Komuniteti çam reagon për Shpëtim Idrizin: “Shpëtimi ka vulën, partia është e çamëve”. Në një intervistë dhënë dje në televizionin Vizion Plus, kreu i Lëvizjes Çame, Artur Dojaka thotë: “Kemi mbi 3 vjet që si komunitet e këshillojmë Shpëtimin të heqë dorë nga aferat private dhe të merret me çamët, por nuk kemi produkt. Shpëtimi ka ardhur nga parti tjetër, nuk ka votat tona. Edhe Rezoluta, e pakonsultuar me komunitetin. Në 2013 rivendoset përfaqësimi real politik i çamëve”. Dojaka pyetet nga moderatorja e ZIP edhe për botimet e gazetës DITA kohët e fundit dhe Dojaka shprehet se “Shpëtimi mbart me vete edhe ca histori nga jeta e mëparshme që s’kanë të bëjnë fare me moralin e komunitetit tonë”.
INTERVISTA E PLOTE DHE QENDRIMI REDAKSIONAL, SOT NE DITA