Përtej lajmit tragjik për një tjetër jetë të humbur mbrëmjen e djeshme, duke çuar në 7 numrin e viktimave, ka edhe një lajm të gëzueshëm.
14 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar dje. Personat kanë rezultuar negativ pas testeve të bëra, duke e çuar në 31 numrin total të personave që e kanë fituar këtë betejë.
Kete e ka konfirmuar edhe kryeministri Rama i cili shkruan “Lajm i mirë: 14 të shëruar sot”.
174 persona janë infektuar deri tani në Shqipëri, ndërsa një tjetër e moshuar ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës i COVID-19 mbrëmjen e djeshme duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në shkallë vendi në 7.
o.j/dita
