Foshnjat që ushqehen vetëm me qumështin e gjirit në gjashtë muajt e parë të jetës së tyre, janë më pak të rrezikuara për t’u prekur nga ndërlikimet e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë, mbipeshës, diabetit, sëmundjeve të zemrës, si dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore, që vijnë duke shfaqur me rritjen e moshës. Ndërkohë, përdorimi i ushqimit me formulë të blerë nëpër farmaci shton rrezikun për praninë e këtyre sëmundjeve, pasi në të mungojnë elementët e duhur për mbrojtjen dhe forcimin e imunitetit të bebes.
Pse duhet t’i thuhet jo ushqyerjes me formulë për foshnjat?
Ushqyerja me formulë për foshnjat nuk përmban antitrupat të cilët janë në qumështin e gjirit, dhe është e lidhur me disa rreziqe si sëmundjet me origjinë nga uji, si rrjedhojë e përzierjes së pluhurit të qumështit me ujë jo të sigurtë. Kequshqyerja mund të shkaktohet edhe nga mbihollimi i qumështit me formulë. Nëse kemi përdorur qumësht me formulë, por në mungesë të tij i japim qumësht gjiri, ky nuk është një opsion, pasi sasia e qumështit të gjirit është zvogëluar. Në vijim gjeni të detajuara 14 këshillat se pse duhet të shmangni dhënien e ushqimit me formulë për bebet në muajt e parë të jetës.
- Për rritjen, shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të foshnjës, si dhe shëndet më të mirë të nënës,
foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës. - Foshnja duhet të vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes, sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe fëmijës, dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjës përpara se të nisë të pijë gji.
- Foshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës që ka, pra sa herë të dojë dhe aq gjatë sa të dojë foshnja. Sa më shumë të thithë fëmija, aq më shumë qumësht prodhohet. Në ditët e para, bebi mund ta kërkojë gjirin edhe 10 herë në ditë, por më pas do të stabilizohet në 6-7 herë në ditë, me interval 4 orë gjatë ditës dhe 8 orë gjatë natës.
- Të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri nënkupton që foshnja të pijë vetëm qumështin e nënës dhe të mos pijë asgjë tjetër, as ujë.
- Qumështi i gjirit siguron të gjithë ushqimin dhe ujin për të cilin foshnja ka nevojë gjatë 6 muajve të parë.
- Foshnja nuk ka nevojë për ujë, madje as në një ditë të nxehtë, pasi ujin e nevojshëm e merr nëpërmjet qumështit të gjirit.
- Nëse një foshnjë pi ujë, do të pijë më pak gji dhe do të jetë më pak i mirëushqyer.
- Foshnja duhet të ushqehet në njërin gji deri sa ta ketë zbrazur atë, në mënyrë që foshnja të marrë edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit, ai është i pasur në ujë dhe sheqer, për të qetësuar urinë dhe etjen e bebit, më pas pasurohet me proteinat që shërbejnë për t’u rritur, dhe vetëm në fund me yndyrat që janë burim energjie. Pra fëmija nuk duhet të humbasë asnjë nga këto përbërës të gjirit.
- Ushqyerja me gji është zakonisht energjike në 5 minutat e para dhe më pas, bebi bën një pushim që nuk zgjat më shumë se 20 minuta. Nëse fëmijën e zë gjumi për një kohë më të gjatë se 4-5 orë, nuk duhet zgjuar për ta ushqyer.
- Kur nëna është sëmurë, fëmija nuk duhet të largohet prej saj, pasi qumështi i gjiri mbron foshnjën nga infeksioni.
- Nëse është e mundur foshnja nuk duhet të ushqehet artificialisht. Të ushqyerit artificial çon në një inteligjencë më të ulët, shëndet më të dobët për foshnjën dhe rreziqe shëndetësore për nënën.
- Të ushqyerit me gji duhet të vazhdojë deri në dy vjeç e sipër, pasi qumështi i gjirit ndihmon foshnjën të luftojë sëmundjet. Ai është burimi i vetëm për marrjen e trupëzave mbrojtëse.
- Fëmijët duhet të ushqehen me gji dhe me ushqime shtesë pas 6 muajve.
- Qumështi i gjirit mund të sigurojë gjysmën, ose pjesën më të madhe të nevojave ushqyese të foshnjës nga 6 deri në 12 muajsh, dhe 1/3 ose më shumë të foshnjës nga 12-14 muajsh. p.k/dita

E kam djalin 5 muajsh dhe vetem me qumesht gjiri…kam nisur nga pak ti jap ushqim por po shoh qe nuk po merr peshen e duhur…cfare duhet te bej? A eshte e nevojshme ti shtoj formulen? Sepse primar eshte qumeshti..duhet te pije me shume qumesht sesa te haje ushqim por une nuk e kam ate sasi qumeshti qe i nevojitet