Përgatitjet për 13 Tetorin, Zguri mbetet vetëm, dështon mbledhja e KQZ

Leda Hysa

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme, ku do të diskutohej kërkesa e aleatëve të PD për nisjes e procedurave për zgjedhjet vendore të 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti Meta.

Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Katër anëtarët e zgjedhur nga shumica parlamentare nuk ishin në mbledhje, ndërsa Zguri theksoi se n/kryetari dhe anëtarët kanë deklaruar se janë me leje.

Për mungesë të kuorumit mbledhja dështoi.

Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi” tha Zguri.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka akuzoi se mungesa është e qëllimtë dhe politike. Ai tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka.

 

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Leshilikes ka vdekur o plako me 30 qershor akoma se ke marë vesh o buf pulash. Mos harro me 10 gusht mbahen të 40 tat e leshitdhise në Haremin Veror të Jales , marin pjesë sharebajgat e leshitdhise dhe Haxhi dede edmond Batakciu për ritet fetare. Mos mungoni.

  • Tek babatomorri mblidhuni me abazali ilirin merni baba kriminel saliun dhe gjith shpuren hajdute dhe behuni kurban per vendin qe e doni kaq shume duke e shkatrruar e vjedhur

  • Ore keta kan lojtur mendesh duke filluar tek Likja e me redhe.!
    Po zguri cfare kerkon aty si gjel.?
    A nuk e din zguri se Likja nuk e ka kopetence ligjore qe te hape fushat zgjedhore.
    Nje fushat u be ate e njo bota e c`fare kerkon tani ky njeeri pa tru.!
    Turpa. Ju me keto qe po beni kerkoni qe shqiperin na fusni ne vellavrasje pore fale menquris se tyre e at nuk do tua varin asnjeher.!

  • Kanwe histori te lezecme keta kryetaret e KQZ sone. A u kujtohet Lefteria qe u akuzua rende per vjedhje dhe pastaj propozuar nga PD,perkrahte PS kur ajo mori pushtetinKu shkuan ata shpenzime kolosale per votimin elektronik. Tani Zguri hiqet sikur eshte kunder,po ben lojen e PS per te thene se ja kryetari i KQZ eshte i opozites! talluni talluni se ne budallej qeme e budallenj mbetem.

  • 30 Qershori ishte afati i fundit per tu mbajtur zgjedhjet sipas kushtetutes,
    o juristi i plepave tek oborri i kristalit.
    Nuk me plas fare per ramen por per kushtetuten dhe ligjin.
    Nese kushtetuta nuk ju pelqen,beni lufte politike dhe ndryshojeni,
    por derisa qëndron në fuqi,duhet të zbatohet dhe respektohet.
    O LOQE PA DINJITET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *