13 SHKAQET pse humbi PD: Një “opozitë” që me sa duket nuk do mësojë kurrë, ose një analizë pas “analizës” që i bëri dje PD humbjes në 25 prill

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Strukturat e larta të opozitës, thuajse tre muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit, më në fund bënë bilancin e asaj që kishte ndodhur, duke dhënë një material 13 pikash, në të cilat alibia e humbjes është gjetur në kampin tjetër dhe asgjë nuk është saktësuar në veten e tyre.

Perceptimi i humbjes jashtë vetes, liderit, strukturave dhe mbi të gjitha, jashtë vizionit me të cilin u përfaqësuan, do të thotë se opozita pak ka mësuar nga ajo që ndodhi dhe, si duket, as nuk do të mësojë në të ardhmen. Është e mundshme që i njëjti tekst i pandryshuar të jetë edhe pas katër viteve, sërish duke justifikuar humbjen dhe duke u mbështjellë rreth kryetarit, si pas një vorbe ndjellëse, ku secili sheh atë që mund të përfitojë dhe jo atë që mund të ndryshojë.

Përse humbi PD-ja në zgjedhjet e fundit? Ishin vetëm ato që paraqiti grupi i punës në këtë material alibie apo ka edhe shumë shkaqe të tjera, të cilat u kaluan me ndjenjën e përkuljes ndaj liderit dhe si mos-mësim nga e djeshmja?

Që shumica qeverisëse ka përdorur të gjithë gurët që i fal pushteti dhe për të vazhduar në mandatin e katërt, kjo është një aksiomë e njohur, të cilën e ka shfrytëzuar forcërisht edhe opozita e tashme në zgjedhjet e vitit 2009. Asokohe, pikërisht kjo opozitë, që përbetohet sot, përdori të gjitha mjetet e mundshme, deri harbutërinë, nuk pranoi asnjë hapje kutie, sado sinjifikative, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kishte militantë të flakët të saj, e në fund, doli në breg të lumit dhe dogji fletët e votimit.

Nëse opozita e tashme ka pritur që shumica qeverisëse do të nusërojë, ndërsa Gazmend Bardhi me bandat do të bridhte dynjanë e Xhelal Mziu do të krekosej me kërcënimet budallaqe, atëherë ajo as nuk ka mësuar gjë nga çfarë ka bërë dhe as nuk do të mësojë nga ajo se çfarë bën qeverisja e tanishme.

As Basha vetë, autori i “Misioni im”, që nuk e mësoi se të ndjekësh të njëjtën rrugë që bëri kundërshtari, nuk është asgjë tjetër veçse mungesë vizioni; as grupi i ngritur për të shkruar këtë “relacion”, nuk “gërmuan” brenda vetes, sado pak, qoftë edhe për të dëshmuar se e dinë se ku kanë gabuar. Dhe ku kanë pasur fajet e tyre.

Faqja e parë DITA, 17 korrik 2021 (kliko për ta zmadhuar)

1. Lulzim Basha, një ditë, papritur, shpalli se deputetët e opozitës do të dilnin nga parlamenti, do e braktisnin atë, duke mos qenë më pjesë e sistemit. Ky është faji i parë i tij. Në atë kohë, e gjithë opozita e mbështeti në braktisjen e paarsyeshme, duke menduar se në të vërtetë ai duhej të kishte pasur një plan. Ndryshe do të kishte qenë marrëzia më e ndjeshme e jetës parlamentare.

2. Opozita, pas braktisjes, nuk kishte asnjë plan, asnjë ide, asnjë mendim se çfarë duhej bërë. Opozita priste Bashën, ky priste rastësinë. Në politikë mund të kapësh rastin, por është e vështirë ta krijosh atë me braktisjen.

3. Askush nga politika perëndimore nuk e kuptoi lëvizjen politike të opozitës. Nuk e ka kuptuar as sot. Basha dhe krejt opozita, bashkë me LSI-në, që sot në minorancën e saj e di se ky ishte fillimi i fajit dhe i humbjes, nuk e kishin lidhur “kalin e betejës” në asnjë deri të politikës së madhe. Ata menduan se bota do të çuditej me këtë lëvizje dhe do të vraponte të sillte kumtin e fitores.

Ndodhi ndryshe. Bota u çmerit, por me atë që bëri lëvizjen e pa dëgjuar. Nuk mund të ndryshosh qeverisjen përmes braktisjes. Krijimi i një precedenti të tillë do të ishte mizor, përmbysës, destruktiv dhe çoroditës. Kur opozita nisi ta kuptojë këtë, ishte vonë. Ajo e njohu braktisjen përmes mohimit që i bënë aleatët.

4. Opozita bëri fajin e saj që synoi të përsërisë vitin 1997. Zërat ndjellakeq të saj se “viti 1997 do të jetë lule” ishte bumerangu i madh që goditi politikën e saj. Kush është ai shqiptar me mend që kërkon vitin 1997 dhe e ndjell atë?
Protestat e dhunshme , të cilat ishin risi në fillimet e pluralizmit, thuajse 20 vite më pas ishin ndjellëse të mendimit se një klasë politike përmbytëse, që vendos në radhët e para halucionantë dhe bombat molotovë, që sulmon godinën parlamentare për të mbrojtur një kryeprokuror, që shumë shpejt do të shpallej “non grata” për Shtetet e Bashkuara, që gjuan me çizme si rrugaçët mediokër, nuk mund të qeverisë. Sepse nuk është e besuar. Njerëzit zgjedhin gjithnjë mes qetësisë dhe dhunës. Opozita paraqiti dhunën. Shumica qeverisëse e përllogariti saktësisht dobinë e saj politike.

5. Në parlament vendet e lëna bosh u zunë shpejt. Përgjithësisht nga njerëz mediokër, të shitshëm shumë lehtë dhe të cilët qeveria i përdori mjeshtërisht. Këto ishin ata deputetë të paslistës, që befas u bënë të rëndësishëm. Më të rëndësishëm ishin për qeverinë dhe të dëmshëm për opozitën. Kush i zgjodhi ata dhe i vendosi në lista? Trupa drejtuese e opozitës. Disa kaluan në zyrat e kunetërve, të tjerë erdhën në emrin e partive që askush nuk ua di emrin, të padëgjuar, të palexuar, mediokër.

Përgjegjësia nuk është e tyre, por e atij që i delegoi. Këto, të paslistës, bënë atë që askush tjetër nuk do ia dhuronte shumicës. I dhanë të drejtën të bëjë si të dojë me ligjet, me Kodin Zgjedhor, me Kushtetutën. Cila shumicë qeverisëse nuk e shfrytëzon këtë dhuratë opozitare?

6. Basha, megjithëse u përbetua mijëra herë se zgjedhjet vendore të vitit 2019 mund të bëhen vetëm duke kaluar mbi trupin e tij, kur erdhi dita, u struk. Heshti. Edhe atë që ishte menduar të bëhej në Shkodër, si reminishencë e 2 prillit 1991, një telefonatë e zbythi.

Kujtoni çastin kur shefja e bashkisë Shkodër, V.Ademi po marshonte në rrugën kryesore drejt mitingut që bënte Edi Rama, pak hapa më tej, për të nisur një përleshje e dhunshme dhe telefonatën që egërsinë ia ktheu në habi, pastaj në buzëqeshje e , në fund, në tërheqje.

Zgjedhjet vendore u bënë. Të gjitha bashkitë kaluan në qeverisjen e shumicës. I gjithë aparati që e kishte mbështetur opozitën u bë një ngjyrësh. Edhe militantët e saj heshtën dhe filluan të ndërronin ngjyrën e tyre. Sidomos lësëistët, të njohur për kameleonin e tyre politik. Edi Rama e la vetëm Shkodrën në dorën e Ademit. Si shenjë që edhe injoranca mund të qeverisë një qytet të vjetër, qytet mbretërish.

7. Edi Rama filloi fushatën e tij që në shtator të vitit të shkuar. Caktoi të deleguarit, bëri rajonalizimin, ngriti strukturat, kapi të fortët, njohu gjendjen deri në imtësi, e diti hallin e gjithsecilit dhe pranë çdo të lëkunduri caktoi një njeri, zgjidhi hallet që nuk i kishte zgjidhur në tetë vite. Pushteti ta dhuron këtë mundësi, sidomos kur opozita fle.

Basha e filloi fushatën në muajin shkurt. Deri atëherë nuk kishte veçse pak të deleguar në qarqe, numëroheshin me gishta; ai vetë priste planin izraelit dhe filloi të bënte gjeste fëmijërore, sidomos ata kur mbante qeset me domate të një militante pëdëiste, kur gatuante makarona në shtëpi dhe filmohej si rastësisht, për të dhënë idenë e politikës moderne, familjare, hallemadhe.

Ndërkohë kishte shkuar të jetonte në dy vila të mëdha, moderne, të cilat as sot e kësaj dite nuk e tregon se cilit i përkasin, çfarë qiraje paguan, e, për t’i dhënë vulën dëshmisë së “përkushtimit”, blen edhe dy vila të tjera në bregdet. Njeriu që në opozitë shumëfishon pasurinë imobiliare me katër vila është e vështirë të mendohet se çfarë mund të bëjë kur të jetë në pushtet.

8. Opozita nuk shpalosi asnjë vizion politik që të kishte veçantinë e saj. Kushdo e dinte se në dy anët e saj, PD-LSI , kishte të çara të mëdha dhe pritej vetëm dita kur të plaste ndarja. Askush nuk e dinte se cilët ishin aleatët e saj, aq më tepër kur presioni i tyre për të qenë në listat e sigurisë ishte themeltar.

9. Aleatët e opozitës ishin të njëjtët që kishin qenë përherë. Të provuar e të dështuar. Përfitues dhe mashtrues në shumësinë e tyre, me përjashtime të rralla. Aty ishin Shpëtim Idrizi që varrosi çështjen çame , por u pasurua përmes “ drejtorive” dhe VangjelDule që nuk e njihte Çamërinë. Ishte Agron Duka, ish ministër i së majtës dhe Fatmir Mediu që i kishte qëndruar besnik së djathtës. NardNdoka ish ministri i shëndetësisë dhe Dashamir Shehu, e soj e sorollop.

Riciklimi i tyre ishte shenja e kthimit të së vjetrës. Shto këtu edhe figurën e Berishës që nuk pyeste për askënd ehe deklaronte se do të jem kandidat ku të dua vetë, atëherë nuk ke pse e kërkon humbjen tek ai që e do humbjen tënde.

10. Në qytetin e Elbasanit, ku ishte i deleguar figura e dytë e partisë, askush nuk e di se nga erdhi, ndodhi , në mes të ditës, vrasja e një militanti apo simpatizanti të shumicës qeveritare. Bardhi, riosh në politikë, por jo në egërsi, deklaroi se ata që morën pjesë në vrasje ishin thirrur si një gardë për të mbrojtur votat. Ish policë, ish gardistë, ish shefa policie, ish komando – të cilëve u ishte premtuar rikthimi në postet e tyre. Atë e pasoi një marroq tjetër, Xhelal Mziu që e përforcoi idenë e vrasjes.

11. Lulzimi ishte i sigurte në fitoren e tij. Nuk deshi ta ndante me askënd. Tani kërkon të ndajë humbjen, për më tepër, me kundërshtarin e tij politik.  E gjithë fushata e tij, majë makinave, përmes një turme që e ndiqte, thellësisht individualiste, duke shmangur secilin e të gjithë, ndërsa dukej se ishte diçka e moderuar, ishte edhe e vetmuar.

12. Listat e kandidatëve të PD-së , në shumë raste, ishin sipas “qendrës” që kishte llogari ndryshe nga ata që ishin në terren. Figura të panjohura u afruan, të tjerë, të respektuar, u larguan, grosistë dolën në radhën e dytë por të sigurtë. Nëse, për shembull, në Vlorë apo në Shkodër do të ishin ndërtuar listat duke marrë parasysh mendimin e degëve, me siguri do të kishte dy deputetë më shumë.

13. Figura determinuese që opozita të humbasë zgjedhjet ishte presidenti i Republikës, Ilir Meta. Askush tjetër , më shumë se sa ai, nuk e përcaktoi humbjen e opozitës. Nëse shumica qeverisëse do të kërkonte një lojtar të madh në dobinë e saj, ajo nuk do të mund ta gjente më të dobishëm se sa Ilir Meta.

Ai bëri sherret më të mëdha, që nga ambasadorja e SHBA-së , deri në përleshjen në zyrat e një partie që sot nuk ekziston; ai u kap me policë të vjetër dhe thirri në ndihmë djem të rinj të gatshëm për sherr; doli në ekrane TV dhe bëri atë që nuk mund ta bënte edhe një riosh në politikë; deklaroi se do të jetë ai lideri i ardhshëm i opozitës dhe i bëri thirrje Amerikës ta vrasë në mali me Gropa.

Opozita humbi se nuk e deshi fitoren.
Nëse do e kishte dashur do të ishte ulur me këmbë në tokë dhe jo të priste mbarimin e mandatit 8 vjeçar të shefit të qeverisës, sikur të ishin pjekur fiqtë dhe do të binin. Nëse nuk mbushet në mend këtë “analizë” do të ketë edhe pas katër viteve.

 

Share This Article
31 Comments
  • Gramoz Pashko vriste mendjen,,shfletonte ekonomistet perendimore,studionte statutet dhe Programet Ekonomike te Vendeve te zhvilluara kapitaliste.
    Si do te zberthehej ekonomia Totalitare?
    Si do te ndertohej Ekonomia Kapitaliste?
    Asnje nuk dinte me shume se AY.poy ay shprehej se dinte kurrgje.
    Por ishte nje mjek qe i dinte te gjitha.E solli tek studentet Besnik Mustafa dhe Qemal Sakajeva.
    Ay mjek i bllokut,i dinte te gjitha.
    Edhe Politiken edhe Ekonomine.
    Shkallet e tribunave i ngjiste 3 e nga 4,pa ju marre fryma.Ishte I VETMI QE DINTE TE ARDHMEN.
    Gramoz Pashko torturonte veten:
    Si do e drejtonin kete popull drejt Ekonomise se Tregut?
    Kishte marre nje barre te lemerishme mbi shpine.
    Perkundrejt dilemes cfilitese te Pashkos,nje I PANJOHUR u fut mes themeluesve pa Dilema,,I sigurte.
    Sfare dinte Sali Berisha,qe nuk e dini 3 miljon shqiptare?
    Sot eshte zbuluar enigma.
    Dinte sulltan Osmanin.
    Se ku e kishte mesuar STRATEGJINE EKONOMIKE TE TURQVE OSMANLLIJ,nje kateder ne Vucidol,,duhet te kete egzistuar.
    Ata mijra maloke qe e ndiqnin perdite ne sheshin Skenderbej,,Ata mijra zaptues te Bathores,qe hiqnin opingat ne stolat rreth pallatit te kultures,ku grrahte kerma e kembeve te tyre,,edhe ata kishin siguri me Sali Berishen,.
    Lulzim Basha,,a di ta ndertosh sistemin e Timareve,sistemin e Spahive,Derebejve,Devshirmen,
    Yxhym Mamluk!?
    Kjo eshte QEVERISJA E SAli Berishes.
    Kete sekret dinte MALOKU,qe nuk ja tregonte te tjereve.

    • Boll o sharlatan

      Reforna ekonomike qe u zbatua ne vitet 1992-1996 , ishte sipas udhezimeve Amerikane l

      Sepse Amerikanet ne strategjine tyre ekonomike kishin si orjentim “privatizimin total te ekonomise “ gje te cilen e zbatuan ne gjithe lindjen , duke ua dhene asetet e ekonomise njerezve qe ishin te denuar politike

      Dhe kete gje beri edhe Sala ne vitet 1992 e ne vazhdim ,
      por kete gje beti edhe gjithe gjithe lindja me Rusine ne krye dhe shkateruan vendet e tyre

      Megjithate vendet lindore e ndalen kete reforme,

      Ndersa ne Shqiperi kjo reforme kriminale e nxitur nga Amerikanet nuk u ndal ,
      sepse edhe PS-ja kur erdhi ne pushtet e vazhdoi kete reforme pasi kompaniae se qelbesirave kaure , Nano, Majko, Rama ju vinte per shtat kjo lloj reforme sepse me privatizimin ju krijohej mundesia te vidhnin me te dyja duart

      Biles kulmin e privatizimeve e harriti hajduti i Surrelit Rama i cili
      donte te privatizonte edhe Teatrin Kombetar ,
      Kur ne fakt Teatri Kombetar edhe ne vendet kapitaliste ekstreme esht prone shteterore qe varet nga shteti

      Dhe akoma tani ate Reforma Ekonomike kriminale e vazhdon hajduti Rama ,
      si psh tek “mirembajtja e e rrugeve” te cilen ua jep firmave private me tendera koruptive dhe nuk lejon Bashkite te menaxhojne ate lloj pube

      Pra , ajo Reform Ekonomike ishte dhurate Amerikane ,por qe shqipot nuk e thone sepse jane krijesa pa dinjitet personal

      Ndersa keto qe thote ky Bedriu hane hajvanlleqe me thes

        • Nuk po i mbroj more ky eshte realitet.

          Une kam pyetur nje te punes sime qe ishte rus nga Ukraina ,
          dhe ai tha qe edhe atje u be njejta gje ,bsi ne gjithe lindjen —
          Privatizim total i ekonomise shteterore

  • Me Lulushin në krye të PD -së ,RAMA DO RRIJË NË PUSHTET DERI NË PLEQËRI.
    LULUSHI ËSHTË I PAAFTË , JO VETËM SI POLITIKAN POR PËR GJITHÇKA.
    Në të vetmet fusha që ka aftësi është, SERVILIZMI ,TRADHËTIA DHE IDIOTLLËKU..

    • O “Alequm Selam” , eshte detyre e mediave , pa perjashtim , per t`i trajtuar problemet e vendit , pooor ti aq di , turceli hesapi , nuk te hedh faj kush , edhe pse kerkon te futesh ne kuvend burrash ! Njerez si ti ndjekin sy mbyllur Saliun !

        • E keqja e madhe per interesat e popullit ne votimet e 25 prillit ishte se ska as edhe nje deputet nga partial e Z Murrizi .Nisma Thurje .Pashkuar prona tek I zoti dhe pa u hapur dosjet e sigurimit nuk Ben hajer Shqiperia o Bedri Islami I PPSH .Si Pd Ose Ps o bedri ,qe je lodhur kot me kete shkrim jane njelloj ,eshte dhjere komplet demokracia dhe shteti ligjor.Mjere populli kokpalare budalla Shqiptar .

        • Na plasi bytha se pse humbi PD-ja!
          Pse nuk i qani hallin popullit qe ka 30 vjet qe humbet nga keta politikane kriminele,qe mbrojne njeri tjetrin?

  • Dakort me Aladinin – Mesazhi i 25 Prillit ishte i qarte : Duam opozite tjeter!
    Por Opozita tjeter e 25 prillit, pra Rilindja e Rames, duke e ditur mire me pare ate mesazh, i mori masat.
    U leshuan ne punesime brenda muajit te fushates ne administrate
    U leshuan ne dorovitje ne leke e ushqime per shtresat ne nevoje (qe u ka qendruar “prane” keto 8 vjet)
    U leshuan ne grumbullimin rreth pushtetit ne fushate te gjithe malavites me precedente penale e ne kerkim nga policia duke i premtuar zbardhje te Dosjeve ne rast vazhdimi Rilindje
    U leshuan ne Patronazhimin e mbare shqiptareve pa dallim si qemoti koha e 1200 lekshave
    Dhe rezultati – Ne 25 prill nuk pati Opozite tjeter, mbeti ajo qe ishte.
    Sa per Pushtetin pastaj, ky ka kohe qe eshte kthyer ne Pusht-shtet dhe si i tille ndryshimi nuk i vjen nga vota..

  • Shkaku kryesor qe humbi partia dhunes,eshte se ne krye eshte kryekrimineli komunist sali i ndjekur nga hajdute e injorante te tokave te xanuna.
    Vetem kur shikon zhelalin mbi gomar,mulin gomar ,majmunin pedo gaz bardhi,e ca thuthuqa e grida me salianjin e denuar e qylaxhinjte fate gerdeci,dash plonci dule co,edhe kur ke ne plan te votosh partine e molotovit,sa te vijne ne mend keto fytyra e kthen voten….
    Sa te kete keto fytyra kriminelesh kundershtar,edi rama,fatkeqesisht do fitoj

  • Para se te spjegoni aresyet se pse humbi PD-ja,gjeni aresyen e vetme se pse moderatori i juaj censuron komentet tona teper etike,vetem se trajtohen probleme konkrete ne interes te popullit!
    Mos i mbyllni gojen lexuesve tuaj,qe te gjykojne jo vetem ndryshe nga ju,por edhe t’u kritikojne juve!
    Ndryshe do beheni njelloj me te tjeret!

    • Si shpejt u kujtove o trap. Që ditëzeza censuron komentet këtë e di dhe GAMORI I YZBERISHTIT. Hahaha je shumë rrotë cari po s’e kupton. S’ke faj, jo. Fajin ta ka kapota jeshile që mbaje hedhur krahëve edhe kur shkoje të dhisje ke rifuxhot e dumbabait tënd shpirtër

      • Po more morri i bythes ashtu eshte sic thua ti dhe kete ta ka thene jot eme kur ngrinte kembet poshte meje ne rreze te mullarit deri sa linde ti!
        Pyete nje here te teme se kush eshte babai yt biologjik se atehere do flasesh ndryshe!
        Dhe meqenese e mban veten per trim,provo te komentosh me emrin e plote,qe te kuptosh brenda 24 oreve sa te vlen lekura ,o gelbaze tuberkulare!
        Me njerez si ty une nuk fshij as mutin poshte kepuces!
        Kaposh kam qene dhe kaposh jam prap,o morr i bythes,ndersa ti ha mut ketu duke lehur si qen i zgjebosur!

        • Po ça lesh kaposhi ngordhalaq ke qënë ti mër idiot noterik? Akoma se kupton se mbete duke lef si zagar nga urrejtja patologjike që ke për ata që s’ivshkojnë për shtat mentalitetit tënd bolshevik. Shko mër langsraq boji roje baxhellëd që ke ke shpaja se po ta pallojn si në harados

  • Zoti Bedri i ke radhitur nji e nga nji me pika arsyet ,pse humbi PD ? Me 25-prill.
    Fillimi i mbare gjysma e punes thote populli:
    Ata zoterijte qe jane ne rreshtin e pare ,
    jane “Pardesyte-e-bardha “te viteve 90 ku sot jane kethyer ne “Blu-te-errta”qe ketu fillon zanafilla .PD e drejtojne ,serbe,greke ,ruse,etj .Por jo SHqiptare se ata iken nga syte-e-kembet neper bote .
    Ne SHqiperi u krijua ne vitet 90-tePD me kripto-komuniste +sigurimsa =PFashiste te cilet paten si qellim “Digj-Shkaterro”se nuk ka ligj ,sepse drejtesia ish ne dore te sherbimeve te huaja .
    Nga parlamenti dualen “uliganet “me preteksin te krijonin Krize-Parlamentare ,por s’ja arriten qellimit dot
    per destabilizim ku kete e konkretizuan me greva me granata -Molotov,para K/Ministrise te cilet I filmoi e gjithe Bota ,kurse populli nxorri konkluzionin ,per ke te votoj,gje te cilen ja u shperbleu me 25-prill ,por Lulezimi
    thote fituam se keshtu i do “Mushka-Drute”
    Kohet e fundit familja Berishiste u shpall me te drejte nga DEA .NoN-Grata pardesyte -blu te errta kerkojne kethimin e Saliut te drejtoje PD,sepse pinjolli i saj nuk ben dot opozite ,por takohet me Edvin -Ramen ku ben marrveshje per Tendera se atje eshte paraja .SHqiperia
    eshte e SHqiptareve po vjen dita te behet enderr e shqiptareve si gjithe Europa .Saliu-me-familje-non-grata.

  • Fatkeqesi kombetare. Shporta e plerave “ pedeist “
    Rrofte Edi Rama e urime per 2025. Mandatin e katert.
    PD e sotme ka vetem frikacake, mbeturina injorante nja 2-3 kokra injorante, me nje fjale plera te przjera.

    • Fatkeqesi kombetare eshte Edi Rama,qe “vrau” PS-ne dhe shperdoroi dy here nga mbi 1 milion votat tona,qe ta conte Berishen para drejtesise dhe te vinte ne funksionim demokracine dhe shtetin ligjor!
      Por Rama beri te kunderten:
      -Lulezoi KORRUPSIONI duke varferuar popullin!

      • Qurranjosê si puna jote shokut Romi i hanë me lopatë xheniere atë që s’thuhet. Shko mër gojor boj noi punë tjetër se do shkosh për lesh nga marrazi

  • Fatkeqesi kombetare. Shporta e plerave “ pedeist “
    Rrofte Edi Rama e urime per 2025. Mandatin e katert.
    PD e sotme ka vetem frikacake, mbeturina injorante nja 2-3 kokra te shkolluar qe kane futur koken ne bythen e Sali Ram berishacic e lulshit bashuqi e, me nje fjale plera te przjera.

  • Jo bre bedri zeza: eshte nje e vetem nje shkaqe: pazarin qe bene Luli me Ramen per nje tjeter pallat dikkund, ne kete rast Durres , qe cakton ´humbjen’ e PDse ! Çmimiedhe matrapazlleku rritet sipas pangopesise se Lulit e baxhanakeve per pallate!
    Te tjerat jane blabla!

  • Perse nuk i bini shkurt. Peshku qelbet nga koka therret shpesh koka vete e pd. Esht me se e qarte qe me ate ” koke ” pd e ka te humbur mandatin e ardheshem. Faji nuk esht i ” kokes ” por pikrisht i atyre qe sot jane mledhur ne ate kongres dhe duartrokasin Bashen edhe kur ai mashtron.

  • BEdriun nuk e ka zene gjumi per Opoziten qe ne 25 Prill.
    Pirdh o prift ne Prill, pirdh.
    Po ka qe ne Prill qe pjerdh Prifti, dhe nuk po pushon.
    Dil o Bedri, dhe bej nje opozite tjeter, te vertete, se na plase.
    Merr e bej nje Parti te vertete, te forte, ne gjendje te mundi Ramutin.
    E ben dot?
    Po nuk e ben dot mos ha me mut shume me Lulin.
    Nuk i plas njeriu si kane perfunduar kermat e PDse, po ama i plasi koka Bedriut. Per cfare arsye valle ngrihet e shkundet Bedriu per Lulin? Po firmos Luli ndonje tender o Bedri? Apo po shet Detin perseri? Cfaer te shqeteson qe nuk i doli Zot Teatrit, apo vjedhjes se Unazes?
    I mori parate e heshtjes, u zhduk nga protestat dhe i la rruge Erjon Kurves Ramut qe te shkaterroje Teatrin dhe te vazhdoje teatrin me Unazen.

  • E keqja e madhe per interesat e popullit ne votimet e 25 prillit ishte se ska as edhe nje deputet nga partial e Z Murrizi .Nisma Thurje .Pashkuar prona tek I zoti dhe pa u hapur dosjet e sigurimit nuk Ben hajer Shqiperia o Bedri Islami I PPSH .Si Pd Ose Ps o bedri ,qe je lodhur kot me kete shkrim jane njelloj ,eshte dhjere komplet demokracia dhe shteti ligjor.Mjere populli kokpalare budalla Shqiptar .

  • Ne kete shkrim z.Bedri ka reshtuar disa arsye te humbjes te PD-s ne 25-prill.PD-ja erdhi si parti e shpreses per ta bere Shqiperine si gjithe Europa.Ne fakt ne luften me mullinjte e eres shkateroj cdo gje te meparshme,(ne kuader te luftes kunder komunizmit)”Shptimtaret” me pardesy te bardha u kthyen ne kapitalista te eger.Vendin e ca pleqve me vila qeveritare e zune disa miliarder me vila personale,ku cdo pjese e Shqiperise u nda nga politikanet zaptues ne feude personale.Shqiperia u shndrua nga oaz i disa komunisteve me benza ne pashalleqet e politikane me avione.Vendi mori zhvillimin e duhur te narkotikeve dhe korrupsinit.Gjithe pasuria kombetare eshte dhene me koncesion dhe shteti nuk merr asgje nga pasurite e vendit por i marrin pashallret qe kane ndertuar vila edhe per qente e macet.Pushteti te ben me para e kapitale por edhe ne opozite mund te besh miliona nepermjet marreveshjeve.Sot vendin e drejtojne (pozit-opozit) “Bijte bastarde te eterve dinake”

  • Nje parti qe organizon nje kongres te tille anti Amerikan dhe grup bashkuar rreth nje lideri te shpallur non grata nga Amerikanet e si mund te jete bartese e vlerave demokratike qe aspiron nje popull pro Amerikan?A ka arsyetim qe mund ti inkuadroje ne nje sens drejtimi keto dy qendrime te kunderta.E si mund te fitonte kejo parti qe ecen mbrapsht me votat e nje populli qe marshon perpara.Ndajeni mendjen!, mos ngaterroni demokratet si ndergjegje politike qe kerkojne nje elite demokratike pro Amerikane dhe Europiane qe zihen ne kurth nga nje elite qe ka 30 vjet qe ka ecur mbrapsht dhe qe ka uzurpuar ate parti dhe qe manifeston ne Kongresin e saj qendrimin me te poshter antishqiptar ne raport me orientimin e popullit per nje demokraci pluraliste Perendimore.Si mund ta degjoje popullin e saj elita politike e kesaj partie kur me kokefortesi nuk stepet as nga nje qendrim qe per ne,shqiptaret,eshte si besim apsolut i orientimit prej me shume se nje shekull ne mbrojtje te lirise dhe prosperitetit tone?.Per Shqiptaret,proamerikanizmi, nuk eshte ceshtje tifozlleku por ceshjte themelore strategjike dhe te arthmjeje.Basha veproi i bindur me poshtersi kundra ketij orientimi me vepren e Kongresit te Tij manipulator.Ai kreu nje detyre kundrejt nje borxhi qe populli e ka kuptuar tashme dhe per TE(Ppopullin),,Basha nuk mund ta coje Partine Demokratike ne fitore duke qene Ai ne krye.Populli i djathte si ai i majte nuk mund te kene me pune me Lulezim Bashen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *