Nga Mira Kazhani
Kam dashur gjithmonë që si gazetare të mundja të intervistoja Jaho Salihi Mulosmanin. Një kuriozitet i pashpjegueshëm ndaj këtij profili. Për herë të parë e kontaktova dy vite më parë, por përgjigja e tij ishte nje lajm i keq dhe një i mirë. Lajmi i keq ishte refuzimi. Por lajmi i mire ishte një premtim: Nëse do të vendos që të flas një ditë, do t’ju lajmëroj vetë. Jam tropojan që e mbaj fjalën e dhënë, më pat thënë ai. Para një jave u gjenda para nje telefonate e cila më çoi pas 3 ditësh në burgun e Burrelit. Jaho Salihi vjen i veshur me kostum të zi dhe një këmishë ngjyrë pink i shoqëruar nga dy efektivë të cilët thjesht bënin detyrën teksa e mbanin për krahu por që dukshëm silleshin me respekt ndaj tij. Ai ka fituar gjithë simpatinë e burgut. E përshkruajnë si të disiplinuar, të qetë dhe të distancuar nga të gjithë të tjerët. Në këtë rrëfim të parë para një kamere ai shfaqet i qetë dhe i rrjedhshëm. Flet ngadale, ndonjëherë fshin djersën në ballë, sidomos ku fjala shkon të dy vajzat e tij, që i ka nga martesa me ish- Miss Tropojën, që nuk i ka parë prej 14 vitesh, që kur u arrestua dhe dënua me burgim të përjetshëm. Është arrestuar në moshën 24 vjeç dhe këtë prill ka mbushur 37. Në bisedën 60 minuteshe me të ai flet për të djeshmen dhe të sotmen, por guxon të flasë edhe për të ardhmen. Thotë se në burg dinë shumë sekrete jo vetëm të Tropojës por edhe të 21 janarit, apo të ngjarjeve të tjera që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë. Çfarë di Jaho Salihi Mulosmani që ne të tjerët nuk e dimë? Pse ai beson tek pafajësia e tij. Pse Sali Berisha nuk u përball me të në sallën e gjyqit? Rrugës për në kthim, kameramani më tha se ne në Tiranë jemi ndoshta më të burgosur sesa Jaho. Nuk e kuptova mirë se çfarë donte të thoshte me këtë kolegu im, por me siguri kur të lexoni këtë intervistë do kuptoni më shumë. Nuk di nëse i mora të gjitha përgjigjet dhe bëra çdo pyetje që do donte kryeredaktori i DITA-s, Thano. Nuk e di as nëse duhet t’i besojmë gjithçkaje që thotë Jaho. Ndoshta intervistova një vrasës, ndoshta një njeri të pafajshëm. Shapin nga sheqeri thonë që duhet ta ndajë vetëm Drejtësia. Vetë Jaho beson shumë tek një njeri në këtë vend. Cili është ai?
(Vijon nga numri i djeshëm)
Mira Kazhani: Çfarë ndjesie të krijon fraza: “I dënuar i përjetshëm”. Ka çaste kur nuk ke më fuqi e do të dorëzohesh, mos të shpresosh më për lirinë tënde…?
Jaho Mulosmani: Ka çaste që ndihem keq dhe aq më tepër kur e di që je dënuar për diçka që s’e ke bërë. Thjesht u gjenda në vendngjarje. Unë nuk e kam fshehur kurrë. Edhe të nesërmen në një bisedë që kam pas me Perikli Tetën, ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, s’e kam fshehur që isha aty. Pse? Sepse nuk kisha pse ta mbaja sekret. Nuk kisha asnjë arsye. Nuk ishte diçka e organizuar.
Mira Kazhani: Ju pse u dorëzuat? Jeni penduar që e bëtë, kur mund të kishit ikur, mund edhe të kishit përfituar azil politik diku?
Jaho Mulosmani: Unë nuk jam dorëzuar. Mua më kanë arrestuar. Jam arrestuar nga policia e shtetit të asaj kohe. Janë përralla ato që thuhen lart e poshtë. Jo e morën , jo u dorëzua. Shpikje!
Mira Kazhani: E dija që ishit dorëzuar…
Jaho Mulosmani: Unë nuk i ndal dot hamendësimet. Unë jam arrestuar. Dhe normal që më kanë arrestuar dhe i kam lejuar. Edhe pse isha në vend tim, ne rrethin tim, isha në Tropojë. Por nuk jam dorëzuar dhe normal që për hir të uniformës do i lija ata të bënin detyrën e tyre.
Mira Kazhani: Ju i keni konsumuar të gjitha fazat e apelimit të çështjes. Ku e bazoni shpresën në mos për lirinë, për uljen e dënimit tuaj?
Jaho Mulosmani: E para unë e kam bë shumicën e burgut. Dhe në asnjë shtet të Evropës nuk ka dënim 101 vjet burg. Por të gjithë ata që e kanë dash me pastërti Azemin, duhet të lypin të hapet ajo dosje. Azemi nuk respektohet me kurora lulesh nga njerëz që e nxorën në pritë. Njerëz që e çuan në vdekje. Duhet me e kërku ata që e kanë dash atë me gjithë zemër.
Mos ta bëjnë për mua, për pafajësinë time. Se të jem i sinqertë mua tash s’më bën më përshtypje çfarë me thonë. Bëra 14 vjet burg, ç’lidhje ka të më thuash je i fajshëm apo je i pafajshëm. Absolutisht. Po për hir të asaj çfarë ka ndodh në të vërtetë duhet me u zbardh ajo dosje. Ti the që ka një dëshmitar. E di ti që dëshmitari për të cilin flasin këta, nuk e ka firmos dëshminë e tij? Nuk ka pranu me e dhënë para kamerës atë natë kur është marrë në pyetje. Shumë dëshmitarëve u është falsifiku firma. Tjetër gjë kanë thënë e tjetër ju është deklaru.
Berisha nuk vjen të dëshmojë, i cili është edhe personi i fundit përpos shoqëruesve të Azemit që ka komuniku me atë pa prezencën e shoqëruesve. Me praninë vetëm të sekretares që ka qenë e ulur në tavolinë të vet. Nuk dëshmon asgjë Genc Pollo…
Mira Kazhani: A e fajësoni truprojën e Azemit për atë dëshmi? Keni kërkuar të komunikoni me të. Ta pyesni pse?
Jaho Mulosmani: Absolutisht jo! Çfarë do bënte ai. Kush është ai që të luftojë me kupolën e PD-së? Nuk është edhe njerëzore me ja lyp këtë. Janë njerëz më karaktere të forta ata që dalin mbi. Nuk ke çfarë i thua atij të shkretit. Se normal edhe me ligj për sa kohë nuk e ka firmos, ajo dëshmi është e parregullt. Ta marrim edhe nga malësia, atje ku jemi rrit unë dhe Sala, normal që kur shpif për dikë, mban përgjegjësi.
Se normal vjen në sallë të gjyqit Genc Pollo dhe thotë nuk di asgjë dhe sot bëhet njeri i besueshëm i Berishës. Arben Imami, vjen dhe dëshmon në sallë të gjyqit dhe thotë: “Mua më tha shoferi”. Po Arben Imami nuk thotë nëse është takuar ose jo me Fatmir Haklajn atë ditë.
Mira Kazhani: Është takuar?
Jaho Mulosmani: Ta thotë ai. Ne kemi ndenjur për drekë tek lokali i tij, i shoferit a i truprojës së tij. Arben Imami në sallë të gjyqit thotë: “më tha shoferi”. Dhe nuk tregon a është taku me Fatmir Haklajn, çfarë ka biseduar me të? A i ka thënë Doktorit, a s’i ka thënë?!
Domethënë ka shumë gjëra teknike, hollësi që një prokuror i mirë, që do ta zbardhë ngjarjen e bën dhe kur të shkojnë me i çu lulet, t’i thonë: – Ti vdiqe por ama bëmë diçka. E zbardhëm vrasjen.
Mira Kazhani: Ju çfarë ndjeni kur e shihni atë kronikën që jepet në çdo ekran në atë datë?
Jaho Mulosmani: Mua më vjen keq që jam gjend atë ditë në atë vend. Sinqerisht më vjen keq që jam gjend aty. Më vjen keq për familjen e Azemit, për fëmijët, motrën, vëllain dhe që jam gjend unë aty. Sepse e kam njohur personalisht Azemin.
Mira Kazhani: Bashkëshortja e Azemit, Fatmira është gjyqtare. A mendoni se po të kish mundësi ajo do ta çonte përpara këtë çështje?
Jaho Mulosmani: Ah Fatmira s’ka kërku kurrë me u zbardh çështja!
Mira Kazhani: Pse?
Jaho Mulosmani: Po nuk kërkon Fatmira! Fatmira, Fatmirë është! Ta lëmë të bëj jetën e vet, qejfin e vet. Fatmira është desh me qenë e para që ta hapte atë dosje. Ajo ka 3 fëmijë me të, e para duhet ta kish hapur çështjen, e jo me bë pazare me vrasjen e Azemit për interesa të veta.
Mira Kazhani: Drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha. Jo vetëm që nga dosja e Azem Hajdarit por kanë ndodhur shumë ngjarje, Gërdeci, 21 janari, para disa javësh u vra një biznesmen në mes të Bllokut. Vetë kryeministri Rama duket sikur po thotë se në njëfarë mënyre edhe ai po ndihet i pafuqishëm para kësaj drejtësie. Si mendoni se do vij dita që do bëhët drejtësi për këtë rast?
Jaho Mulosmani: Sigurisht ngjarjet duhen parë në kontekstin e kohës. 8 vite që ata ishin në opozitë (e ka fjalën për PD) ata akuzuan , PS-në, akuzuan Fatosin për vrasjen e Azem Hajdarit. Mirë e keq, PS bëri gjyqin, ashtu si e bëri.
Mira Kazhani: Dhe disa thonë që PS bëri pakt me PD për të gjetur një kokë turku, për të hequr akuzat nga vetja e saj?
Jaho Mulosmani: Jo nuk është e vërtetë. Nuk kam kriju marrëdhënie me PS unë që të më mbronin apo të më tradhtonin. Dosja Hajdari duhet me u zbardh për me u shfajësue. Ata akuzuan 8 vjet PS për atë vrasje, dhe vetë nuk e hapën kurrë me pas. PS nuk ka pas lidhje kurrë me atë ngjarje. Çfarë përfitonte PS? Asgjë, përkundrazi.
Mira Kazhani: Kurse në PD mendojnë që e kanë gjetur vrasësin, dhe nuk kanë më interes të merren me këtë çështje…
Jaho Mulosmani: Ok në rregull. Nëse kjo është e vërteta mirë. Ky qe fati dhe do e pranoj. Por duhet zbardhur, mendoj unë. Pastaj ka dhe shumë vrasje të tjera. Pse nuk flasin për vrasjen e Fatmir Xhindit? E dinë të gjithë se kush e ka vra. E dinë të gjithë. E dini ju që në burg flitet më shumë sesa flitet jashtë?!
Mira Kazhani: Çfarë thuhet në burg?
Jaho Mulosmani: Po të them pra të gjithë e dinë kush e vrau Fatmir Xhindin. Me kë është i lidhur ai, ku jeton, kujt krahu politik i takon, PS apo PD…
Mira Kazhani: Po ja tani në pushtet është PS… Por hetimin e bën prokuroria, vendos drejtësia, nuk heton politika…
Jaho Mulosmani: Cila prokurori? Merret vesh në burg 6 muaj para se kush emërohet prokuror i përgjithshëm. A ka skandal më të madh? Më flasin mua këta për drejtësi? Ke prokuror e gjyqtar me miliona euro. Ai Gjin Gjoni është më i varfri nga ata që rrinë në atë tavolinë.
Kjo punë është ndërtuar mbrapsht dhe po nuk e bëri as Rama, nuk ka shanse ta bëj askush tjetër më. Dalin në parlament dhe flasin ata për trafik droge?! Dhe e dinë të gjithë kush i ka bë avionët me drogë. Pse nuk flasin për skafet e drogës. A e dini pse u bë moratoriumi i skafeve? Nuk flet askush. As për autobuzët e Shkodrës që iknin për në Gjermani plot me hashash. Të kujt janë? E ngatërronin Xhoin me Xhozin.
Të tregoj Berisha se djali i kujt është ndal në autostradën Tiranë- Durrës dhe është gjet i drogum. E kanë ruajtur deri në mëngjes me Gardë të Republikës se po ju vdiste në dorë. Nga droga është financu PD-ja e dinë të gjithë. Droga në Belgjikë, Itali, Angli. Unë e di me çfarë është financu PD.
Mira Kazhani: Çfarë thuhet në burg për lidhjet e të birit me ngjarjen e Gërdecit?
Jaho Mulosmani: Unë kam përshtypjen që askush nuk e ka kuptu Gërdecin. Miliardat e fituara nga një shqiptar aty. Ajo është kapja e shtetit, që flet doktori nëe parlament. Unë çuditem edhe me këta të majtët që nuk ja përmendin, nuk ja thonë.
Mira Kazhani: Pse nuk ja thonë, pse janë kaq të kompleksuar?
Jaho Mulosmani: Nuk janë të kompleksuar. Mendoj që ka të bëj me mentalitetin dhe me stilin si do të bësh politikë. A e ke pa sjelljen e Salës në parlament? Mirë që bëre si bëre 8 vjet në pushtet, u solle si u solle, por çdo të enjte në parlament është turp me e pa.
Çdo tropojan do ishte hipokrit të thoshte se nuk është krenar që të ketë kryeministrin nga vendi i vet. Edhe pse në fakt Sala nuk është tropojan, ai edhe vetë e ka deklaru’ është nga një fshat i Pukës, por ka lindur dhe është rritur në Tropojë. Ai nuk është Berishë i Tropojës. Por ai tropojan quhet për sa kohë është lind e rrit aty. Dhe të vjen të ndihesh krenar ta kesh nga vendi yt kryeministrin, por a ka tropojan që ndihet krenar kur dëgjon si flet ai në parlament? “Lene aman pash zotin. Merret me gratë e motrat”. Tropojan është edhe Besnik Mustafaj, por a e ke ndi ndonjëherë me fol kështu? Nuk flasin kështu tropojanët.
Është një histori nga një fshat atje, quhet Llukë. E di Berisha kur ta dëgjoj këtë. Ka qenë një plakë, e cila ka jetu edhe ajo shumë, rreth 90 vjet. Mësuesja për më tremb fëmijët ju thoshte: Ikni se erdhi ajo plaka, nuk dua t’ja përmend emrin. Kaq i bezdisshëm është bë dhe Berisha, si plaka e Llukës. Ka edhe këtë Shkurte Pal Vatën e Shkodrës, Xhozin. A ka shkodran që ndihet mirë kur dëgjon atë?
Mira Kazhani: Nuk e ka askush vëmendjen më tek znj.Topalli, tashmë prozhektorët janë drejt zotit Basha…
Jaho Mulosmani: S’e lënë dhe atë të shkretin. Ai duket si i shkolluar jashtë shtetit. Duket perëndimor. Ka stil tjetër, mentalitet tjetër, por nuk po e lënë dhe ai ka bërë gabimin që po imiton Berishën.
Mira Kazhani: Kam lexuar disa intervista tuaja, shkrime rreth jetës tuaj para se të vija këtu dhe historia juaj mu duk si një film aksion, me prita , atentate. A mendoni se keni jetuar në një kohë të çmendur?
Jaho Mulosmani: Edhe sot ashtu është.
Mira Kazhani: Sot edhe filmohen…
Jaho Mulosmani: E çfarë pastaj? Ja për 21 janarin e filmuar nuk u zbardh asgjë. Ka gjuajt garda… Po e dini ju që ka pasur edhe civil me armë që kanë gjuajtur? Askush nuk flet për to. E dini që Berisha është larguar nga kryeministria dhe më pas është kthyer sërish? Kush e ktheu dhe pse? E dini?
Mira Kazhani: Nga i dini ju të gjitha këto?
Jaho Mulosmani:…A e dini ju që janë telefonu të gjithë drejtorët e burgjeve dhe ju është komunikuar të lidhen vetëm më ministrin e brendshëm, dhe jo me zotin Burgaj? Me Lulin pra, dmth Luli ish figurë, se aty ishte Agroni (Kuliçaj), ai i jepte drejtim.
Mira Kazhani: E keni njohur Kuliçajn më parë?
Jaho Mulosmani: Po. Kemi njohje familjare dhe personale. Agroni, njeri i zgjuar!
Mira Kazhani: Do zbardhet 21 janari?
Jaho Mulosmani: Asgjë nuk është thënë për 21 janarin. U vranë 4 vetë dhe këtë e panë të gjithë. Nuk manipulohej dot. Nuk u gjetën ato stilolapsat, armët që shihte në ëndërr Berisha.
Do doja të shprehja dhimbjen për familjarët. Më ka ardhur shumë keq për atë djalin nga Lezha i cili kish ardh në Tiranë për të prerë biletën për në Stamboll ku do merrte furnizim për dyqanin e tij. Gjynah shumë gjynah. Nuk kallzon askush dhe kush e vrau…
Mira Kazhani: A ju vjen keq për njerëzit që kanë humbur jetën në Tropojë në ato vite?
Jaho Mulosmani: Shumë, për shumë persona më vjen keq…
Mira Kazhani: Cili të mungon më shumë?
