Korrupsioni në pritje të Presidentit

anazapta

Duhej të ishte një pjesë rutinore e punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas kapjes në flagrancë të një gjyqtareje për korrupsion me lekët ende në çantë, dhe arrestimit nga policia, KLD duhej të mblidhej për të miratuar kërkesën e prokurorisë për vijimin e procedurave penale të arrestit, hetimit etj. Mirëpo Këshilli nuk mblidhet dot, veç nëse anëtarët e tij bëhen bashkë privatisht për të bërë një dorë muhabet. Atë duhet ta thërrasë kryetari i KLD-së, pra, Presidenti i Republikës, ose nënkryetari, realisht drejtuesi dhe organizuesi i jetës institucionale të kupolës së drejtësisë.

Konkretisht, jemi në situatën që nënkryetar kjo KLD nuk ka, ndërsa kryetarin, siç na shkruante një lexues i DITA-s, “e ka që më mirë mos qoftë”. Këmbëngulja e Nishanit dhe mbështetësve të tij në KLD për të mos zgjedhur nënkryetarin, i cili sipas ligjit duhet përzgjedhur mes emrave në KLD që i ka votuar Kuvendi i Shqipërisë, me stërmundime është tentuar të vishet edhe me një varak arsyetimi institucional. “Punën e përditshme teknike të nënkryetarit, e kryen më së miri edhe sekretari i përgjithshëm”, pat thënë presidenti në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur për këtë ngërç të zgjatur.

Siç e kemi thënë e siç dihet, sekretari i përgjithshëm i KLD është Pjerin Prendi, kunati i anëtarit të Këshillit dhe tashmë proverbialit Gjin Gjoni. Ja që në rastin konkret, kunati i Presidencës nuk e mbledh dot KLD ndërsa presidenti është ende në Gjermani. Ku me të drejtë kryen detyrën institucionale dhe duket se ka folur fjalë shumë të mira për vlerat themelore dhe mirëkuptimin mes kombeve.

Por ama, këtë detyrën tjetër, shumë konkrete dhe tejet kyçe për drejtësinë e shkalafitur shqiptare, Nishani po tregon angazhimin maksimal për të mos e kryer. Dhe KLD do të mblidhet nesër në orën 5 pasdite, për t’u quajtur “një mbledhje e thirrur”, ku të pranishmit, me “sugjerimin” e anëtarit Gjin Gjoni, do presin sa të vijë Nishani.

DITA ka analizuar së fundmi një procesverbal mbledhjeje të KLD-së, ku ka dalë qartë cilësia qesharake e marrjes së vendimeve nga qeveria e gjyqësorit. Por shefi i KLD-së, presidenti, të cilit i mjafton kunati i Gjinit kur nuk është vetë, nuk dorëzohet. Përballë kritikave dhe ekspozimit të skandaleve, ku po dalin edhe shifra konkrete sesa dhjetra e qindra mijë euro blihen vendet e punës nëpër gjykata, KLD miraton më shumicë votash edhe krerë gjykatash që nuk janë në përputhje me kriteret që detyron ligji, dhe çdo kundërshtime quan “provokacija”.

Ka për të mbetur në histori fjalët “heroike” që ai i ka drejtuar mikut të tij Gjin Gjoni: “E shikon që neve këtu na duhet të përballemi me provokime të rënda. Por ne do rezistojmë…”.

Rezisto president, rezisto, dhe foli homologut gjerman për virtytet e tua. Tek e fundit, krahasuar me shifrat që vijnë vërdallë nëpër KLD, të merresh me dy milionë lekët e vjetra të një gjyqtareje të Lezhës, është si të djegësh Stambollin për një gjilpërë./DITA

Materialin e detajuar për mosmbledhjen e KLD-së e gjeni KETU

Share This Article
14 Comments
  • Ta fusin ne nje thes dhe ta hedhin ne lumin e “ERZENIT”, Shqiperia nuk do presi kete ish xhandar te “komunizmit” dhe Sali Berishes qe mbajne vendin peng.
    Nje gje me habit, pak fakte dhe prova ka per kete President qe pengon vendin te heci perpara dhe qe parlamenti bene sehir!?

  • Edi Rama, qysh në krye të herës duhet të kishe shkarkuar palo-presidentin Nishani, me shumicë parlamentare ose me referendum. Por, si loqe që je, ti kujdesesh për fasadat dhe për zyrat. Na rrufsh trapin për besimin që të dhamë por që, si duket, s’e ke merituar. Nuk bëhet palo-piktori udhëheqës, jo !

  • Qe Nishanlliu eshte N/kryetar i PD e jo president kete e dim,por dim qe Nishanin nuk e heq dot Kryeministri.Rama do e shkarkonte me kohe ate,Kryeprekurorin,por ka disa ferra neper kembe,ne bashkeqeverisje,te korruptuar qe nuk e lene.Ka fai dhe faktori jashtem se gjoja maxhoranca nuk duhet ti marri te gjitha pushtetet.KLD eshte kryekorrupsioni gjalle ne drejtesi dhe pa fshire me fshesen e hekurt kete lukuni,ky vend nuk behet.Rama ka faj per mosheqjen e Visho Ajazit,te cilin ne vend qe ta hiqte,e falinderoj kur zbuloi shtepin me gjethe??? Por duhet ta ket nje hall…! Sidoqoft votusit 1 miljonesh per kete e besuan???Me 21 qershor do te shifet se sa firo do te ket PS…!

  • Meteh e ke gabim nen/kryetar i PD-se eshte Lulushi Nishani eshte thjesht anetar kryesie i PD-se dhe vjen ne rradhe pas Keltes Krujes!

  • Kur eshte bere corbe gjithe vendi dhe kushtetuta eshte nje leter higjenike ne duart e Rames dhe Saliut kjo nuk perben shqetesim.Nje gjyqtare dhe nje avokat ne Lezhe nuk rezikojne rendin me shume se tufa e te korruptuarve ne krye te partive.Do votojme ose per korrupsionin blu ose roze.Nishani nuk na prish pune.Le te rrije ne Gjermani bashke me Velinen e Edushkes

  • Dakord me te gjithe por jo me titullin. Pra dakord me lexuesit por jo me gazetarin. Kjo eshte negative per Gazeten Dita..

  • Me falni : por jo dakord me shprehjen “perfshihet ne nje skandal kushtetues”. Ka tjeter emrtim ky gabim.

  • ky sakati i familjes berisha duhet shkarkuar nje ore e me pare. turp per kete mazhorance qe mban ne krye te shtetit nje dordolec partiak qe i sherben si kamikaz familjes mafioze berisha qe e vendosi kete kukull aty.

  • Mallkuar qofte ajo dite,qe ti u bere presjdent,mallkur qofte edhe i mallkuari Sali satrapi qe na i la per kismet,kete dhjeran sakatin Bujar.Ketyre fare gjyqtare prokurore e avokate h ka dale frika fare ,se kane kasten mafioze qe tani eshte treshe ,Bujari Gjini ,dhe kunati.Kjo treshe e ca te tjere atg brenda nuk i kane lene asgje mafues ,mafies me te suksesshme ne bote,pa u lodhur ,i jand bere larate mullar.Po te hetohen keta me keto para qe kane vene,eshte pak ti varesh ne litar nga nje cdo dite.Kjo mazhorance e ja mare fare shtruar zgjidhjen e ketij ngerci e vetmja rruge ka mbetur presioni popullor duhet zene zyrat ,te protestohef fuqishem deri sa uragani popullor ti shkule nga zyrat.KRIMINELE ME KRYDKRIMINEL NISHAN SALI HARBUTIN.

  • Shikoj ne foto kete mut president me dy legena qe ndaj shume shqiptareve e ndaj meje mbajne peng ceshtje prej vjetesh, Kryetar i Gjykates se Larte me kete gjyqtar te Gjykates se Apelit Tirane te shikojne nga duart dhe nga xhepat per nje ceshtje qe ke ne gjykim.
    Kryetar Gjykate dhe Gjyqtar qe gjykojne me dy standarte dhe qe kane seksere jasht gjykatave.
    Perse nuk mbahet qendrim per kete president delirant. I jepni nje KARABINE, AUTOMATIK, MITROLOZ dhe MORTAJ 60mm ti kete per muze ne shtepi dhe largojeni nga ai funksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *