Dekoruesi i Bashës në aferën e bankës “Dardania”

anazapta
gazeta dita cover

Mediet kosovare kanë njoftuar në muajin Dhjetor të vitit të kaluar se një grup bashkëthemeluesish të fondeve për ndihmën e Kosovës i kanë dërguar në letër kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla për hetimin e shitjes së Bankës “Dardania” e themeluar nga qeveria në ekzil e Kosovës në Shqipëri në vitin 1993. Gazeta “DITA” ka ndjekur këtë shqetësim të bërë publik në Dhjetor dhe ka mundur të sigurojë dokumentet dhe aktet ligjore të shitjes së kësaj banke. Por le ta nisim historinë nga e para.  Në vitin 1993 në Tiranë themelohet “Banka Dardania”. Kjo ishte një bankë kapitali i së cilës në statut ishte regjistruar si kapital në pronësi të qeverisë së Kosovës. Aksionarë të kësaj banke ishin 9 fonde kursimi të krijuara në 9 shtete të Evropës (Gjermani, Austri, Luksemburg, Danimarkë, Francë, Zvicër, Suedi etj) me qëllim mbledhjen e kontributit prej 3 % nga emigrantët kosovarë për ti shkuar në ndihmë qeverisë së Kosovës.

Faksimile të dokumenteve të firmosura nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa për shitjen e bankës “Dardania“
Faksimile të dokumenteve të firmosura
nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa për
shitjen e bankës “Dardania“

Nga një vështrim i akteve ligjore duket se çdo gjë ka shkuar normalisht dhe fondet janë vjelë rregullisht. Madje deri në vitin 1999 kur u çlirua Kosova, banka “Dardania” zotëronte një kapital të konsiderueshëm për kohën dhe vazhdoi aktivitetin e saj edhe pas çlirimit të Kosovës, duke pësuar madje një shtim të kapitalit themeltar deri në 5 milionë euro (700 milionë lekë) në vitin  2002. Kryeministri në ekzil i Kosovës Bujar Bukoshi, nga ana e tij ishte aksionar në këtë bankë duke qenë se   ishte drejtuesi i “Fondit të Gjermanisë”. Kryetar i Asamblesë së Bankës dhe një ndër aksionarët kryesorë nuk ka qenë as më shumë e as më pas se sa Isa Mustafa, ndoshta njeriu më i besuar i Bukoshit. Në vitin 2002 kjo bankë duket se ka pësuar një zhvillim domethënës.

Statuti
Dokumentet ligjore tregojnë se më datën 19 Tetor 2002 është vendosur ndryshimi i Nenit 59 të Statutit të kësaj banke. Ky nen përcaktonte se pronare e kësaj banke ishte qeveria e shtetit të Kosovës. Por pas ndryshimit të statutit, ndryshoi pronësia. Në vendimin në fjalë antarët e Asamblesë kanë arsyetuar se përderisa Kosova ende nuk ka një qeveri të sajën sovrane atëherë deri në realizimin e një qeverie sovrane, do të ndryshojë pronësia mbi bankën dhe pronarë të bankës do të bëhen 9 fondet aksionere. (më parë këto fonde kishin të sqaruar në mënyrë të qartë statusin e tyre si fonde aksionere por jo pronare të Bankës “Dardania”). Pas ndryshimit të statutit duket se 9 fondet e shpërndara në Evropë, kanë fituar “imunitet” nga obligimi për të qenë në pronësi të qeverisë së Kosovës dhe kryeqëndra e këtyre fondeve , nyja që i lidhte të gjitha, pra “Banka Dardania” me këtë ndryshim në statut, kaloi nga një aktivitet mirëfilli shtetëror (për llogari të qeverisë së Kosovës) në një aktivitet privat.

Përfituesit
faksimile 2Fill pas këtij ndryshimi thelbësor në statutin e Bankës në vitin 2002, duket se u hap rruga për shitjen e kësaj banke dhe përfitimin e të ardhurave nga individë privatë e jo shtetërorë. Banka u shit në vitin 2005, një grupi italian investimesh në vlerën e 5 milionë eurove. Si shitës firmosi vetë Bujar Bukoshi ish-kryeministri në ekzil i Kosovës.  Por përpara se të firmoste këtë kontratë, Bukoshi kishte “larë hesapet” me aksionarët e tjerë të kësaj banke disa muaj më parë. Aktet ligjore të depozituara në gjykatë tregojnë se Bukoshi nëpërmjet “Fondit të Gjermanisë” të cilin e kontrollonte dhe e kishte në pronësinë e tij, ka përthithur të gjitha aksionet që zotëroheshin nga 8 fondet e tjera të shpërndara nëpër Evropë. Përthithja e aksioneve është bërë me kontrata të rregullta dhurimi ose transferimi të aksioneve nga përfaqësuesit e fondeve të tjera.  Të gjitha këto kontrata janë lidhur në një hark shumë të shkurtër kohor, përpara privatizimit të “Bankës”. Më pas, banka “Dardania” rezulton se është bërë 100 përqind pronë e “Fondit të Gjermanisë”, ndërsa këtë fond e kishte në pronësi individuale direkte vetë Bujar Bukoshi.

 

Kelmendi: Lulzim Basha është hartues i dosjes së trafikut të organeve

Nga Habjon Hasani
mustafaLulzim Basha u dekorua, si qytetar nderi i komunës së Prishtinës ditën e hënë. Me këtë rast zoti basha mbajti dhe një fjalim të rastit, por pak më vonë një gazetar e pyeti atë në lidhje me “dosjet e EULEX” për ushtarët dhe komandantët e UÇK-së të arrestuar së fundmi. Në mënyrë surprizë, zoti Basha jo vetëm që nuk mohoi përfshirjen e tij në hartimin e këtyre dosjeve, por shkoi dhe më tej duke pretenduar se ishte një e vërtetë e pamohueshme fakti që ka pasur krime lufte nga UÇK-ja, por që sipas tij kjo gjë nuk duhej kurrsesi të hidhte baltë mbi luftën për liri të UÇK-së. Ky reagim i zotit Basha ka ngjallur dhe reagimet e shumë mbështetësve të UÇK-së në Kosovë, aktualisht një grup ish-luftëtarësh janë në grevë urie si reagim e shenjë proteste ndaj arrestimeve. Një prej grevistëve, Ibrahim Kelmendi, i ka shkruar dje “DITA”-s një reagim në lidhje me këtë deklaratë të zotit Basha duke hedhur akuza të forta ndaj tij.  “Për atë që kupton, ai ndoshta pavetëdijshëm pranoi se nuk ishte i angazhuar vetëm si përkthyes. Por do të ishte interesant të na informonte nëse ka mbajt mend të jetë angazhuar për hetim të ndonjë krimi serb në Kosovë. Ai ka qenë bashkëpunëtor edhe i Marucio Salustros, tani prokuror famëkeq në kuadër të EULEX-it, për të sajuar edhe dosjen e ‘tregtimit me organe’, – ëhstë shprehur Kelmendi.

 

Dekoruesi

kopertinaPor Kelmendi ndër të tjera në letrën e vetë ka nënvizuar dhe marrëdhënien e “veçantë” mes bashës si qytetar i sapo dekoruar nderi dhe kreut të Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa. Kelmendi e implikon Mustafën në aferrën e privatizimit të “Bankës Dardania” së bashku me Bujar Bukoshin. Kjo bankë u krijua nga fondet e diasporës kosovare për të mbështetur rezistencën. “Mua më irritoi truku i Lulëzim Bashës në vlugun e fushatës zgjedhore në Shqipëri. Ai duhet të ketë detyruar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafën, që t’i jep çmimin “qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, sepse Tirana zyrtare ka në kasaforta dosjen e “Dardania Bank” në Tiranë, bankë ajo “private” e Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit. Përmes asaj banke këta dy vjedhës të mëdhenj kanë kamufluar hajnin e ndihmave të emigracionit përmes fondit të “3-përqindëshit”. Bëhet fjalë për qindra milionë euro. Lulëzim Basha dhe eprori i tij do të ndihmonin Kosovën nëse do të dorëzonin kopjen e asaj dosje në Krye-Prokurori të Kosovës”, – është shprehur Kelmendi në letrën e tij.

 

Deklarata e Bashës për krimet e luftës të UÇK-së

Lulzim Basha, që gjatë ditës së hënë është shpallur “Qytetar Nderi” i Prishtinës, i pyetur nga mediat kosovare, ka thënë se në Kosovë ka pasur krime lufte dhe se është krenar që ka punuar për zbardhjen e tyre. “Askush dhe asgjë nuk mund të njollos luftën e drejt të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Dhe askush dhe asgjë nuk mund të ndërhyjë dhe të përçajë atë që ne kemi së toku që është qëndrimi i njëjtë dhe pa asnjë dallim ndaj heronjve tanë, ndaj punës së tyre dhe ndaj drejtësisë së kësaj lufte. Nga ana tjetër ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje. Çdo përpjekje për të demonizuar këtë luftë është primitive dhe ka në thelb paragjykime ndaj shqiptarëve”, ka thënë Basha, raporton “Express”. Deklaratat e Bashës vijnë në kulmin e debatit për luftën e UÇK-së, pasi tetë prej ish-ushtarëve të saj janë arrestuar pikërisht për krime lufte.

 

Agim Doçi “thumbon” titullin që iu dha Bashës

dociPoeti i njohur Agim Doçi duket se e ka pritur me ironi dekorimin e Lulzim Bashës në Kosovë. Nëpërmjet një statusi në “facebook” Doçi është shprehur se ndonëse ai dhe të tjerë poetë kanë kushtuar me dhjetra tekste e këngë luftës çlirimtare të UÇK-së dhe pavarësimit të kosovës, medaljet po i marrin disa të tjerë.  “Ta gëzosh o Lul dekoratën”, – shkruan në fund të mesazhit të tij Doçi, duke shtuar se “Tani e kuptova pse unë jo”.

 

Truku i Lulëzim Bashës

 Reagim nga Ibrahim Kelmendi

Islamikët e kanë një moto mashtruese për të përfituar sa më shumë besimtarë: “Vetëmnjë ore para vdekjes nëse thua shahadetin, vdes mysliman dhe Allahu t’i fal keqbërjet gjatë gjithë jetës.” Megjithatë, z. Lulëzim Basha nuk duket se është penduar për angazhimin e tij në formulim të dosjeve hetuese kundër “krimeve” të UÇK-së. Në mes tjerash ai tha në Prishtinë: “Ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje”. Për atë që kupton, ai ndoshta pavetëdijshëm pranoi se nuk ishte i angazhuar vetëm si përkthyes. Por do të ishte interesant të na informonte nëse ka mbajt mend të jetë angazhuar për hetim të ndonjë krimi serb në Kosovë. Ai ka qenë bashkëpunëtor edhe i Marucio Salustros, tani prokuror famëkeq në kuadër të EULEX-it, për të sajuar edhe dosjen e “tregtimit me organe”.

Mua më irritoi truku i Lulëzim Bashës në vlugun e fushatës zgjedhore në Shqipëri. Ai duhet të ketë detyruar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafën, që t’i jep çmimin “qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, sepse Tirana zyrtare ka në kasaforta dosjen e “Dardania Bank” në Tiranë, bankë ajo “private” e Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit. Përmes asaj banke këta dy vjedhës të mëdhenj kanë kamufluar hajnin e ndihmave të emigracionit përmes fondit të “3-përqindëshit”. Bëhet fjalë për qindra milionë euro. Lulëzim Basha dhe eprori i tij do të ndihmonin Kosovën nëse do të dorëzonin kopjen e asaj dosje në Krye-Prokurori të Kosovës.

Për shkak të angazhimit të stafit të “specialistëve” të Tiranës, për të sajuar dosje të “krimeve” të UÇK-së, Zonja Argita Berisha-Maltezi duhet ta ketë detyruar Babain e saj, që gjithë atë staf ta vendos në pozicione kyçe të pushtetit në Shqipëri…

 

Pi të rritesh, o Lul!

Redaksionale

Isa Mustafa dekoroi si qytetar nderi të Prishtinës Lulzim Bashën. Ky ishte kryelajmi i shpërndarë me urgjencë nga zyra e shtypit të Bashës dy ditë më parë. Dekorimi vjen në një kohë kur pesë ish-drejtues të UÇK-së ndodhen të burgosur nga EULEX-i, ndërsa bashkëluftëtarë të tyre janë ngujuar në një grevë urie në shenjë proteste e prej andej kanë akuzuar Lulzim Bashën dhe Argita Maltezin si hartues të dosjeve që kanë burgosur shokët e tyre të luftës. I gjendur mes këtyre akuzave të rënda, Lulzim Basha nxitoi drejt Prishtinës për të “kapur” me vrap titullin e nderit. Po kush ja dha Lulit këtë titull? Çfarë përfaqëson kryetari i Bashkisë së Prishtinës Isa Mustafa? Rezulton se ai është një prej njerëzve më të besuar të Bujar Bukoshit, çka do të thotë se është pjesë e klanit “Bukoshi” në Kosovë, klan i cili përfaqëson realisht dhe linjën Berisha në Kosovë. Në muajin shkurt gazeta “DITA” botoi një artikull referuar një denoncimi të ardhur në prokurorinë e Tiranës ku i bëhej thirrje kryeprokurorit Adriatik Llalla që të hetonte aferrën e Bankës Dardania. Kjo bankë drejtohej nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa në fillim të viteve 90’ dhe bënte menaxhimin e fondeve të kontributit të diasporës kosovare në mbështetje të çështjes së tyre. Ishin milionë dollarë fonde. Por ndonëse Banka ishte zyrtarisht një institucion në pronësinë e qeverisë në ekzil të Kosovës, në vitin 2005, Bukoshi dhe Mustafa e shitën atë tek një grup bankar italian dhe fitimet i depozituan në llogaritë e tyre bankare. Aleat dhe mbështetës në të gjithë këtë histori kanë pasur Sali Berishën , i cili bëri aq sa duhej që kjo shitje e paligjshme dhe ky tjetërsim skandaloz fondesh të bëhej pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë si Bukoshit ashtu edhe Mustafës, në Tiranë askush nuk hetoi për këtë transaksion e me gjasë prokuroria ndihet e pafuqishme për ti shkuar deri në fund hetimit të denoncimit që prek dy miqtë e Berishës. Miliardat që Bukoshi dhe Mustafa kanë përfituar nga shitja e Bankës janë mëse të mjaftueshme për tu ndjerë në borxh ndaj aleatit të tyre të vjetër, Berishës. Influenca e Berishës në korridorin Bukoshi-Mustafa është e padiskutueshme, e nën hijen e kësaj influence, Luli, bëri atë që di të bëjë më mirë: Të shkojë e të gëlltisë “qumështin e gatshëm” që i servir Doktori. E piu dhe kësaj here, në formën e një dekorate, duke ngritur dolli me gotë në dorë për dënimin e krimeve të luftës së UÇK-së, dosjet e të cilave i ka hartuar vetë sëbashku me Argita Malltezin e të tjerë hetues. Nuk është hera e parë që Luli pi qumësht të gatshëm, i duhet të pijë, që të rritet.

Share This Article
9 Comments
  • Kini kujdes se keta lloje femijesh e mbajne penge Shqiperine .Saliu e ka mbjelle kudo faren e keqe.Zorr se do ta hedhim kollaje dhe 20 vjete te tjera.

  • o popull a e shikoni se ne doren e kuj eshte shqiperia prandaj kur te votoni mendojeni mire se kush eshte saliu

  • Mua nuk me çudit, por me irriton nje fakt shume domethenes do te thoja. Dikur, kur komentonim ne ish faqet e gazetes Shekulli, por dhe sot ne gazeten Dita, edhe per shkrime qe nuk kane asnje lidhje me kosoven por me problemet politike ne Shqiperi, vershonin komentet e kosovareve, si lumi Drin pas reshjeve, dhe ne mjaft raste pa kurrfare lidhje. Nje pjese e konsiderueshme e tyre i binin borijeve dhe thurnin ditirambe per Sali Berishen, shkaktarin kryesor te vuajjeve te populliit shqiptar ne keto njezet e ca vjet saliokraci, duke e quajtur madje dhe Skenderbe te dyte, pavarsisht se ai me vepren e tij ka qene kunder lirise dhe pavarsise se Kosoves, ashtu sikunder dhe “gandi” kosovar proserb, Ibrahim Rugova. Tashme kur faktet kokeforta ja bejne muuu, per veprimtarine antikombetare te Sali Berishes dhe kopistave te tij me Lulzim Bashhen ne krye, eshte per te habitur qe keta komentues te zellshem nuk ndihen, se paku te thone opinioni e tyre qofte dhe ne mbrojtje te ketyre sharlataneve politike ketej dhe andej kufirit . Si duket pajtohen me baltosjen e luftes çlirimtare te bere nga UÇK-ja , qe ka filluar intesivisht makineria serbe me sekseret e saj te cile jane ne rolin e prokuroreve te EULEKS-it.Tuuurppi ju mbulofte!