Jaho Mulosmani: Normal që Fatmiri. Jam rritur me të dhe kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. E kujtoj shpesh!
Mira Kazhani: Si e kaloni kohën këtu, lexoni libra?
Jaho Mulosmani: Lexoj. Tani po lexoj Pemën e Jeniçerëve.
Mira Kazhani: Këtu në burg më thanë se jeni i dënuari më i disiplinuar dhe që pothuajse nuk keni fare vizita…
Jaho Mulosmani: I kam refuzuar vetë që në fillim vizitat, veç dy miqve të mi që atyre s’kam mund me j’ua ndalu ardhjen.
Mira Kazhani: Pse? Keni frikë për jetën e tyre?
Jaho Mulosmani: Po edhe kam pasur, por gjithsesi çfarë do themi në burg. Nuk dua të bezdis askënd. Nuk më ndihmon kjo gjë.
Mira Kazhani: Nuk ju merr malli? Ju jeni edhe në dhomë vetëm, nuk mërziteni?
Jaho Mulosmani: Po sigurisht që mall kam. Unë kam dy vajza, kam vëllezër, nipër e mbesa për të cilët më merr malli.
Mira Kazhani: Keni edhe bashkëshorten, Miss Tropojën që e kisha marrë vesh gabim se e kishit marrë nuse me rrëmbim?!
Jaho Mulosmani: Jo nuk e kam marrë më rrëmbim. Nuk isha në ato pozita. S’kisha nevojë ta bëja ashtu.
Mira Kazhani: Ju keni dy vajza, a do pranonit që ato të martoheshin me një djalë që ka tipin tuaj, karakterin…
Jaho Mulosmani: Me një djalë në burg? Jo (qesh). Por nëse më ngjan mua, nuk ka asgjë të keqe aq më tepër nëse ato janë të lumtura. Do pranoja zgjedhjen e tyre.
Mira Kazhani: Flisni me vajzat shpesh? I këshilloni?
Jaho Mulosmani: Po, flasim shpesh. Janë adoleshente tani. E madhja është pak natyrë, si ta them është pak maloke. Thotë po, po, por nuk e di sa ma dëgjojnë fjalën. Jemi larg…
Mira Kazhani: Nuk i keni takuar asnjëherë?
Jaho Mulosmani: Jo asnjëherë në 14 vjet. E madhja ka dëshirë të vijë të më takojë. Shikon në internet Tiranën dhe më thotë që ka dëshirë të vijë. I duket e bukur Tirana.
Mira Kazhani: Çfarë programesh të pëlqen të ndjekësh në TV?
Jaho Mulosmani: Kryesisht emisione politikë, por sa për të shty kohën se fort nuk ju besoj.
Mira Kazhani: Gazetar që i beson ke?
Jaho Mulosmani: Kam miq gazetarë.
Mira Kazhani: Kur zgjoheni në mëngjes?
Jaho Mulosmani: Zakonisht rreth orës 8.
Mira Kazhani: Ju hani ushqimin që bëhet këtu në burg. Është i mirë?
Jaho Mulosmani: Po atë ha. I mirë është.
Mira Kazhani: Kur e keni ngrënë një picë për herë të fundit? Po të duash mund të porositësh?
Jaho Mulosmani: Nuk jam shumë qejfli pice. Por po të dua porosis.
Mira Kazhani: Alkooli të pëlqen?
Jaho Mulosmani: Jo. Kurrë s’kam pirë. As jashtë s’e kam pi.
Mira Kazhani: Je tifoz futbolli?
Jaho Mulosmani: Nuk e ndjek shumë por uroj të fitoj Gjermania.
Mira Kazhani: Si përfundim a besoni se me këtë drejtësi që është ju do mund të zgjidhni diçka?
Jaho Mulosmani: Unë mendoj që kjo qeveri ka një mundësi të mirë. Ka një kryeministër i cili ka një problem me emrin e tij. Kam dëgjuar se ai do të lërë emër të mirë, të lërë gjurmë. Mendoj që ka shanse me bë gjëra të mëdha.
Mira Kazhani: Do ju pyesja se kush ishte një njeri që e çmoni, por kam përshtypjen që ma dhatë përgjigjen…
Jaho Mulosmani: Jo jo, se nuk dua të dal kështu sikur… Unë dua të sqaroj diçka. Salën nuk e urrej. Çdo të enjte e ndjek. Për gallatën që bën, për asgjë tjetër. Nuk e kam urryer asnjëherë dhe asnjëherë nuk është fol për t’i bërë keq atij. Kam dëgju shumë, se gjoja janë pregatit atentate, por nuk është e vërtetë.
Kam dy vajza dhe do betohesha për to për këtë që them. E para se nuk kam pasur kurrë arsye. Dhe e dyta është se e kam pas amanet prej gjyshit tim Berishën. Në atë kohen kur ndodhnin ngjarjet në Tropojë, gjyshi ma pat lënë amanet, atij me mos i ndodh gjë kurrë. Sali Berisha ka qenë në familjen time kur është dekoru stërgjyshi im. Ka dekoru Kullën ku është bë konferenca e Muhrit dhe e përmendi edhe në Tropojë në 2009 por nuk tha e kujt ishte Kulla. Nuk e urrej por as mundem ta admiroj.
Berisha më bën të qesh sa herë e shoh, ndërsa Ramën e vlerësoj. Nëse ai do i bëj realitet ato për të cilat flet, do e admiroja.
Mira Kazhani: Nëse do fitonit lirinë, çfarë jete do bënit? Kush do jetë Jaho i dytë? Do jetonit në Shqipëri?
Jaho Mulosmani: Jetë normale do bëja. Dhe vetëm në Shqipëri. Edhe ta di se do më vrasin, prapë do rri në Shqipëri.
Mira Kazhani: Keni frikë?
Jaho Mulosmani: Unë nuk ndaloj dot askënd të mendoj keq për mua, të mendoj për të më bë keq, a të më vras. Frikë unë nuk kam. Por sigurisht mua mund të më vras edhe një fëmijë, edhe një i fortë, edhe një nga ata killera-at që sillen nëpër Tiranë, por frikë nuk kam. Sikur ta di që nesër me vrasin prapë në Shqipëri do jetoj, ta thashë. Tirana është e bukur por edhe Tropoja. Shoh dhe dëgjoj për rrugën e Valbonës, 8 vjet në pushtet se bën dot një rrugë për atje. Tropoja është vend i bukur dhe me njerëz të mirë. Se ju shihni Salën përditë në televizor dhe kujtoni se janë të gjithë si ai…
Mira Kazhani: Ku e gjeni këtë qetësi dhe optimizëm?
Jaho Mulosmani: Në përgjithësi jam i qetë. Normal ndonjëherë e hupi dhe unë, por përgjithësisht jam natyrë e qetë.

E shikon ne foto: goxha djale apo burre ky Mulosman Mul Mulosmani ! Po si ka mundesi qe jane kaq kokebosha qe vrasin Azemra dhe ju iken jeta ne burgim te perjetshem?!..
Po pse o gomere te bukur prej Tropoje vrisni njerez qe i ka bere nena per te jetuar e per t’u gezuar, e jo per t’i vrare ju l
Pastaj na tregoni te vertetat, qe gjoja jane te verteta, se thoni ca copeza, aq sa ju i intereson.
Njeri thote ja e verteta ime, nje tjeter thote ja e verteta ime, e behet e verteta si leshi i Adrian Thanos (perpara se ta qethte).
Pastaj ka plasur nje: “Rrno per me tregue”, “Rrno per me mashtrue”, ku secili ja fut pordhes sipas hesapit te vet, si te doje. Visar Zhiti thote: “Ne maternitetin e Tiranes, dikur ne kohe te Enverit therreshin bebe, qe gjakun e tyre ta merrte Enveri se i bente mire..”. Shpifje me idiote nuk ka! Sepse edhe sikur te duhej gjak i fresket per Enverin, mund t’u merrej aq sa te mos ju bente dem per shendetin,e jo me te therreshin bebet. E ku e merrte vesh Visari, ne Lushnje sec ndonte ne maternitetin e Tiranes?!
Ose vete i ndjeri, qe ka shkruar librin: “rrno per me tregue” thote: “Nexhmija ishte sekretarje e Miladinit….” Po c’i duhet njeriut te fese te fuse hundet tek politika?! Se kete thoshte dhe Enveri qe kleriket po merren me politike, dhe fakti qe prifti tregon se c’ka bere Nexhmijen do te thote se dicka ka ndodhur…Prifti flet vetem per punet e Zotit.
O shqiptare behuni te mire, lerini ligesirat, pabesirat dhe poshtersirat menjane se jeta eshte shume e shkurter o mendjeshkurter !
Po edhe kete nuk duhet ta harrosh se Azem kriminelin “viktimen” e kane gjet me pistolete “zastava” me silenciator ! Ma zastava te miqve te tij te UDB .
Po kujt i plasi per detajet kriminale te mikrobeve me dy kenbe te nje pellgu me uje te qelbur ne Ballkanin perendimor ?,
Ne fakt gazeta dita ben mire qe angaahohet per intervista te tilla por qe me duken kryekeput me tendenca antiberishiane ku ato qe thote krimineli ne fjale jane te pamohueshme…..por nje gje duhet ta pyesi gazetarja per njerezit e thjeshte qe vrau dora e kriminelit ne fjale ta pyesi per femijet qe lane jetime duke vrare baballaret e tyre e dine tropojanet dhe jo gazeta dita se kush vrau Hyken dhe Bashkurtin ne mes te qytetit duke pire kafe …..futjani pordhes gazeta dita futjani sepse kalvari i dores vrastare te kriminelit ne fjale eshte i gjate dhe skenari i burgimit te perjetshem i tij eshte lluks perpara vdekjes …..
Pasi lexova edhe pjesen e dyte te intervistes, i qendroj atyre qe shkruajta dje, por vetvetiu dalin disa konkluzione te rendesishme qe kane te bejne me zhvillimin e vendit ne keto 23 vite, pas ndryshimit te sistemit.
– Pushteti politik ne Shqiperi ka qene dhe eshte I lidhur fort me krimin. Ky eshte nje binom qe bashkejeton dhe qe po instalohet si krim I organizuar dhe Mafie brenda vendit per te kontrolluar pushtetin politik dhe ate ekonomik. Mjafton ti hedhim nje sy parlamentit ku kemi kryekriminelin e padenuar deri tani Sali Berishen, dhe me pas tufen e ujqerve qe shqyejne njeri tjetrin me shkak e pashkak. Kjo eshte evidente dhe ky eshte sot per sot rreziku me I madh qe ju kanoset shqipetareve.
– Vrasja e Azem Hajdarit eshte nje vrasje e organizuar pa as me te voglin ngjyrim politik, dhe eshte kryer per larje hesapesh qe kane te bejne me trafikun e armeve I cili ne ate kohe u kthye ne monopol te Komisariatit te Tropojes, qe drejtohej nga Fatmir Haklaj me ne krah Jaho Mulosmanin dhe ku u perfshine edhe vellezerit Haxhia si pjese e trafikut. 80 persona, nje perzjerje banditesh me uniforme policie ose jo, erdhen ne Tirane dhe u instaluan tek Liqeni I Tiranes. Me pas rrjedh ngjarja, grupi I ekzekutimit afrohet tek PD, ndoshta per ti dhene nje mundesi te fundit Azemit qe tju japi parate 160000 USD, ai nuk pranon dhe hyjne ne debat qe çon direkt tek armet. Pastaj nuk ka rendesi se si u zhvillua, qelloi ky apo ai. Kjo ka rendesi vetem ne aspektin personal, pra nese ai qe qelloi apo ai qe mbeshteti denohen me pak apo jo.
– Rendesia qendron ne faktin nese ka gisht Berisha apo jo. Kete Jaho e nenkupton dhe ka interes qe kjo te shtrohet si teze. E verteta eshte se Sali Berisha ka gisht ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe eshte ai qe e nxorri Azemin jashte, pasi Azem dhjeramani kishte frike te dilte. Izet Haxhia njoftoi Berishen se grupi I Fatmirit ka ardhur ne Tirane dhe kerkon parate nga Azemi, po qe se Azemi nuk I jep parate ata do ta vrasin. Ne kohen kur grupi I ekzekutimit ishte ne pritje para PD, Izeti I thote Berishes, thuaj Azemit te dali se nese nuk del ata do te vine Brenda dhe pastaj nuk e dime se çfare ndodh, duke aluduar se mund te hash edhe ti ndonje koqe plumbi. Berisha therret Azemin ne zyre dhe I thote,- Ik dil jashte dhe sqarohu me ta, – Pse te dal une –thote Azemi. -Ti qe I prure, se per ty kane ardhur, ti largoji. Ky urdher ishte fatal per Azemin. Berisha nga njera ane ruajti veten, nga ana tjeter ferkoi duart se tani kishte nje rast te mire te hiqte qafe idiotin qe verdallosej ne PD dhe gjithmone kishte qene nje rivalizues per sedren e semure te Berishes, pasi Azemi njihej si krijuesi I PD dhe kryetari I pare I saj, elemente keto qe tashme I jane vjedhur nga Berisha. Pra ne prite e nxorri Berisha, me dijeni te plote. Ekzekutimin e bene keta djemte. Nese Berisha do te qendronte fort dhe do te njoftonte Ministrin e Brendeshem, Drejtorin e Policise, Kryeministrin, ( nuk kishte besim tek keta ), do te njftonte Ambasadorin Amerikan, Trupin Diplomatik etj, pra do te bente zhurme, kohen e kishte te plote, Azemi do te kishte shpetuar. Por ai se beri kete se I interesonte vrasja e Azemit edhe per faktin se vrasjen mund ta shfrytezonte per te bere rremuje, per te akuzuar e me pas rrezuar qeverine dhe per tu rikthyer ne pushtet, historira qe tashme I dime te gjithe.
– Azem Hajdari eshte nje nga figurat me kontraverse dhe perfundimi I tij ishte nje perfundim llogjik. Ai ishte njekohesish ne pushtet dhe ne krim. Nuk ka vlere te merremi me te sepse ai korri ate qe mbolli kur shkaterroi Shqiperine, kur u be pjese e krimit e bandave, kur ju vinte gjoba bisneseve, etj. Dua te them vetem diçka, si ka mundesi qe ky cope injoranti e idioti ndikoi jeten politike te Shqiperise qofte edhe per nje kohe te shkurter. Si ka mundesi qe e shoqja e tij Fatmira Hajdari, nje cope injorante e deklaruar, eshte sot nje gjyqtare qe merr vendime ne emer te drejtesise dhe ka jeten e dikujt ne dore. Kush mendon se do te dale ajo kundra Berishes? Ky eshte sistemi yne I drejtesise ku Fatmirat, Gjinet dhe 90% e tyre jane me Berishen. Ai I korruptoi, ai ju ka dosje, ai I beri me leke. Ketu budallenjt jemi ne,
– Jaho Mulosmani eshte munduar te thote diçka por me shume ka ardhur verdalle, sigurisht ai I di disa gjera dhe mund ti zbardhi, por mendoj se ai po ben nje burg te merituar, dhe jo vetem per vrasjen e Azemit por edhe per vrasje te tjera, perdhunime, vjedhje e grabitje me arme etj. Kushdo qe ishte Azem Hajdari, qe sigurisht ishte nje njeri me te gjitha precedentet, moral, politik, ekonomik etj, perseri eshte nje njeri qe duhej ta denonte drejtesia dhe Zoti, dhe jo dora e vrasesve. Por Jaho ka ate drejte ne nje pike, qe ne kete hetim, dhe pastaj ne denim te perfshiheshin edhe persona te tjere si Berisha etj.
– Sali Berisha eshte I lidhur kryekeput me vrasjen e Azem Hajdarit sepse ka qene ne çdo moment I informuar. Por ka nje element tjeter qe neve shqipetareve nuk duhet te na marrin per naive. Ok nuk kemi fakte per kete pike, por kemi te fresketa ngjarjet e Gerdecit dhe te 21 Janarit. Pse nuk po hetohen keto dy ngjarje sepse jane vrare 31 persona me dashje ne te dyja ngjarjet. Edi Rama e shiti Gerdecin pasi u be nje gjyq gjysmak, sa per te mare me te mire opinionin, dhe per ta konsideruar si çeshtje te mbyllur. Por pse nuk po e heton 21 Janarin, sepse I ka te gjitha mundesit, dhe hetimet mund ti rihapi Policia qe varet drejt perdrejt prej tij. Sali Berisha nuk duhet ti shpetoje ndeshkimit sic ka bere deri tani me intriga e manipulime. Nemomentin qe ai do te dale para drejtesise zhvillimi I vendit do te marre nje drejtim tjeter. Dhe ne te gjithe po presim per kete dhe nuk do te harrojme asnje here dhe gjithashtu nuk do te bejme sikur harrojme me dashje.
====================================================================
Mire … por JU VERIORET jeni “mashtrusa” dhe mos perdor theniet e vjetra te legjendave se:
Torpojant jane te beses.
Historikisht verioret jane race jo shqiptare, por te zbritur epoka me pare nga thellesite
e stepave te Siberise Veriore – Rusi.
====================================================================
“Verioret jane te pabese” nuk ka asnje rast qe ju “verioret” keni punuar per Shqiperine, Ju gjithmone e keni penguar dhe tradhetuar.