13 të arrestuar për “festën e Pavarësisë”

Saimir Lleshi

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona gjatë fundjavës që përkojnë edhe me festën e pavarësisë.

Shumica prej tyre janë arrestuar për shkak se kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur. 24 të tjerë u penalizuan me pezullimin e lejes së drejtimit për përdorim të alkoolit.

Shumica e tyre deklaruan në polici se kishin qenë nëpër lokale të ndryshme për të festuar 103-vjetorin e pavarësisë, por ligji megjithatë nuk i “njeh” shkeljet me arsye! Numri më i madh i shkeljeve ishte për shkelje të semaforit. Për këtë, u ndëshkuan 121 qytetarë.

  • 13 persona të arrestua në gjendje të dehur
  • 24 leje drejtimi të pezulluara për përdorim të alkoolit
  • 23 leje drejtimi pezulluar për tejkalim të shpejtësisë, matur me radar
  • 121 të ndëshkuar për shkelje të semaforit. /Dita/
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *