13 shkurt 2013

anazapta
gazeta dita cover

Një analizë e asaj qe po ndodh me naften ne nje interviste me profesor Maksim Shulin, qe mbi te gjitha apelon: Ndalni urgjentisht privatizimin! Ç’po ndodh me Albpetrolin, pse Opozita duhet të çojë menjëherë ligjin e privatizimit në Kushtetuese, pyetjet publike për Berishën dhe pikat e errëta të privatizimit të  rezervave hidrokarbure. Historia me Albpetrolin nga vitet ’90 deri më sot: nga ndarja në tre pjesë, si krimi më i madh që i është bërë shtetit shqiptar, te privatizimi plot pikëpyetje.  Enigma e “aneksit të licensave” në kontratë, cila duhet të ishte formula e privatizimit, si e kanë vendet fqinje dhe më gjerë

” Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, pothuaj gjysma i përket territoreve ku faktikisht nxirret naftë apo në të ardhmen do të nxirret naftë…. Të mençurit e këtij vendi janë zëvendësuar me mediokrit dhe dallkaukët, të cilët nuk është e vështirë t’i dallosh, vishen me kostum, lyejnë flokët dhe ecin me këmbë të hapura.  Më dhemb kur shikoj kolegët që po bëhen pjesë e këtij shkatërrimi. Të etur për dituri, por të etur dhe për tradhti ndaj atdheut të tyre – thote nder te tjera ne kete interviste me kryeredaktorin e gazettes Adrian Thano, prof.Shuli, inxhinieri me pervoje i ketij sektori.

Skandalet me naftën për të cilat deri më sot është heshtur: Kush është kompania që po nxjerr naftë deri në një milion tonë në vit, duke kapur shifrat e sistemit komunist; çfarë po ndodh në Patos-Marinëz, në Zharrëz të Fierit, në Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Delvinë ku ka miliarda metër kub gaz dhe disa milionë tonë naftë… Apeli i inxhinierit për “deputetët e Vlorës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Kavajës, Durrësit, Sarandës, por edhe të Tiranës e Shkodrës që do të jenë shumë shpejt zona naftëmbajtëse me shumë interes..”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *