13 ndërmarrje ujësjellësi në prag falimenti

Saimir Lleshi

Të paktën 13 ndërmarrje publike ujësjellësish në të gjithë vendin janë lënë barrë hipotekore, duke u përfshirë në listën e tatimpaguesve, detyrimet e të cilëve duhet të mblidhen me forcë. Në listë janë ujësjellësit e Divjakës, Tepelenës, Beratit, Novoselës, Kavajes, Krujës, Patosit, Skraparit etj.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Ujit, për vitin 2014, mesatarja e mbulimit të kostos totale për sektorin është 85%. Vetëm nëntë operatorë kanë arritur të mbulojnë me të ardhurat e tyre të gjitha shpenzimet e kryera për shërbimet e ofruara. Kryesisht janë shoqëritë e mëdha ato që kanë arritur këtë rezultat.

Përgjithësisht operatorët Ujësjellës Kanalizime kanë numër të lartë punonjësish për 1000 lidhje që tregon për një menaxhim jo efikas të burimeve njerëzore. Për vitin 2014, niveli mesatar i këtij treguesi për sektorin është 8.9 punonjës/1000 lidhje, sipas burimeve zyrtare. Për një numër të vogël operatorësh, niveli i këtij treguesi i përafrohet nivelit të vendeve të rajonit ku numri mesatar i punonjësve për 1000 lidhje nuk është mё shumё se 4-5 punonjës/1000 lidhje.

Krahas këtyre shpenzimeve edhe shpenzimet për mbulimin e amortizimit zënë një pjesë të rëndësishme në totalin e kostove. investimet e kryera në sektorin UK kanë si burim financimi kryesisht buxhetin e shtetit, donacionet dhe kreditë. Për shoqëritë të cilat burimi i financimit të investimeve janë kreditë, kosto e kredisë është shtesë në koston totale. Hartimi i planeve për menaxhimin e aseteve do të bënte të mundur uljen e këtyre kostove.

Në sektorin ujësjellës kanalizime janë kryer dhe po vazhdojnë të kryhen investime për rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve apo ndërtimin e sistemeve të reja. Mbështetësit kryesorë për financimin e investimeve mbeten fondet e akorduara nga buxheti i shtetit si dhe kreditë dhe grandet nga donatorët e huaj, shkruan Monitor.

Mirëmbajtja e këtyre investimeve si dhe pagesat për koston e kredive për shumë operatorë, zënë një vend të rëndësishëm në totalin e kostos, prandaj edhe sigurimi i mjeteve financiare për mbulimin e tyre merr një rëndësi të veçantë.

 

Ndërmarrjet Ujësjellës në listën e zëze të tatimeve

UJESJELLESI DIVJAKE

UJESJELLESI TEPELENE

UJESJELLESI FSHAT SHKODER

UJESJELLESI BERAT

UJESJELLESI NOVOSELE

UJESJELLSI HIMARE

UJESJELLES KANALIZIME KAVAJE

UJESJELLES KANALIZIME KRUJE SH.A

NDERMARRJA E UJESJELLSIT PATOS

UJESJELLES SKRAPAR SH.A.

UJESJELLES POLIÇAN SH.A.

UJESJELLES KURBIN

UJESJELLES FSHAT GJIROKASTER

UJESJELLES FSHAT GJIROKASTER Elbasan.

Share This Article
2 Comments
  • I gjithe difekti eshte tek shtimi i numerit te madh te punonjesve qe paguhen pa bere asnje pune,e dyta se edhe uji paguhet sipas frymeve qe jane dhe jo sa konsumojne.Ka familje qe mund te jene 2-3 persona ne familje por qe harxhojne uje sa per 10 o me shume duke vaditur bacet ose duke lare makinat prandaj duhet te vendosen patjeter kontatoret e ujit qe cdo njeri te paguaje ate qe mer.Ka familje sidomos ne Kavaje qe une e njoh qe gjate veres e blejne ujin edhe per te furnizuar depozitat nga autobotet dhe paguajne ujesjellesin kurse autobotet qe shesin nuk paguajne sepse kane miq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *