Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur në zonën ku mendohet që ka rënë avioni i zhdukur. Koordinatori i kërkimeve për palën australiane Angus Hjuston është shprehur një ditë më parë se është i bindur që janë shumë pranë gjetjes së avionit.
“Sinjalete perceptuara deri tani janë verifikuar se i përkasin kutive të zeza të avionit. Janë 14 avionë dhe 13 anije të impenjuara në një zonë prej 57.900 kilometrash katrorë rreth 2.300 kilometra në veri të Perth-it. Shumë objekte që janë rekuperuar në sipërfaqen e ujit janë konfirmuar se nuk i përlasin avionit. Gjetja sa më e shpejtë e kutive të zeza është shumë e rëndësishme pasi bateritë e tyre mbarojnë pas një muaji duke mos përcuar më asnjë sinjal që do të ndihmonte në lokalizimin e tyre”, thotë Hjuston. Ai ka konfirmuar se sinjalet e perceptuara një ditë më parë ishin më të dobëta se ato të së dielës së kaluar. Nëse bateritë do të mbarojnë do të jetë shumë e vështirë të gjenden kutitë e zeza në një thellësi prej 4.500 metrash për të mos thënë e pamundur.

