13-vjeçari i zhdukur, gjendet në Elbasan

redaktor

Gjendet në Elbasan 13-vjeçari nga Durrësi, që rezultonte i zhdukur prej tri ditësh. Kanë qenë familjarët e tij që kanë konfirmuar lajmin, ndërsa i mituri aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Elbasanit.

Albion Daja ishte parë për herë të fundit para tre ditësh tek Ura e Dajlanit, por që  atëherë nuk e kishte parë më njeri. Babai i djalit është shprehur se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë njeri dhe nuk njeh asnjë person që do të donte ti bënte keq familjes së tij.  Në orët në vijim pritet të jepen detaje të tjera për ngjarjen nga policia e Elbasanit dhe ajo e Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *