Meta-që për një palë zgjedhje,
ka nxjerrë tri dekrete,
do ta ketë shumë të vështirë,
që Kushtetuesen ta ketë me vete!
Dhe duke e parandjerë,
se do fundoset në Kushtetuese,
na thotë se Vendimet e saj,
s’kanë fuqi paravepruese?!
Po s’besoj të jetë tamam kështu,
që Meta pastë uratë,
nëse Ajo nuk prek dot 30 Qershorin,
përse do të shkojë çështja në Gjykatë!
Po gjithçka ka një logjikë,
që dreqi e mori,
po s’u gjykua 30 Qershori,
si mund të vemi tek 13 Tetori?!
Ndryshe gjykimi i çështjes,
krejt sakat do mbetet,
nuk mund të ketë një Vendim logjik,
pa u shqyrtuar të tri dekretet!
Po të mos qenë dy dekretet e tjera,
dhe zgjedhjet në 30 Qershor,
dekreti për 13 Tetorin,
mund të konsiderohej ligjor!
Shpresa për një gjykim të veçuar,
e bën Ilir Metën të patundur,
po dhe sikur të shpallet ligjor,
13 Tetori është krejtësisht i pamundur!
Tre palë zgjedhje në një ditë,
Presidenti kot ja këput,
se zgjedhja e Presidentit të ri,
do kërkonte ndërhyrje në Kushtetutë!
Por super kontradiktor,
na del këtu zoti Metë,
se ai i njeh Parlamentit,
vetëm 82 deputetë!
Që këtu bie 13 Tetori,
kjo situatë e bën shteruese,
se Tetëdhjetë e Dy deputetë,
nuk bëjnë dot ndryshime kushtetuese!
Që Meta të shpëtoi 13 Tetorin,
dhe argumentin krejt shterues,
duhet t’i njohë Parlamentit,
të gjithë deputetët zëvëndësues!
Ata që opozita dhe Meta i ka quajtur,
budallenj dhe tradhëtarë,
nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese,
se hak të madh kanë për të marrë!
Ata s’janë budallenj dhe tradhëtarë,
për hir të së vërtetës,
dhe do votojnë në çastin më të parë,
për shkarkimin e President Metës!
Po socialistët hileqarë,
në Venecie çështjen e kanë çuar,
për ta tërhequr zvarrë e zvarrë,
se s’e kanë seriozisht për ta shkarkuar!
Jo se Metën e duan shumë,
e kundërta është e vërteta,
po për politikën e tyre konfliktuale,
u duhet një President pikërisht si Meta!
Nuk ju duhet hiç një Burrë Shteti,
do dilnin zbuluar pastaja,
ndaj ju duhet vetëm Ilir Meta,
që bën vazhdimisht gafa të mëdhaja!
A.DUKA
Korrigjim gabimi-Në poezinë e djeshme,strofa e katër ka një gabim. Është:”Lufta shqiptare,s’kish dyfek e halle,po veç fustanella,këngë edhe halle!”. Duhet të jetë:”Lufta shqiptare,s’kish dyfek e halle,po veç fustanella,këngë edhe valle!” Autori

O Beni tungjatjeta. Une te njoh qe kur ishe ne Fier dhe zhgryheshe bordurave te bar Rinise. Po qenke bere goxha shkrimtar more kodosh. Beni ty vetem dora e majte te punon kur shkruan, se e djathta te eshte mpire nga ajo puna qe ke bere ne Fier. Mire te paste babaj mire , keshtu vazhdo.
Sic thote populli:Presidenti po kerkon qiqra ne hell.
Ishte mesuar t`i ecte budallalleku,njehere ra hunde e buze ne 30 qershor dhe nuk e merr me veten.
Te ketij rangu jane keta djelmoshat qe i beri Nano kryeministra pa librese pune.
13 tetori eshte i deshtuar,qekur u kryen zgjedhjet e 30 qershorit.Me e ndershme do te jete qe ne 14 tetor presidenti te jape vete doreheqjen,sepse pas kesaj date do te kthehet ne kufome politike.
Rama mund te kete 100 te meta,por nuk i mungon nuhatja politike.Fjala qe i tha Metes,qe pas 13 tetorit nuk do te gjesh me gjurme LSI-je,eshte nje e vertete,qe Meta duhet ta marre ne konsiderate..
Per ciftin Meta-Kryemadhi nuk ka ardhur me e keqja.
Me e keqja do te jete shkrirja e LSI.
Per kete kane kontribuar te dy,me agresivitetin inatcor,duke luajtur blofin si nje Parti e madhe Vendimmarrese.Kur e di fare mire,qe e gjithe anetaresia e LSI perbehet nga interesaxhij te punesuar ne shtet.
Kane dy vjet e gjys pa pune,do shkojne ne origjine.
Mos harrojne se edhe pas zgjedhjeve te 2021,edhe nqs fiton PD,Basha me shume urren LSI se Edi Ramen,Ka pak gjasa te marri llokmat qe i cvat Berishes me 4 deputete.