Letër e hapur pas fjalimit të mbrëmshëm të Ramës

anazapta

Nga Bedri Islami

Kur pak ditë më parë, në parlamentin e Shqipërisë, njëri nga ish ministrat më të akuzuar për korrupsion, Arben Imami, foli për trafik droge me avion, që niseshin nga Gjadri i Lezhës apo Divjaka e Lushnjës, duke qenë pjesë e trafikut qeveritar, shumë kush mendoi se e gjitha kjo nuk ishte asgjë tjetër, veçse vazhdimi i llumit opozitar, e njëkohësisht një prag mbrojtje që po përpiqej të ngrinte për të ardhmen e tij. Askush nuk e mendoi se kjo kishte qenë veçse fillesa e një kronike të paralajmëruar.

Nga të gjitha figurat kontraverse që kanë mbijetuar politikisht në Shqipëri, më kontraversi është Arben Imami. Ai e ka bërë politikën edhe mbi grykat e topave, tytat e të cilave i kishte drejtuar nga pallati presidencial ku ishte Berisha, por edhe në paradhomën e këtij të fundit, ka mbijetuar në dy qeveri të ndryshme, që dukej se do ia nxirrnin sytë njëra tjetrës, herë si ministër i drejtësisë dhe herë si i mbrojtjes, pavarësisht nga mallkimet që i kanë ardhur nga të gjitha anët. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë veçanti të tij, kjo thjeshtë do të thotë se deri më tash kemi pasur një politikë të pafytyrë.

Ky njeri, dy sipërfaqësor, gjeti momentin për të nisur kronikën, si zakonisht në një të enjte të zezë parlamentare. zakonisht ndodh ndryshe: ngjarjet zhvillohen e më pas shkruhen kronikat. Tani, pasi kronika është shkruar, po zhvillohen ngjarjet.

Gjëja e parë që të vjen ndër mend në të gjithë këtë zallamahi është: mos vallë kaq budallenj të jenë këto socialistët në pushtet, që megjithëse kanë gjithçka në duart e tyre, detin e pasdetin, vijën kufitare tokësore e ujore, hapësirën ajrore; pra, kudo ku mund të hysh e të dalësh, e megjithatë ndërmarrin një aksion mafioz pikërisht sipas kronikës që ka shkruar një berishist shikas, domosdoshmërisht në atë vend ku e kanë parashikuar, ku i ruajnë ditë dhe natë dhe gjithçka është e dekonspiruar? Vërtet të jenë kaq të mefshtë, kur njëkohësisht akuzohen si bosët e trafiqeve, të drogës, të krimit të akuzuar, me kupolë dhe pa kupolë… apo ka një lepur të madh që fshihet pas një ferre të vockël, por që tani, këto ditë, në prag të dhënies së një statusi evropian, bën hijen e madhe?

Gjëja e dytë që sjell ndër mend është në “zotësinë gjeniale” të Berishës, i cili, disa ditë para ngjarjeve, si në një parathënie, parashikoi gjithçka, deri tipin e avionit që do të ulej, vendin po se po, domosdo plazhi i Divjakës, dëshmitarët anonimë, makinat me drogë që do i afroheshin, kësaj here jo me targë të Vlorës, deri edhe një shtëpi që do të shpëtonte nga një mrekulli e zotit. I kishte mbetur pa thënë vetëm ora, minuta dhe emri i njeriut që do të vinte, njëri nga të cilët do e kishte emrin Saimir.

Gjëja e tretë është në unisonin e Antinjeriut me Median pranë tij. Nëse kishte diçka që të kujtonte korin e shtrigave tek Makbethi, ishte pikërisht jargavitja e një strukture mediale, e cila, si e zgjuar befas nga një goditje e ashpër, mendoi rikthimin, edhe pse ky do të ishte një iluzion i rremë. Në fare pak kohë, jo rastësisht, u ngrit një piramidë e paqenë, e cila, menduan se, duke u rrënuar, do të rrënonte edhe një qeveri.

Tani, e gjithë kjo, që në letrën e panjohur më parë të zotit Ajazi, që çuditërisht ndodhej vetëm tek opozita dhe për të cilën ende nuk është prononcuar as kryetari i Shtetit megjithë nishanet e tij; tek pohimi i mëpasëm i Visho Ajazit, tashmë pro qeveritar, tek deklarata e bujshme e Imamit, zërthat e Bashës, ristanizimi i bujshëm i PD-së, si shenjë mjeruese e saj, mulizimi i mendimit politik pëdëist, kërkesa për hetimin e asaj që e dinin se çfarë do të ndodhte, e deri tek thirrja për protestë, të bindin se nuk jemi para asgjëje tjetër, veçse pjesëza të një një të tërë që po shfaqet tani.

Inskenimi i bërë ka disa autorë, ai e ka fillimin e zyrën e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe vazhdimin në Shtëpinë e Ushtarakëve në Tiranë, por jo vetëm kaq. Tentakulat zgjaten më tej se kaq, ata dalin edhe jashtë përfytyrimit tonë, pasi , deri më tash, të humbur janë disa struktura të nëntokës së politikës proserbe e antishqiptare, të cilat, përmes njerëzve të tyre, mendojnë se erdhi koha të marrin revanshin. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. 2 prilli i vitit 1991 në qytetin e Shkodrës ishte pararendja e kësaj katrahure, e cila herë-herë është e përgjakshme. Sa herë që PD ka ikur nga pushteti ajo ka menduar kthimin përmes dhunës dhe harku kohor ka qenë gjithnjë një vit pas dështimit. Ajo ka menduar se një vit ka qenë i mjaftueshëm për rikthimin dhe forcimin e bandës sulmuese, gjë të cilën mendon ta përsërisë edhe kësaj here. Fenomeni”avion në Divjakë” tregoi njëkohësisht edhe mendësinë e kapërcyellit fisnor, sepse, që nga i pari deri tek i fundit në klanin pëdëist, shkuan si i tha i pari i tyre. Edhe të mënçurit brenda saj heshtën, duke mos dashur të jenë pjesë e një klani ku thirrjet ristano-muliste tani shuajnë çdo lloj arsyeje. Është nga rastet më tipike të botës së mafias, e cila, më shumë se kurdoherë, çirret, ngre akuza, përgatit skenarë, atëherë kur edhe goditet.

Faktet që janë hedhur tashmë në media apo në qarqet politike janë të mjaftueshme për të ditur se edhe një herë vendi ndodhet në një kapërcyell të vështirë dhe se përballë ka një opozitë, e cila, si edhe më herët, nuk njeh as lloj kufiri për të qenë pushteti i pakontrolluar.

Që qeveria ka pritur një lojë të tillë, ose që ka patur mendimin se mund të ndodhë diçka, ka një dëshmi: në fushën e Gjadrit, krejt befas, u vendosën blloqe të mëdha për të ndaluar aderimin e avionëve të vegël. Kështu po tentohej të ndodhte edhe në një fushë të rrethinave të Korçës. Si duket, ky ishte sinjali që qeveria mori apo i erdhi nga jashtë, sepse ishte i paadresuar, por vetëm si një mundësi e së ardhmes. Asgjë nuk erdhi nga brenda.

Shteti shqiptar, qeveria e sotme, që ka marrë përsipër të nxjerrë vendin nga një humnerë ekonomike e morale njëkohësisht, nuk mund ta bëjë këtë, kur të gjitha agjencitë e shërbimit inteligjent në Shqipëri, jo vetëm që nuk punojnë për të, por edhe më tej se kaq, punojnë kundër saj. Asnjë strukturë e inteligjencies nuk është sot në shërbimin e kësaj qeverie, as nuk e ka ndër mend të jetë. Në të kundërtën, ajo është pozicionuar tashmë ashpërsisht kundër saj dhe jo në dobi të vendit, por të një klase politike që , duke ikur nga pushteti, mbajtën lidhjet me ato struktura që i duheshin dhe që i kishin ngritur vetë. Shërbimi Informativ Kombëtar, Shërbimi Informativ Ushtarak, njësi të specializuara, në shumë hallka të tyre, të cilat kanë atë detyrë që tashmë dihet ligjërisht, po bëjnë atë që fillimisht nuk dihet, por që përmes opozitës bëhet e njohur në momentet më pik të vendit.

Rreth qeverisë është krijuar bllokada e institucioneve të pavarura, rrethimi i tyre është i përhershëm, konstant, i ashpër, i egër dhe i drejtuar me dorë të hekurt nga shërbimi i fshehtë pranë ish shefit të qeverisë Berisha. Këshilltarët e huaj e paralajmëruan Berishën që në muajin tetor 2012 se, zgjedhjet e ardhshme do të ishin fatale për të; ata ishin aq të mençur sa të ndjenin një të vërtetë që po vinte e frikshme për partinë në pushtet, dhe, si duket, edhe e udhëzuan se si do të kalonte këtë furtunë politike që mund të vinte, duke e kthyer atë në stuhinë e një gote uji.

Kapja e fuqishme e institucioneve të inteligjencës, në duar të njohura dhe të padukshme në publik, krijimi i një rrjeti mafioz politik rreth tyre, kriminalizimi i njerëzve të veçantë, duke i bërë pjesë të ngjarjeve të dhimbshme, dëshmia se dora e Berishës është e hekurt dhe kundër shtetit në rastet ekstreme, si ato të 21 janarit, duke qenë njëkohësisht edhe njësi ndëshkimi; përbuzja e çdo hallke ligjore për të ndërtuar antiligjin, krijimi i një albioze mafioze rreth e rreth qeverisë së sotme; ngritja në këmbë e një rrjeti paralel me pushtetin dhe përbuzja e shtetit deri në mjerimin e tij- të gjitha këto së bashku dhe veç e veç, krijuan makthin politik, ekonomik dhe të jetës, në një shoqëri që përpiqej të mbijetonte. Në asnjë rast, në vitin e fundit, sidomos pas shtatorit 2013, shërbimet e inteligjencës shqiptare, të gjitha sëbashku dhe secila veç e veç, nuk kanë qenë paralajmëruese të dhimbjeve kombëtare që vinin nga ngjarje tronditëse.

Si u bë e njohur më pas, ka qenë prej kohe i ditur fakti se, djem dhe familje shqiptare, braktisin vendin në mënyrë të organizuar për t’u bërë pjesë e një lufte siriane, ku nuk dihej se në cilën forcë ekstremiste do të ishin. Në Shqipëri, para syve të SHIK, lëvizja vehabiste e salafiste ishte në ekstazën e saj, kjo dihej prej disa viteve, por e gjitha u la të plaste nën qeverinë e re, si një njollë që mund t’i vihej asaj në përkrahje të radikalëve islamë. Largimi nga puna i mitingashëve pëdëistë, të cilët kishin ardhur në strukturat e shtetit përmes dhunës, njerëz të njohur si dhunues të lirisë dhe të drejtave qytetare, një pjesë e të cilëve u përfshinë dukshëm në torturimin e demonstruesve të 21 janarit, banorë të veriut që kishin vetëm meritën e besnikërisë ndaj shefit dhe guximin për të përmbysur, jugorë të lidhur me klanet e drogës dhe kartelet e saj, kur u ndjenë jashtë pozitës që kishin, tani nuk gjetën rrugë tjetër, veçse rikthimit tek e vjetra, dhunës publike. Vetëm një budalla mund të mendojë se shpërthimet tritoliane, që filluan menjëherë pas ndërrimit të pushtetit dhe që u paralajmëruan nga opozita e sotme para se t’u dëgjohej krisma,nuk kanë një dorë të përbashkët dhe një qëllim të përbashkët. Në të gjitha rastet shërbimet inteligjente heshtën, u bënë pjesë e klanimeve që e kishin kokën në shtëpinë e ushtarakëve, një bisht në presidencë dhe duart e zëna me përgatitjen e tritolit.

Dikujt mund t’i duket paranojake idea ime e depërtimit në këto struktura, por sidomos të atyre që i komandojnë, të shërbimit të fshehtë serb. Jo rastësisht, një figurë dikur e njohur politike, ish zëvendësministër në qeverinë Meksi, i njohur si “Pashtriku”, bashkëpunëtor i spikatur i shërbimit të fshehtë serb, tani po del nga mjegulla e disa viteve. Të njohur të vjetër të PD-së, të cilët edhe zoti Berisha i njeh mirë përmes dosjeve të tyre, si “I penduari”, “Numëratori”, “Korbi”, “Safeti”, “Mali”, “Trëndafili i kuq”, “Dragoi”, është krejt e mundshme të jenë edhe një herë aktiv.

Pushteti ekzekutiv në Shqipëri duhet të dijë të vërtetën se, ndërsa përpiqet të shërojë plagët e lëna nga një strukturë mafioze, e cila shkatërroi gjithçka, që nga ekonomia e deri tek shpirti, ajo nuk ka me vete agjensitë e inteligjencës. Paskthimi që bëri zoti Visho, me thënien se nuk ka asnjë informacion për trafik droge me avionë, por vetëm një dyshim i bazuar, si kishte thënë më parë, ngjasonte më shumë si një larje e përkohshme e asaj që kishte lënë pas, e njëkohësisht si një zotim që, edhe me Ju, të qeverisë, mund të punoj.

Fakti se këto institucione, dhe të tjera si këto, paraqiten të pavarura, por që në të vërtetë janë kthyer në oligarki mbi shtetin, dhe fshehin pas kësaj pavarësie gjëra të errëta, nuk e justifikon qeverinë. Ata mund të jenë të pavarur në punën e tyre, por nuk janë të pavarur në detyrimin e tyre. Nëse qeverisë nuk i dalin një milion votat, atëherë të fillojë punën për një reformë kushtetuese ose, më e hapur se kaq, të rigjejë institucionin e referendumit. Të gjitha hallkat e pavarura janë bërë njësh kundër pushtetit ekzekutiv. Qeveria ka dy rrugë: ose të shkojë dhe kjo do të ishte një gjunjëzim përballë krimit, ose të veprojë.

Tashmë askush nuk mund të justifikojë qeverinë me idenë se institucionet janë të pavarura. Shtete shumë më të fuqishme se shteti ynë janë gjetur në situata shumë më të rënda, ne dukje asfiksuese dhe të pazgjidhshme, dhe i kanë përballuar ato, kurdoherë me gjetje ligjore, jo të dhunshme, por të dobishme. Ajo që mund të bëjë shteti shqiptar si detyrim të menjëhershëm është që përmes strukturave të posaçme financiare, të miratuara me dekret të veçantë parlamentar, edhe pse nuk do të ketë firmën e presidentit, të bëjë kontrollin e pasurisë së elitës politike, kastës drejtuese, oligarkisë gjyqësore, pjesëve të institucioneve të pavarura. Gjykatës 35-vjeçarë janë super milionerë, ish qeveritarë nuk i dinë sasitë e parave që kanë; rrethi familjar e politik i Berishës gjurmën botën, sado i largët të jetë mirazhi i saj; pinjollët e të rënëve nga pushteti tallen me ndjenjat e varfërisë, të rinj të ardhur në pushtet, sidomos në rrethe e qytete po bëhen dalëngadalë bejlerët e rinj të pushtetit. Asgjë nuk të tund më shumë se sa kontrolli financiar, sidomos kur ai bëhet nga njerëz të ndershëm dhe militantë.

Në Shqipëri aktualisht nuk ka një Al Kapone, në Shqipëri kemi alkaponizimin e opozitës.

Së dyti: po bëhet një vit që kur sovrani vendosi të shporret një njeri, i cili ndërsa u prit si njeriu i shpresës, kishte qenë në të vërtetë mallkimi i këtij vendi. Njerëzit e bënë detyrën e tyre. Ata kanë një vit që presin që shëmtimi të zbardhet, që e vërteta të jetë e afishuar, që ndëshkimi të jetë i saktë, që vjedhja të tjetërsohet në pasuri të qytetarëve, që politika e mosndëshkueshmërisë të marrë fund.

Në Kosovë, pak ditë më parë, krejt ballas, bile me një shenjë krenarie, në një nga TV e njohura, dolën udbashët e njohur, Mehmet Loci e Fadil Kajtazi dhe pohuan se jo vetëm kishin qenë të tillë, por edhe akuzuan të tjerët, pjesë të lëvizjes çlirimtare, se nuk kishin qenë atdhetarë si duhet. E gjithë kjo që po ndodh sot, me këtë histori të shëmtuar avionësh, më kujtoj pikërisht udbashët e mësipërm, në sensin se, si ata dikur, edhe këto të sotmit, në një vend që duhet të jetë i shenjtë, Kuvendi i Shqipërisë, pasi kanë bërë të një mijë e një të zezat, tani akuzojnë të tjerët.

Dosjet e dërguara në prokurori janë dëshmi se ekziston dëshira, por kjo nuk është e gjitha. Fajtorët e mëdhenj, mbi të cilët rëndojnë vrasje masive, dhunë, kaos, zhvatje të mëdha, përdhunim të institucioneve, shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm që nuk kanë asnjë shenjë ndëshkimi; por në të kundërtën janë kthyer në ngritës të pritave politike, në akuzues, në protestues, dhe nesër mund të kenë dëshirën të jenë edhe përmbysës, si ka ndodhur jo shumë kohë më parë.

Koha po shkon, durimi i njerëzve po bjerret ngadalë, por dukshëm tashmë, e keqja po lulëzon bulevardeve dhe po ngrefoset pallateve të mëdha; bunkerizimi i krimit sjell rrënimin e qeverisë.

Shefit të sotëm të qeverisë i pëlqen Migjeni. Disa herë e ka cituar atë. Ndoshta është koha që t’i kujtojmë një thënie të poetit rebel: Deri kur kështu?

 

 

 

 

Share This Article
27 Comments
    • sipas llogjikes berishiane – socialistet (se pari Rama dhe Tahiri) paskane qene kaq te afte te krijonin kete linje perfekte — prodhimi – paketimi – magazinimi – transporti te brendshem dhe te jashtem gjate gjithe viteve Berishiane, por Berisha me Imamin, Noken dhe ristanin nuk kane qene ne gjendje as ta zbulojne ne ate kohe (pra deri ne 23 Qershor). Dhe papritur Imami dhe Ajazi (pas enderrave ne jerm te Bishes Plak) kane zbuluar se ku ka fjetur lepuri i trafikanteve Rama-Tahiri, e demaskaun paq ne publik dhe pastaj – policia e Tahirirt dhe Rames kane kapur 2 trafikante te Rames-Tahirit (pikerisht aty ku ka pare ender Bisha) – mesa duekt per tju prishur pazaret ketyre te dyve dhe per te sjellen ne pushtet perseri klanin e Malokut. ..
      kjo eshte pra perralla e Bishes/Bashes/Imamit lidhur me “Edisobanin”…
      Nga ana tjeter eshte akuza absurde e perfshirjes se FA ne trafikun e ketyre te dyve …askush nga keta maskarenj nuk kane dale te kerkojne falje per kete akuze te ndyre monstruoze. Ka nje dallim principial mes akuzimit te personave ne FA qe mund te kene bashkepunuar me krimin dhe akuza e pergjithshme per FA si nje organizate kriminale/trafikante droge.
      Se fundi – “kur cdo gje bie”..atehere le te akuzojme Ramen dhe Tahirin qe nuk i moren seriozisht akuzat ne jerm te Bishes per “mushkonjat” dhe Divjaken” dhe qe nuk qenkan ne gjendje te luftojne krimin e bgritur gjate viteve Berishiane….Opozita duhet te sqaroje….cila eshte akuza ndaj Rames… A eshte Rama kreu i mafies shqiptare te trafikut te droges? A u be ai pas 23 qershorit apo paska qene i tille qysh ne 1991, por nuk e paska kapur policia e Mulit dhe SHIK-u i Ajazit? – Apo eshte ajo qe Rama nuk ka vepruar pas njoftimit te shik/Imamit per trafikun me “mushkonja” neper gjithe shqiperine??
      Kam pershtypjen se shqiptaret e dijne fort mire se kujt i intereson tymnaja dhe mjergulla vellavrasese e antishqiptare. Eshte vetem nje grup i caktuar klanor qe e ka zbatuar kete lloj politike percarese ne keto 23 vite – dhe ajo e ka fillesen ne kullen e Vicidolit.
      Eshte ne interesin e Bishes/Bashes qe Rama dhe maxhoranca en pushtet te humbasin qetesine dhe te veprojne ne menyre pasionante e emotive – por ajo qe duhet eshte qetesia maksimale e maxhorances qe flet/komunikon me popullin me vepra e akte konkrete (jo me turme politike qe perben rezikshmeri shoqerore per vendin). Nje maxhorance si ajo socialiste me mbeshtetjen e madhe popullore qe ka marre – mund e duhet ti lejoje vetes qe te merret qetesisht me narrativene Berishiane – per te dekonstriktuar dhe cbere nje here e mire kete klan te felliqru antishqiptar – Kyci eshte tek financat qe ketyre maskarenjve, qe nga Muli e Imami, tek gjin gjonet dhe Ajazet, Llallet Nishanet, , gjithe deputetet PDist/PRist qe kane lyer duart me korrupsion….duke kulmuar tek foleja e Grerezave prane Liceut artistik.
      Rama me te tijte nga ana tjeter nuk kane apak kohe per te harxhuar duke u marre me hallet reale te njerezve.
      Pra reagim me qetesi kundrejt bishes se egersuar keq – pa hequr vemendjen nga qeverisja e vendit me drejtesi dhe barazi per te gjithe.

      • SA-MIU I SA-DACIT

        E di ti Sa-miu cili ishte dashnori me i preferuar i Sulltan Ali Mahmutit te shtatembedhjete? Ishte nje gagluc i vogel me emrin Sa-miu, jo me i madh se nje mi qenefesh, sepse e sillte dhe e perdridhte nen çarçafe si ti ngrihej deshira.

      • …ore klluf analfabet si dreqin nuk e mesuat ndryshimin midi q-se dhe c-se, kaq te thelle e keni injorancen sa vertet jeni te pashprese ne rrugen per te qene njerez normal…. FATKEQESI

  • Keshilloj lexuesit e ketij komenti qe te zevendesojne emrin e Rames me ate te Berishes duke i shtuar edhe pseudonimet e “penicilines” dhe “besturise”.

    Xhaja ka Kavaja
    me brekushe te medhaja
    qe ty o Rik Balsha
    te te shuhet sevdaja.

    • XHAJES NGA SHETITORJA E PEDERASTEVE TE KAVAJES

      Ish’ dite e bukur maji
      Ngrihej pluhur rrugës
      XhajaPede pej Kavaje
      Ja meshonte shurrës

      Parrukë tullen mbulu
      Te dukej vertet putanë
      Mbante nolla në këmbë
      Gjoksin frynte me sanë

      Lepinte kallam shiqeri
      Shkumbe i nxirrte goja
      Dervishlleku pervelonte
      XhajëPeden nga nevoja

      Zuri rruges nje mavri
      Nuk e njihte fare, fare
      Filloi ta ngacmonte
      T’bonte turp ashiqare

      Kur e pa ne sy mavrine
      Ngriu nga sikletllëku
      Ish’ nipi i tij, njomesirë
      E zuri te terin kapslleku

      Nga ajo dite e zez’ Maji
      Xhaj’Pedeja humbi fare
      Shfryn dufin ketu i mjeri
      E ben per Edin, per pare

    • TIRANSIT ME QENEF NE FUND TE OBORRIT

      Qe je nje llapanxhoz e di edhe Gent Strazimiri, qe je i degjeneruar e di edhe Saimiri, qe je trans-gender e di vetem ai qe po e mbron me felliqesine tende te nje te humbure ne festushkat e neteve te bardha, ku me gjethet e plepave te Lanes fshin fundin madheshtor te çdo kalimi triumfal ne ate qe nje kohe e quaje vrime, e qe tani i ngjan nje shpelle te thelle, te qelbur, saliberishjano-ediramiste.

      • cke mer daj ti me Tironsit akoma me ket kompleks jeton.Mos e detyro dajen tshkruj per rracen tate se e di ti;kur daja po u kthejte ti po hikshe.Mos u merzit se ene Bathorja mire osht.Hajt t’keqen daja mos u bo llapanxhoz.

  • Neser , te enjten fillon rrezimi i shpejte i qeverise Rama. Protestat e medha ndaj krimit te organizuar qeveritar , narkotrafikut , bandave famekeqe te tritolit te zbuluara me se pari ne skutat kriminale te bashkise socialiste te Vlores , do te jene tronditese per zullumet e deritanishme.

  • ndryshe nga organizata kriminale boko haram pd ka nje stategji gjithperfshirese ne rrugen e krimit dhe krimineleve te rinj dhe per kte merit te padiskutueshme e ka vetem sali mullah omar berisha. ky strateg kriminel i lindur nepermjet krimeve dhe mutlepires nderkombetar fshihet nen emrin e partise pd qe tashme e dhjere 1000000 here nga cdo shqiptar merr iniciativen te ringrihet perseri ne pushtet kesaj rradhe ndryshe nga heret e tjera ka kthyer koken nga qielli se tokes nuk la gje pa i bere me te drejte mund ta quaja djall me mish te e kocka te ndyra njeriu aftesite e tij jane teper te njohura ne perzgjedhjen qe ben gjen njerez teper te afte per ti sherbyer klanit te tij te kriminalizuar madje dhe gra me pjellat e tyre ne bark brohorasin per te kjo organizate kriminale qe vazhdon te operoje ne shqiperi ne prani te nderkombetareve po ben ceshte e mundur per te na dhuruar nje lufte te re ne ballkan zoti na ruajt rrofte shqiperia

  • Sali Berisha dhe shpura e tij i ngjajne me shume se kurre asaj shprehjes se fameshme ;

    QENIT KUR I VJEN NGORDHJA , PERMJEL NE DERE TE XHAMISE”

  • Per Rik Balsha Sr.
    Qysh nga shkronjat e emrit qe ke adaptuar merret vesh se je nje jashtenxjerrje e urines mendore e udbasheve Serbe.

  • mesazh miqsor per moderatoret e Dita informacjon dhe posacerisht zotit Thano !

    Lexova artikullin e Bedri Islamit qe me thene te verteten eshte nga shume te paktit publiciste ne shtypin shqiptar qe ka talentin e te shkruarit dhe ndjenjen atdhetare ne nivele maksimale.Nuk kam lene artikull te tij pa i lexuar dhe i jap nje falenderim te posacem.

    Ajo qe me shqeteson eshte se pasi lexon kete artikull brilant shikojme ca komentues qe ose jane te paguar ose jane psiqikisht te semure.Ne kohen qe dhe komentet e opinionit po merren ne konsiderate dhe jane si nje “termometer” qe tregon gjendjen gripale te atij vendi eshte mire qe komente rrugacerie te tipit “Rik Balsha Sr” te bllokohen duke vene shenimin “Deleted”

    Edhe vete gazeta shume e nderuar Dita Informacjon i ben dem vehtes se i ikin lexuesit dhe komentuesit.

    Ne shenje proteste miqsore nuk po komentoj per kete shkrim te Bedri Islamit qe per mua eshte nje pasuri kombetare.Nuk mund te komentoj ne kete forum kur bie ere serbije ose psiqiatrie si ky Rik Balsha Sr e ndonje tjeter.

    Faleminderit per mirekuptimin !

  • Bedri islami ne shume gjera me kujton PEJANIN tjeter ,kengetarin e muzikes argetuese me zerin brilant .
    Ne e dime se sherbimi inteligjent SERB eshte instaluar qe ne vitin 1945 .
    Ai , “KRIMINELI ENVER HOXHA “” ,ja preu fijet por metastazat ishin te thella .
    Nga vitet 1956 U.D.B-ja jugosllave pas Pranveres HRUSHOV-TITO ,aktivizon Boshnjakun RAMIZ ALIA ,i cili porositet qe te beje krushqi me ENVER HOXHEN sepse fisniku qe disa e quajne kriminel MEHMET SHEHU apo HYSNI KAPO apo KADRI HAZBIU ,,kurre nuk pranuan qe te benin miqesi me ENVERIN .
    Me mbas per cudine e tre gjitheve ne sherbimin mjeksor sherbimi jugosllav atashon SALI BERISHEN ,pavaresisht se ne fillim ai ishte SHURRTAR .
    Ne fund vitet ’80 dhe ne 91 Sherbimi inteligjent serb me ane te RAMIZ ALISE aktivizon SALI BERISHEN adhe na e ka lene akoma si MALLKIM KOMBETAR i cili tani shfaqet me i fuqishem se me pare .
    SALIU me porosi po te BEOGRADIT na sjell si vazhdimesi LUL BASHEN ,por qe loja e te dyve nuk eshte vetem e Sherbimit Serb por edhe atij Amerikan .
    Nga ana tjete CIA ja ka bere te ditur EDI RAMES qe te cmos e prek me dore SALI BERISHEN ,te cilen SALIU e di por e di edhe ILIR META qe AMBASADA Amerikane e katapultoi ne qeverine RAMA qe tia lidhe duart RAMES se ai nuk mund te fute SALIUN n eburg po nuk futi me pare ILIRIN .
    Amerika u perkujdes qe ti bente PIS si SALIUN qe nuk i lan gjynahet qe i ka bere ketij populli edhe sikur te kete 1000 jete dhe ti merren me 1000 vdekje ,njera me MAKABRE se tjetra ,por edhe per LUL BASHEN te cilit ja l lyeu duart me gjak ne 21 janar duke vrare 4 vete por me urdher te ARVIZUT , ky ja transmenton BERISHES dhe BERISHA BASHES i cili eshte si EGZEKUTUESI ashtu edhe PERMBARUESI .
    Amerika gjithashtu ja lyeu duart ILIR METES dhe qe te tre kata jane te KAPUR MAT dhe nuk kane se nga te LEVRIJNE .
    Me fjale te tjera qe te tre jane Sherbetaore te padroneve amerikane dhe nuk kane se nga te shkojne ,por jane te gatshem qe te bejne cdo krim qe do tu ndertonte DAJ SAMI .
    Nga ana tjeter GJARPERI MEKSIKANO-AFRIKANO-JAPONEZO -AMERIKAN ,ARVIZU ,u tregua idiot kur e quajti KRIMINELIN SALI BERISHA “” burre shteti ” ,kurse Bythecin ,kriminelin buzagas por shume me te rrezikshem ,me buzeqeshje LULE BASHA ,ARVIZU qe ja vodhi EDI RAMES dhe popullit bashkin e TIRANES ,edhe pse SALIU + BASHA sollen nja 50 mije shqip-foles nga ata qe ishin nipat e krimineleve Xhafer Deva dhe te Kryezinjve te gjakoves,por prape “”YLLI ne NGJITJE ” i NEPERKES ARVIZU ,humbi me 10 vota por ARVIZU perveshi menget dhe ja dha fitoren LULUSHE HAJDUTES .
    Kjo eshte klika e P.D qe do te marr pushtetin me skenarin SERB por nuk ka rendesi ne se eshte PASHICI apo dikush tjeter .
    Por ironia qendron ne faktin se :
    Interesat Saerbe dhe ato Amerikane konvergojne dhe ngjajne si 2 pika uji te njejta .
    Kete duhet qe te thote hapur BEDRI ISLAMI ,gazetari -analist dhe jo BEDRI ISLAMI ,kengetar qe i kendon aq bukur shpirtit .

  • Shenim : zoti Bedri Islami keni permendur disa emra si agjente te UDB-s se serbit ,por keni
    ”harruar” kryesorin , ”PELICILINEN” ! Valle te jete nje ”lapsus” nga ana jote ?! Nuk e besoj !

  • Shenim : pershendetje zoti Islami , nje artikull me nje analize te thelle te shkelqyeshme !
    Artikullit nuk i hiqet asnje presje ! Bravo ! Ju lumte !

  • Shenim : Besmir a e ke lexuar fabulen e Ezopit : ”dhelpra dhe ‘hallatet’ e dashit ” !
    Lexoje se te ben mire ! As so as sot 8 vjet ju ”loqet” e Saliut , bajraktarit te Vicidolit,
    diktatorit me te keq qe ka pare ndonje here Shqiperia, nuk donta shihni me sy me
    pushtetin ! Jeni krejtesisht te paafte te ndertoni shtetin ligjor ! Ju jeni te afte per
    anarkizem,potere,zallamahi,vjedhje,vrasje ,keto te fundit ,po, i keni zanat !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *