134 milionë lekë për Rilindjen e Libohovës

Ornela

Me 134 milionë lekë si pjesë e programit të Rilindjes Urbane po ndërhyhet për rehabilitimin e qendrës së Libohovës.

Pjesë e projektit që parashikon të prekë 10 mijë metër katrorë sipërfaqe përfshirë dhe ndërhyrjen në pjesën historike të kësaj zone.

Drejtimin e projektit e ka marrë përsipër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro që është dhe deputete e Qarkut dhe bashkë me kryeministrin Edi Rama ka inspektuar zbatimin e tij.

Ndërhyrja do të prekë dhe Sarajet e bej Libohovës, ndërsa është gati dhe projekti për rikualifikimin e zonës së kalasë.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Lura perlë e ballkanit ,kurkund s’ta gjeta shëmbëllesën !

    A’ ka fuqi pena ime z. K/ministër të gjitha kohrave të bëjë ftesën për rilindjen urbane të Lurës -Perla e ballkanit ?

    ….harruat milonat për ….LURËN KURORËN SHUMËKOMBËSHE TË bukurisë qiellore STOLISUR nga natyra vetë DORA E ZOTIT ,veshur me tërë ngjyrat e ylberit ,dhe 12 liqenet si sykristalë ,shëndrisin si pasqyra,yje vezullojnë !

    Edhe zemërguri e pranon këtë bukuri se aty gjen edhe parajsën e turistit , vizitorit , profetit e kurorën e mbretit , ajrin si kristal dhe ujnë ar !
    Edhe politikanët më cinik për Lurën do ishin shumë herë më mik ?…turp u harrua kjo pasuri qiellore.!

    • A ke shkuar tani ne Lure….eshte nje katastrofe natyrore, cdo gje eshte zhdukur, prere,shkaterruar….Nuk ka vlere te investosh tani per infrastrukture, duhet filluar nga ripyllezimi, rregullimi/pastrimi i liqeneve etjetj e pas disa vjetesh duhet nderhyre per rruget, ndricimin, hotelerine…

  • Çdo të thotë ‘Sarajet e bej Libohovës’?! S’e kemi dëgjuar ndonjëherë! Ndoshta keni dashur të thoni ‘e bejlerëve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *