkencen dhe ngritje pa te drejte e nje sharlatani si kasem trebeshina ai ne emer te ashtuquajturit komunist ka vrare njeres me plump pas qafe ,,aeshte njerezore kjo
Mire gomari qe ngordhi… po mizat? .. …ndaj duhen dizefkuar per te ngordhur perfundimisht.
Respekt per komentin e bere me siper nga “Zekthi”.
Nese kjo interviste do te ishte bere nga dikush,qe nuk ke pasur lidhje me politiken e 23 vjetve te fundit,do te thoja se nuk ka asnje te share.
Ne rastin e Moikom Zeqos,me vjen per te vjelle.Dje Driteroi,sot Moikomi,neser,,,,,,,keshtu do t’i shohim ne rradhe,,,,,,,,,,, per te axhustuar interesat e tyre te dhjera ne realitetin e ri.
Kur Moikomi bente ligje,si deputet,per Shqiperine i kishte dhene karar te rehatohej ne gjirin e nano-kurvave,,,,,,,tash e paska kuptuar qe eshte koha e kararit,”dallandyshe ktheje ndryshe”.Ja pse me vjen per te vjelle me nahijen e moikomeve.
Per mua,qofte i shenjteruar verdikti i shqiptareve me 23 qershor qe do te detyroje zhvillime te reja progresiste ne respekt te kontrates se Rilindjes per shtetin e se drejtes dhe demokracine qe funksionon njesoj per te gjithe njerzit.
Sigurisht Z. Zeqo:
Permendet vdekjen e bardhe , te figurave te vjetra politike nga jeta e perditshme politike qe sot po mbizoteron te gjitha hapsirat ,shpreson se klasa e re qe po lind do te mund t’i dale zot e te drejtoje kete vend ne pike te hallit, por harron z Zeqo se ne qofte se ky vend eshte ketu ku jemi sot ,eshte dhe fale “merites” suaj o te “mequrit” tone. Kjo pa dallim partie.Na dole si trimi pas lufte, apo deri tani s’ta fershellyen, dhe ja tani ndrin mencuria jote. Eshte e vertete ,kemi nevoje per nje ndryshim (rrenjesor do te thoja). Ky vend eshte qelbur nga koka ( ku dikur beje pjese dhe ti) dhe tani ka nevoje per nje kure te forte.Ka nevoje qe stafeta t’a marre ajo klase politike e afte te perballet me realitetin,t’a luftoje korrupsionin, t’a shohe realitetin ne sy, t’i pranoje sfidat qe do t’i dalin perpara.
Pra z Zeqo ky vend ka nevoje per gjithcka ,por jo per ju. Nuk e di c’mendoje kur ti ishe ne karrigen tende i lidhur fort pas saj, s’e di se a te binte nder mend per rifreskim te klases politike, te futjes se elementeve te rinj ne radhet e saj. Ndoshta jo ( bile i sigurt per kete). Prandaj z. Zeqo, duke te falenderuar per mendimin tend te vyer qe na dhe, do te uronim pension politik te mbare ,sepse si ju dhe me te mira i kemi idete, deshiren si dhe forcen per t’a nxjerre kete vend ku e futet ju o te” menqurit” tone.
je dhe do te mbetesh njeri i shquar.
Analiza me konkrete. Ne kohen me te afert qeveria e re duhet te reflektoje me ndyshime ligjore.
analize reale dhe njerezore .Eshte koha qe kalon, qe percakton vendin e cdo individi ne histori . Edhe se si do te veproje kjo qeveri sot me nje manadat legjitim , do te jete e nesermja qe do ta vleresoje .Edi Rama , me qeverine e tende , e ke gjithe hapesiren qe te caktosh vendin e vet ne histori. Beje te mundur qe e nesermja , t’i jape te drejte besimit te sotem te njemilion votuesve