    • Mik Vezhgues,ne shqiptaret kemi sakrifikuar shume per pavaresine e Kosoves,kurse ata erdhen ne 8 maj 2011 te mbytnin voten tone ne Tirane.Sa here e sjell kete ne kujtese, aq here rrenqethem se ky akt kriminal qe tejkalon fjalen e urte te popullit tone ” te hengri buken dhe te permbysi kupen”
      Ky akt kriminal eshte realizuar ne akord te plote te brekedhjerit te historise me qeverine dhe gjithe spaktrin politik te Kosoves.Po te ishte ndryshe,ne krye te dy vjetve, do te dilte nje ze i vetem qe ta denonconte dhe te distancohej politikisht
      .Pas masakres qe ata bastarde i bene votes sone une, edhe t’i shoh te pjekur ne hell nga serbet, nuk kam asnje keqardhje;perkundrazi.
      Ka ardhur koha te shohim e te mbrojme interesat e portes sone.Ne kete rend kujt i plasi se shkruajne apo nuk shkruajne,ne forumet tona,tocat e Kosoves.

  • …Sa punë të thella e të pista paska ky “luli vocërr” more…pupupu sa kanale e bunkera paska kjo poli-thika shqiptare pas kurrizit ….kush e gjen anën e këtyre pisllëqeve??? Dhe thonë pastaj se janë shumë “Transparentë”!…

  • gazeta dita .keto jane renqethese.nuk do flas ,shume me gjithe respektin qe kam per ju ,si medje elitare pse jo dhe kombetare duam qe kesaj pune ,ti shkoni deri ne fund…ketu ne nuk po kuptojme dot,kemi te bejme me shtet ,me pushtet antishtet apo me mafje te sofistikuar qe rezikon sigurine kombetare….z thano une nuk e di nese ju i lexoni shqetesimet tona apo jo dhe a ju shkoni deri ne fund atyre..po kjo qe po ndodh ne vendin tone eshte per te vene duart ne koke..ne keto qe ju thoni ,ne qeverisemi nga mafia ,dhe ne si emigrante na detyroni qe te mos e kthejme koken kure ne vendin ku kemi lere e duam te vdesim ….ju si medje me nje besim te math te pakten ne diaspore ,duhet ta beni alrmante tani qe eshte momenti me prshtatshem qe ketyre antishqiptareve tu priten thonjte qe na i kane futur ne gryke e po na mbytin..si mundet te shkruhet ne nje artikull ,me titull pi qumesht luli,,kur ky po shkateron idealet e shqipetareve qe neve e kemi enderuar per jete te jeteve..pse nuk i shkrun hapur dhe me shkronja te medha ;lul basha ti je armiku i kombit;;c fare duhet te beje me teper per te mos e deklaruar te tille ,,z thano me gjithe se jemi larg ,po pak a shume e dime kush eshte opzitar apo pro qeveritar,po j u si opozitar a ke tentuar te ballafaqohesh me keta gazetare sahanlepires te qeverise e tu thuash ,,ju po i beni dem te madh kombit me mbrojtjen qe i bejne kesaj qeverije mafioze..ju jeni ata qe me punen tuaj fisnike atdhetare ta beni alarmante ,e te jepni kushtrimin ..shteti ne rrezik..ekonomia ne grahmen e fundit rendi nuk funksionon situata para zgjedhore e tensionuar votat po blihen ,njerezi kercenohen nga puna femijet kercenohen pra a nuk jane mjaft keto …gazeta dita ju jeni shpresa jone e dime qe ju punoni ne kushtet e nje shteti ku eshte plotesisht i kapur nga mafia por kete detyre fisnike pervec ju te nderuar gazetare askush nuk mundet ta beje me mire..respekt,,respekt..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *