Një palë zgjedhje lokale dhe disa konkluzione… kombëtare

anazapta

Nga Bedri Islami

Zgjedhjet në Dibër përfunduan. Demokratikasit sado që ishin me të gjitha taborret e tyre nuk e pushtuan dot kalanë e Dibrës. Edhe një herë, si më parë, mbetën jashtë, por kësaj rradhe për turpin e të parit të tyre. Për shumëkënd këto ishin votime të zakonshme, në një bashki veriore, ku pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.

Basha e thirri si sfidën e tij themelore. E përcaktoi si vendin nga do të niste revolucionii tij për të përmbysur pushtetin dhe për të riardhur në qeverisje. Ishte zanafilla e lëvizjes së tij politike, e cila, ende pa u mbarsur, dështoi turpërisht.

Mbi 4000 vota të një mjeku, deri para tri javësh i njohur vetëm në bashkinë e tij, ndoshta jo nga të gjithë, mbi të dërguarin e Bashës, i cili, çuditërisht, në pak ditë mësoi se si mund të kanosej edhe ndaj policisë. Kjo do të thotë se ai kurrë nuk kishte mësuar të qeverisë. Do të thotë se sëmundja e tërbimit kalon edhe përmes imitimit.1

Basha e zgjodhi Dibrën si fushën e tij të Mejdanit. Disa kohë më parë, kur për turp e faqe të zezë disa komuna në Kosovë e shpallën qytetar nderi, ai ishte kujtuar se ishte drenicak, tani u kujtua se ishte dibran. Një ditë, mbajeni mend, ai do të kujtohet se është hollandez.

Askush nuk ka përfituar deri më tani në politikën shqiptare vetëm nga paraqitja e tij, e cila, nuk dihet se kujt i bëri më shumë përshtypje. Njëkohësisht asnjëherë PD-ja nuk ka humbur më shumë nga koketëria e tij. Boshe, e shtirur, llafamane, pa bosht, pa ide, meskinitet i një njeriu që nuk dihet se kur mund të ketë lexuar një libër për herë të fundit, me banal rrugaç, i fryrë dhe i shfryrë, por i gatshëm kurdoherë që për hatër të Bythës së tij të të bëjë gjëmën. Olldashi mund të ishte një shembull.

Në të vërtetë, që pak ditë pas krijimit, sidomos pas disa deklaratave haluçinante të liderëve të saj për reabilitimin e kriminelëve të luftës, mashtrimi për bashkimin me Kosovën, që e harruan ende pa ardhur në pushtet dhe ia burgosën djemtë kur erdhën në pushtet, kam qenë opozitar i saj. Në të gjitha shkrimet e kam thënë këtë, ashtu si vazhdoj edhe sot e kësaj dite.

Por më vjen keq që është katandisur në këtë ditë halli. Kur edhe e shpartalluar, edhe bishtin përjetë, në mënyrën më bashiane të mundur…

Më vjen keq që një opozitë e tillë është në vendin tim. Jo se pozita shkëlqen, por një opozitë e tillë, ku më shumë është vajmedet se sa mend, është mjerim i gjithë politikës.

Një opozitë mentare i nxjerr punë qeverisë, e bën të djersijë, të mos mund të fshehë të vërtetën.

Një opozitë të tillë nuk e kemi, e si duket, nën këtë lider, kurrë nuk do ta kemi.

Një opozitë të shpartalluar kështu, që shkon duke i thelluar humbjet edhe në bastionet e saj, që nuk voton as për vendasit e nuk e votojnë as ku ka lindur, pasi të dy, Basha e ai tjetri, kandidati opozitar, na ishin dibran… një opozitë e tillë është mjerim i politikës.

Opozita ka vetëm një rrugë shpëtimi. Të shkëputet nga 2B-ja, hallkat e saj, dërdëllisja boshe, kërcënimi, fjalët plot vrer, që e kanë bërë politikën tonë si një vërdallosje të turpshme.

Nëse ka një njeri që duhet të ikë nga politika ai është Basha.

Por ai nuk do të ikë, nëse nuk e heqin.

Ai e ka ende mendjen tek ajo që vjen më pas, pas largimit.

Një Gjykatë Speciale i duket si fantazmë.

Harron se duke qenë peshk i madh, kapet më shpejt.

Nëse ai nuk ikën, mos u ankoni nëse e majta, sëbashku, do të qeverisë edhe për më shumë se një dekadë.

***

Në foton kryesore: Kopertina e sotme e DITA-s ku analizohet fitorja e së majtës në Dibër me mbi 4 mijë vota para. Akuzat e PD-së dhe deklarata e Lulzim Bashës. Pse kandidatit Shehu iu rrënua fushata nga partia e vet. Pse rezultati është dëshpërues për të gjithë. Cili ishte testi i Dibrës dhe çfarë i thotë ky test Bashës…

 

Share This Article
4 Comments
  • ‘TRADHETIJA E PARLAMENTIT’
    (The treason of the senat)
    ——————————–
    Leter e hapur 2 ambasadoreve te SHBA dhe BE-Tirane
    Te nderuar ambasadore ,po qe se enjihni historine e shtetit amerikan ne fillimet e shekullit te kaluar,shumica e SENATIT nuk zgjidhej nga populli po nga Governatoret e per rrjedhoje ish 100 perqind i korruptuar duke e shtrire korrupsionin ne tere qelizat e shtetit nepermjet ‘lobizmit’ korruptiv!
    Mbas 100 vjetesh ne mes te Europes ky shembull tragjik per nje çerek shekulli po ndodh ne kete vend ku ‘parlamenti’ nuk zgjidhet nga populli shqipetar por nga Kryebandite te 126 bandave qe i quajme ‘parti’ e per rrjedhoje krimi e korrupsioni jo vetem ka pushtuar 100 perqind parlamentin por tere administraten publike e te 4 Pushtetet te nje vendi pa SHTET!
    Te nderuar Ambasadore,ashtu si dikur ne senatin amerikan qe u bene tentativa per te ndryshuar kushtetuten per tu zgjedhur senati nga populli duke filluar nga 1902 e qe nuk arrihej asnje rrezultat se se anetaret e senatit ishin ne ‘unitet’ me korrupsionin ashtu edhe ne kete vend ‘ nuk ka sy per Qabe’ qe te inkriminuarit me imunitet te bejne reforma e ndryshime kushtetuese kunder krimit e korrupsionit! ‘Njesoj si ti besh ftese nje gjel deti te vije per darke naten e Vitit te RI!
    Ndryshimi midis SHBA e ketij vendi pas 100 vitesh ish se atje kish shtet e mbi te gjitha informacion tek ne mungojne te dyja dhe ai qe ne demokraci quhet ‘Pushtet i katert’ medija jo vetem nuk egziston por 25 vjet eshte edhe pjese e korrupsionit edhe njekohesisht ben ‘lobizem’ e publiçita krimit e korrupsionit ,3 fish i inkriminuar!
    Ne 1906 nje intelektual novelist e gazetar investigativ me emrin David Graham Fillips ngeli ne histori se qe i pari qe ne nje te permuajshme ‘Kozmopolit’ shkruajti hapur duke denocuar korrupsionin ne Senat me fakte e emra gje qe u shoqerua nga disa artikuj te tjere po nga autori deri sa INFORMACIONI e detyroj 1/3 e senatoreve vetem 9 vjet me von 1911 te beje ndryshimet apo amendamentet kushtetuese qe senati te zgjidhej nga POPULLI!
    Ne artikullin e pare botuar ne Mars 1906 autori i famshen ne thelb te artikullit thosh:’Tradhetija eshte nje fjale e forte,-por jo e mjaftueshme biles shume e dobet ndoshta-per te percaktuar gjendjen e ketij senati ku si qellim te vetem ka pasurimin ne menyre te pa lodhur e intesive si te ish nje ushtri pushtuese por shume me e rrezikeshme…….ne menyre qe te grumbullojne tere pasurine per pakicen ….duke çuar shumicen drejt SKLLAVERISE’!
    Te nderuar Ambasadore po qe se vertet e njihni kete periudhe tragjike te senatit amerikan e aqe me teper do te benit paralelizem me ‘parlamentin’ antishqipetar shume here me TRAGJIK kam mendimin se jo vetem nuk do fillonit nga e ashtuquajtura ‘reforme ne drejtesi’ qe miratohet nga nje ‘parlament’ i tille por nga KRYEREFORMA e sistemit elektoral qe duhet bere brenda Nentorit jo vetem per ta shpetuar kete vend por para se te mbaroje mandati i presidentit Obama si nje nder presidentet me te medhenj te Amerikes pas Linkoln e njekohesisht do jepnit nje sinjal edhe BE nesituaten e veshtire qe ndodhet ku ‘murin e Berlinit’ po e zevendesojne mure me te larte!Populli shqipetar do tu jete mirenjohes nese brenda pranveres pse jo edhe para te RIMARE tempullin e demokracise te quajtur parlament pushtuar 25 vjet nga KRIMI e KORRUPSIONI-tragjikisht me ‘imunitet’!RESPEKT!

    P.S Reforma duhet te vije me ZARF nga jashte e miratohet nga Sovrani se ne kete parlament me 140 ‘hajdute’ veshtire se mund te gjenden as 14 qe te miratojne ‘vetevrasjen’.Perjashtu nje Xhafa te tjeret nuk bejne thirrje te mos hyjme ne parlamentin e krimit e korrupsionit po bejne thirjje’Mos hyjme ne stadjume’!

  • redaksi ne raste te tilla kur behen letra publike e qe ne thelb permbajne tere mendimin e shumices se shqipetareve a ua adresoni atyre qe u adresohet e si!?Faleminderit

  • Po Gazeta nuk do rij te qij koken me hajvanlleqet e komentuesve

    Ne fakt Gazeta nuk duhet ti botoj fare keto letrat ” anonime ‘ se jane budalleqe

    Po do te dergosh letra te tilla , dergoja ambasadave perkatese , por nuk do rij Thano tani te meret me letrat tuaja , se esht qesharake ta mendosh nje gje te tille

    Une do shkruaja per ate foton Kala Dibrance se me dhjeu se qeshuri
    Kush esht ai legen qe i ben keto foto kaq pikante ,se ai duket sikur ka bere shkollen e shejtanit , por ma prishi humorin ky me kete letren carcaf , edhe ky artikulli carcaf gjithashtu

    Keto fotot i jepni me mire pa artikull fare , vetem me titullin pikant
    se ato flasin vete me shume se cdo artikull
    Se ashtu e shikon lexuesi dhe e shijon tamam , dhe ne pastaj fusim komentin tone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *