UEFA përzgjodhi sot 13 vendet ku do të zhvillohet Kampionati Europian i futbollit 2020.
Për herë të parë, kompeticioni do të organizohet nga 13 shtete.
Edhe pse mbetet e paqartë se si do të organizohen ndeshjet në 13 shtete të ndryshme duke pasur parasysh edhe kohën e limituar, UEFA ka zgjedhur edhe qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet.
Anglia , aty ku lindi edhe futbolli, do të mirëpresë edhe finalen e Europianit 2020./ E.K
Qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet:
Anglia me Londrën (Wembley) : 2 gjysëmfinalet dhe finalen e madhe.
Gjermania me Mynihun : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
Azerbaxhani me Bakun : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
Italia me Romën : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
Rusia me St.Peterburg : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale
Belgjika me Brukselin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Danimarka me Kophenagenin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Hungaria me Budapestin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Hollanda me Amsterdamin: 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Rumania me Bukureshtin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Spanja me Bilbaon : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Skocia me Gllasgoun : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Irlanda me Dublinin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16
Asnjehere nuk e kam kuptuar se si ka mundesi qe Azerbaxhani eshte ne Evrope. Duhet ti kthehem gjeografise
Sokol te paska humbur rruga ne oborr.