Rreth 136 nëpunës që do të merren me procesin e integrimit në administratën publike do të “shpërblen” nga qeveria me 1 milion lekë të vjetra çdo muaj.
“GSH” shkruan sot se ka mundur të sigurojë vendimin e qeverisë, miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, i cili përcakton kategoritë e punonjësve të administratës publike, që veç pagës së tyre mujore, do të marrin që prej datës 1 shtator 2015 edhe një “shtesë” në masën 100 mijë lekë të reja. Së bashku me pagën mujore, superrroga e këtyre nëpunësve shkon edhe më e lartë se sa e vetë ministres së Integrimit apo ministrave të tjerë.
1 milion lekë të vjetra apo 100 mijë të reja në muaj është një pagë tepër e lartë për një nëpunës të administratës publike shqiptare në ditët e sotme.
Qëllimi është që të afrohen në këtë proces (përafrim legjislacioni) njerëz të aftë, të rinj të shkolluar jashtë vendit, që kanë njohuri të integrimit evropian. Vendimi i marrë në dt. 7 korrik është mbajtur i fshehtë dhe nuk është publikuar bashkë me vendimet e tjera në sajtin zyrtar të Kryeministrisë.

Siduket ka te drejte Saliu. Edi Rama eshte nje mashtues qe vazhdon te q
Mendoj se, ne se eshte lajm i sakte, do shkaktoje skandal te vertete! Pse e them kete? Se pari, lihen ne harrese te plote shtresat e gjera te pensionisteve dhe invalideve te cilet po vuajne e nuk po gjejne zgjidhje me pagesat e tyre qesharake. E dyta, mbi c’baze behet kjo rritje stratosferike page per kete kategori punonjesish? E treta, pse mbahet e fshehte? Te gjitha keto pyetje, si dhe te tjera, kerkojne deomos pergjgje, ndryshe, me 21 Qershor, nuk kemi bere gje tjeter, vetem ndrruam kuajt e karroces!
Ne nje mendje me Meno dhe Perkthyesi ? Nderime !
Po kush na qekan keta, apo kalamajte e deputeteve, nuk ju doli banka e shqiperise per punesim?
o kokepalare!Ato pare jau kemi dhene per te lare koken.Nga buxheti nuk del gje.Eshte donation I FMN
Eshte tjeter pune se a do jene te duhurit ata/ato qe do t’i marrin ato 1 mln leke shtese, dhe. a duhet t’i marrin nese i meritojne. Ketu fillon edhe dilema. Duke ditur se c’adninistrate kemi dhe si behen rekrutimet ne te dyshimi se edhe keto para do te shkojne dem. Po ne kete rast une mendoj se nuk do te jete keshtu. Nese sic thuhet, parate jane dhene nga FMN, atehere jane ata pergjegjes per parate e tyre. Ne duhet te na interesoje qe specialiste vertet te zote te rekrutohen qe te pergatisin ato mijra faqe e qindra dosje qe duhen pergatitut per t’u bere anetare te BE. E ashtuquajtura “aqui communitere” nuk eshte nje fjale goje dhe mund te behet nga nepunsa te rendomte aktuale. Pare edhe ne kete kontekst, puna cilesore duhet patjeter te shperblehet, dhe ato para sigurisht qe o te shkojne per nje pune te dobishme per shoqerine. Varet sesi do te procedohet.