Që prej vitit 2004, qeveritë shqiptare kanë nënshkruar disa kontrata të rëndësishme koncensionare me kompani të huaja, ku dy më kryesoret janë ato të firmosura me “Bankers Petroleum” dhe me “Stream Oil”. Këto dy kompani kanë në zotërim vendburime të rëndësishme nafte dhe gazi, ç’ka do të thotë se në vendin tonë, ato konsiderohen automatikisht si investitorë strategjikë dhe mënyra se si operojnë dhe si funksionojnë ato në raport me shtetin tonë, ndikon strategjikisht në mënyrën se si do të shfrytëzohen pasuri të rëndësishme nëntokësore shqiptare. Koiçidenca e donte që të dyja këto korporata t’i kishin zyrat e tyre qendrore në Kanada. “Kompania kanadeze e naftës Bankers Petroleum”. “Kompania kanadeze e naftës “Stream Oil”, kështu etiketohen përherë në kronikat televizive por edhe në referencat që zyrtarë dhe qeveritarë të lartë shqiptarë bëjnë kur u përmendin emrin. Në fakt këto korporata kanë zyrat e përfaqësimit në Kanada, por nëse do ishim korrekt në referimin ndaj tyre do duhej t’i quanim “Kompanitë e Ishujve Kajman Bankers Petroleum dhe Stream Oil”. Ose do ishte korrekte nëse i referoheshim dhe me emrin: “Korporatat me pronarë të maskuar Bankers Petroleum dhe Stream Oil”. Pasi kjo është e vërteta e thjeshtë, këto kompani janë vetëdeklaruar dhe më pas janë amplifikuar me statusin si “kanadeze” dhe ky status nuk është diskutuar asnjëherë më pas, ndonëse, kanadeze nuk duken aspak.
Një skemë jo dhe aq e rastësishme
Ishujt Cayman janë një zonë “offshore”. Nëse regjistron kompaninë tënde atje, ke shumë privilegje, sidomos nëse kërkon dhe privilegjin për të pasur një biznes por pa të dalë emri gjëkundi. Zonat “offshore”, të njohura si parajsa fiskale, të japin mundësi që atje të regjistrosh kompani. Kompanitë regjistrohen nëpërmjet disa zyrave juridike të specializuara, këtyre zyrave ligji vendas u jep atributin për të përfaqësuar në çdo rast dhe rrethanë klientin duke mos qenë asnjëherë të detyruara që klientit(pronarit të vërtetë të firmës) t’i ekspozojnë emrin. Nga momenti kur zyra hyn në lojë dhe kryen regjistrimin, pronari i vërtetë futet pas kuintave dhe nuk figuron më askund. Anonimat i garantuar. Por nëse në Ishujt Kajman, gjithkush është i lirë të shkojë dhe të regjistrojë kompaninë e tij, pyetja që vlen në rastin konkret është se si qeveritë shqiptare janë ndjerë komode duke negociuar marrëveshje të rëndësishme dhe më pas duke u dhënë koncesione dhe pasuri të rëndësishme disa anonimëve?
Si mundet që palë të interesuara, korporata, vijnë këtu tek ne, kërkojnë të negociojnë marrjen me koncesion të pasurive strategjike, arrijnë ti marrin por fytyrën s’duan ta tregojnë? Pse nuk duan? Ç’farë problemi mund të kenë, nëse shfaqen? Si arrijnë t’i sigurojnë këto pasuri dhe koncesione strategjike duke mbetur anonimë? Ku e gjejnë gjithë këtë forcë për të negociuar dhe për të fituar kontrata në pozita anonimati me shtetin shqiptar?
Kjo është një temë që zyrtarët shqiptarë, sidomos qeveritarët përgjegjës dhe të lidhur direkt në marrëdhënie me këto korporata, nuk para kanë qejf ta diskutojnë. Zakonisht qeveritarët e lidhin hyrjen në Shqipëri të këtyre kompanive nga zona “offshore” me mungesën e interesit të kompanive të mëdha ndërkombëtare për zonat naftëmbajtëse të Shqipërisë. Sipas tyre, janë kompanitë e vogla dhe më pak të njohura ato që shfaqin interes për Shqipërinë.
Por të mos jesh një korporatë e madhe ndërkombëtare është një gjë dhe të jesh një kompani me pronarë të maskuar dhe anonimë është komplet diçka tjetër.
Statusi i këtyre kompanive është një temë shumë e diskutuar dhe në vëmendjen sidomos të disa shteteve të ish-bllokut lindor siç është dhe Shqipëria. Këto janë vende që u përfshinë në dy dekadat e fundit në procese të rëndësishme të privatizimeve të aseteve strategjike dhe këto privatizime shpesh shfaqnin dhe dorëzimin e aseteve strategjike në blerës anonimë. Studiues të kësaj marrëdhënie shtet-koncesion-kompani “offshore” shprehen se zakonisht kur këto lloj kompanish arrijnë të sigurojnë pronësi mbi asete strategjike shtetërore, zakonisht kontratat janë të dizfavorshme për shtetin dhe për të kthyer favorin, në listën e pronarëve të kompanive futen dhe shtetarët që kanë favorizuar kontratën.
Bankers dhe Stream
Në vitin 2004, kur ish-qeveria socialiste e Fatos Nanos po shkonte drejt fundit të mandatit të saj, ajo hyri në negociata me kompaninë Bankers Petroleum(asokohe quhej Saxon ltd) dhe më pas i dha kësaj kompanie vendburimin më të madh, më të rëndësishëm, më produktivin në Shqipëri, fushën e Patos-Marinzës. Kjo kontratë reflektonte disa avantazhe të forta për kompaninë në raport me detyrimet shtetërore dhe në kontratë u fiksua dhe një formulë që njihet sot si “Formula e koifiçentit R” e cila është dhe formula e cila sot përcakton, sasitë që i shkojnë shtetit tonë nga prodhimi i përgjithshëm që realizon Bankers në terren. Ish-ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, gjatë një fjalimi në parlament në vitin 2012, në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur ka zbërthyer thelbin e dizavantazheve që i krijoheshin Shqipërisë nga mënyra se si kishte lidhur kontratën me Bankers. Por në vitin 2005, qeveria e Fatos Nanos ikën nga pushteti, ndërsa nga ana tjetër Bankers vazhdoi punën e qetë, bazuar në kontratën “magjike” që kishte siguruar, deri kur në vitin 2010, kjo kompani lë një tjetër gjurmë. Me vendim qeverie, në vitin 2010, qeveria e demokratëve i jep kompanisë Bankers disa fusha të tjera për t’i shfrytëzuar në Kuçovë. Por Bankers zgjodhi që të mos ishte Bankers në këtë rast. Drejtorët e kësaj kompanie, vendosën që të hapnin një tjetër kompani në Ishujt Kajman, të cilën e quajtën “Shervood Albania”. Do të ishte pikërisht “Shervood” që do të menaxhonte pasuritë e reja që ishin siguruar nga qeveria shqiptare, me në krye Berishën kësaj here. Po pyetja që lind është: Përse nuk dëshironin të operonin si “Bankers Petroleum” në Kuçovë? Nga ndryshon lista e aksionarëve mes “Bankersit” dhe “Shervoodit” e cila gjendet e sekretuar në “Ishujt Kajman”?
Çfarë handikapi zgjidhte krijimi i kësaj kompanie të re në zonën ‘offshore’ të cilën kompania e vjetër, pra Bankers e Kajmanit, nuk ishte në gjendje ta zgjidhte? Po hynte vallë dikush tjetër në lojë?
Këtë s’mund ta dimë ende, sepse anonimatin e kanë të garantuar të dyja kompanitë, por dimë që edhe koncensionari i dytë më i madh në vend në industrinë nxjerrëse të naftës, “Stream Oil” i cili i fitoi kontratat në vitin 2007, gjatë qeverisë së Berishës, ka ndjekur hap pas hapi të gjithë logjikën e funksionimit të “Bankers Petroleum”, duke filluar që me maskimin e pronarëve të vërtetë e duke vazhduar me favorizime ekskluzive në termat e kontratës. Në Shqipëri nuk ka pasur ansjëherë një fokusim të mirëfilltë mbi masën dhe mënyrën e penetrimit të kompanive “offshore” në sektorë strategjikë apo në ekonominë shqiptare në tërësi. Ndryshe ndodh, në vende pranë nesh, për shembull, në Serbi dhe Bullgari zyrtarët shtetërorë mund të shfaqen në favor të një grupi interesi, por nuk ndodh që sektorë dhe asete strategjike të ekonomisë t’u lihen kompanive me pronarë të maskuar, me pronësi fantazmë siç ndodh me kaq ‘kollajllëk’ këtu tek ne. Pra, nuk bëhet më fjalë vetëm për t’i favorizuar në kurriz të interesit publik këto korporata të huaja nëpërmjet kontratave favorizuese, në Shqipëri kompanive të interesuara u lejohet dhe arroganca, ato mund të vijnë, të marrin asete strategjike ekonomike siç u leverdis atyre dhe të kenë luksin që të mos na thonë si quhen dhe kush janë.Çfarë tjetër duhet për të qenë një Republikë Bananesh në mes të Evropës?
Një dëshmi “pa dorashka” e ministrit Naço në vitin 2012
Më 25 Mars të vitit 2012 në Kuvend po diskutohej paketa e privatizimit të “Albpetrolit”. Në atë seancë ka pasur disa debate të ashpra ndërmjet ish-ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço dhe deputetit socialist Erjon Braçe. Në kulmin e këtij debati, ministri ka sqaruar marrëdhënien ndërmjet shtetit shqiptar(përfaqësuar nga Albpetrol) dhe kompanisë koncensionare “Bankers Petroleum”. Ky fjalim i ish-ministrit të Ekonomisë, zbulon se si kontrata ulte përfitimet e shtetit me kalimin e viteve, por për herë të parë Naço ka përmendur dhe “kleçkën” e kontratës me Bankers duke u shprehur se “Faktori R” që përcakton dhe mënyrën se si shteti shqiptar rrit përfitimet pasi kompania kalon fazën e investimit dhe del me fitim, por sikurse shton ministri, kjo kompani në bilancet e saj dhe raportin investim/fitim rezulton ende me humbje. Bankers ka në pronësi një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore, por bilancet i deklaron ende me humbje ndaj dhe shteti s’mund të kërkojë “pjesën”. Më poshtë paraqitet i plotë sqarimi i ish-ministrit të Ekonomisë Naço në vitin 2012 për kontratën me “Bankers” :
“Në vitin 2004 Albpetrol sh.a. hyn në marrëveshje hidrokarbure për vendburimin e Patos-Marinzës dhe sipas kësaj marrëveshjeje, pas një programi të miratuar nga të dyja palët, Albpetrol i dorëzon kontraktonit(Bankers Petroleum) puset e naftës për zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit. Kontraktori me marrjen e këtyre puseve sipas kësaj marrëveshjeje ka detyrimin t’i dorëzojë Albpetrolit në natyrë 70% të sasisë së naftës që këto puse prodhonin në kohën e dorëzimit. Sipas marrëveshjes së lidhur në vitin 2004 është përcaktuar qartë se prodhimi paraekzistues të ketë një rënie vjetore prej rreth 15%, që do të thotë se në vitin 2005 Albpetroli nga këto puse do të merrte nga kontraktori 15% më pak. E kështu vazhdon çdo vit, deri në përfundim të kontratës 25-vjeçare. Llogaritë bëjini vetë zoti Braçe.
E drejtë tjetër financiare është ajo e ashtuquajtura pjesë e Albpetrolit ose faktori R që do të thotë se Albpetroli, sipas marrëveshjes së miratuar, merr nga kontraktori edhe 1% në vit të të gjithë prodhimit të realizuar faktik në zonën e kontratës edhe pse raporti i të ardhurave me shpenzimet është negative kur R-ja është më e vogël se 1-shi. Nëse raporti i të ardhurave me shpenzimet nis të bëhet pozitiv, pra R-ja është më e madhe se 1 atëherë dhe pjesë e Albpetrolit nis rritjen duke shkuar deri në 5% të prodhimit total. Aktualisht kompania që operon në vendburimin e Patos-Marinzës nga viti 2004 e deri më sot ka shpenzuar rreth 936 milionë dollarë. Nga këto rreth 554 milionë dollarë janë shpenzime kapitale si teknologji e re, puse, pompa depozita, tubacione etj. Diferenca është shpenzuar për shpenzime operative si; pagat, reklamat, qira të ndryshme etj. Ndërkohë të ardhurat në total, po për këtë periudhë, kanë qenë rreth 723 milionë dollarë”.
Nafta shqiptare, 3 koncesionarë morën “thelën e luanit”
Kërkimi dhe shfrytëzimi i naftës në vendin tonë bëhet nga kompani të huaja. Të dhënat tregojnë se tre janë kompanitë kryesore që shfrytëzojnë naftën në vendin tonë. Bankers Petroleum, Petromanas, Stream Oil & Gas, kompani të cilat zotërojnë të gjitha burimet më të rëndësishme natyrore naftëmbajtëse. Kontratat e nënshkruara janë kryesisht pas vitit 2007, në kohën që qeveriste Sali Berisha dhe zakonisht këto kontrata janë afatgjata që shkojnë deri në 37 vjet. Në këtë mënyrë abuzimi me shfrytëzimin e resurseve natyrore, sic është një nga më të rëndësishmet ajo e naftës, nga qeveria jonë shqiptare është “preferuar” të bëhet nga kompani të huaja, duke mos ju dhënë mundësi kompanive shqiptare të jenë pjesë e këtij tregu. Duket se pas këtij shfrytëzimi pa kriter dhe për një periudhë afatgjatë, dëmi do të jetë për vetë vendin tonë, nëse këto kontrata, marrëveshje dhënie licencash nuk do të rishikohen me kujdes nga qeveria e re e shtatorit.
Kompanitë kryesore të naftë-nxjerrjes që operojnë në tregun tonë:
Albpetrol (www.alb-petrol.com)
Patos (99% operohet nga Bankers Petroleum & Grupi Trans Oil)
Ballsh (Kryesisht operohet nga Stream Oil & Gas)
Marinëz (99% operohet nga Bankers Petroleum)
Sheqishtë (99% operohet nga Bankers Petroleum)Kuçove (Kryesisht operuar nga Albpetrol; disa nga Bankers).
Frakulla (fushë gazi) Fusha të tjera të gazit, të cilat mund të jenë një opsion i interesuar kur TAP do të jetë operacionale Kompania gjithashtu ka të drejtat e eksplorimit në blloqe njohura lirë në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Bankers Petroleum (www.bankerspetroleum.com)
Kontrata për ndarjen e prodhimit Patos Marinzës, nënshkruar më 2004
Kontrata për fushë nafte të Kuçovës, nënshkruar më 2007
Prodhimi kontrata për F Blloku, nënshkruar më 2010
Stream Oil & Gas (www.streamoilandgas.com)
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Ballsh – Hekal ne vitin 2007
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Cakran – Mollaj në 2007
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Gorisht – Kocul në vitin 2007
Marrëveshja Petroleum për zhvillimin e Delvine Blloko (gazi) në vitin 2007
Petromanas (www.petromanas.com)
Kontrata për blloqet A + B, nënshkruar më 2007 (abandonuar në mesin e vitit 2013)
Prodhim kontrata për blloqet D + E, nënshkruar më 2007
Prodhim kontrata për Blocks 2 + 3, nënshkruar më 2007
Ne bashkepunim mua SHELL (75%)
Si janë licencuar kompanitë për naftën në vendin tonë:
Për kërkimin e naftës dhe gazit në det:
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun e Durrësit me kompaninë San Leon Energy, e cila ka hyrë në fuqi në Gusht të vitit 2004;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun Joni 5 me kompaninë Capricorn Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Shtator të vitit 2007.
Për kërkimin e naftës dhe gazit në tokë:
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për blloqet A + B me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun D + E me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun 2 + 3 me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Korrik të vitit 2009;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun F me kompaninë Bankers Petroleum Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Nëntor të vitit 2010;
Faksimile të ekstrakteve gjyqësore që vërtetojnë se korporatat “Bankers Petroleum”, “Shervood international” dhe “Stream oil” nuk janë kompani kanadeze por kompani të “ishujve Kajman”
po pse humbni kohe kote duke intervistuar ballistat? ata e hapin gojen thjesht sa per ti dhen ajer
Tosi & co dhe Salihas & co duhet te kene fitur jo pak me keto koncesione…. Po per meron tim a del gje?
Nje paralele per te sqaruar dicka :
Ne kemi nje fabrike ‘CocaCola’ ketu ne Tirane e cila nuk ka asnje lidhje me koorporaten meme, pasi kjo e jona eshte bije e bijes ne Itali…Keshtu dhe shoqerite qe operojne ne Shqiperi mund te jene bija e te bijes ne Kanada me meme ne ishujt Cayman.
Kush zbulon aksioneret, ai eshte i zoti.Edhe Kolombi nuk ishte i pari qe zbuloi Ameriken, por thjesht ishte ai qe siguroi patenten.
Sot ne Stock Exchange – Bankers Petroleum jane 0.34%+. Nje kompani e listuar (ne Burse) me aksione eshte shume lehte te verifikohet ne Bursat e Londres e te Kandase.
Ketu i keni Direktoret e Bankers petroleum.
http://www.lse.co.uk/DirectorsDeals.asp?shareprice=BNK&share=bankers_pet
Nga Abdel F Badwi deri tek Wesley Clark (a eshte ky Gjenerali i Nderuar i NATO-s apo nje Wesley tjeter ate une se di, kjo eshte puna e Gazetareve) Bankers me c’kam pare ne faqen e tyre disa dite me pare (kur erdhi nje lajm per nje punetor te aksidetuar ne pune) po mundohet te “raise finance” me cdo forme, dhe kishin future ne Mundesi nje Skeme per Punonjesit (punetore e managjere) te blinin aksione. Kjo do pare, Disa here eshte mundesi normal ti jepet “punetorit” pak perkatesi dhe “kontroll” ne kompanine qe punon, por ne disa raste te tjera eshte tregues se punet s’jane mire, dhe po eksplorohet per te gjetur “fonde” kudo qe ka mundesi. Abdeli –ose Abby- sic ka qejf te quhet (ne dokumenta po ashtu) ka bere disa levizje me Aksionet dhe duket qe kontrollon numrin me te madh, thuajse shumicen; pra kemi Listim por kontrollin e ka nje Individ. Kush eshte Abby? Dhe kjo u takon gazetareve ta hulumtojne. Lidhjet me politiken? Eksperiencen e tij etj.
Me pati bere pershtypje atehere, sepse kjo Kompani (ne Kanada keshtu figuron) eshte krijuar ne 2004 (!) pikerisht ne kohen qe u firmos Kontrata. Zakonisht Kompanite e burimeve energjitike kane eksperience sepse ne NAFTE s’mund te hyje cdo guximtar…ose ka pasur nje garanci se do e marre kete kontrate. Si i jep dikujt Koncesione Kombetare, pa te prure garancite dhe Letrat Kredenciale me eksperince ne Sektor e “CV” qe tregon aftesite ne kete fushe, kjo duhet pare si shqetesuese. Koncesioni –sic pashe me vone- ishte per 25 vjet!
z Abby dhe Bankers-P duhet ti nenshtrohen transparencies, nuk po sugjerojme asgje pasi kjo Kompanie dhe keta persona te nderuar kane nje kontrate dhe i paguajne Taksa shtetit Shqiptar, ky i fundit ka Mundesine (duhet te gjeje dhe aftesine) te ri-shikoje qe Kontrata eshte ne interest e dy-anshem, nuk eshte spekulative dhe Interesi Primar ngelet ndaj Shqiperise. Nese… premisat nder te cilat eshte ngritur kjo kontrate jane te gabuara, atehere ka mjaft kushte qe te ri-shikohet apo rrezohet. Legjitimizimi ndaj listimit ne Burse, s’duhet ta ndaloje Shtetin te tregohet korrekt.
Nje kujtese per gazetarin; jo domosdoshmerisht nje Kompani e regjistruar offshore po ben dicka te Paligjshme, ne Britani ka gati ~180.000 kompani te tilla, disa aktive e disa dormante. POR, shkaku baze eshte ky: te mbash Parane Larg Juridiksionit te Shtetit 1) ku je rregistruar 2) shtetit ku operon. Shqip – Shteti Shqiptar humb parate ne forme Taksash. Dicka jo kunder ligjit, por moralisht jo korrekt. Eshte nje linje e holle ketu dhe sidoqe te jete, interesat tona dalin me humbje. Nese gjeni parregullsi ne “libra” njoftoni Rregullatoret Perkates Financiare
Me pas dhe si kalon shperndarja eshte tjeter pune. Nje kompani e Listuar…”te ka dhene te drejten” ti kerkosh kujtdo te hape regjistrat, se eshte nen Listim Publik. Dhe cdo Anetar i Publikut ka te drejte ti belje aksionet. Mundesia e fundit ngelet – nese s’do te paguash auditore fianaciare – gjeni sa Shares (aksione) te lejohet te blesh ne minimum. 1) si gazetar/gazete 2) ose bejeni kete nepermjet nje Punetori te tyre. Pasi jeni Aksioner “me aksione minimale” Kompania detyrohet t’ju coje ne shtepi te gjitha publikimet qe kerkoni; transaksione financiane, fitime, borxhe, buxhet total ..dhe nese “harrojne apo s’duan” atehere po thyejne ligjin. Kam nje dyshim te vogel, se ka nje Kulture Sekreti tek kjo kompani. QOFSHA I GABUAR.
—
Sqarim: Pse Listohet nje Kompani ne Burse? Duke e ditur se ndryshimi nga Kompani Private ne Kompani Aksionare, ja humb “sekretin” [kompania private s’eshte e detyruar te tregoje fitimet/ shpenzimet ] Arsye No1 nuk eshte thjesht “respektabiliteti e zgjerimi” por jane Fondet. Si Kompani Private eshte teper-teper e veshtire qe gjesh Finance, publiket e kane me te lehte. Si Kompani Publike shet; Equity (asetet primare) por shet dhe borxhin, shet dividentet por dhe fitimet e projektuara (bazuar keto ne te ardhmen dhe sa Fuqi mendohet se ka nje fushe Nafte) Rregullacionet Financiare jane te komplikuara ne kete aspekt dhe Gazetari (mendoj une me cfare lexoj dhe pa e fyer aspak, se ka bere pune ne vlere ne sensibilizim) duhet te kerkoje ndihmen e nje Eksperti Financiar apo gazetari te Huaj te Ekonomimse ne kete rast; nese do ti shkoje ne fund. Thene te gjitha keto, cdo Kompani e Kuotuar (Listuar do te thote e kuotuar- po ashtu) ka disa Obligacione Minimale per Transparence per Investitoret. me aq pak sa pashe Bankers-P, rrotullohet ne nje “grup minimal Investuesish” dhe ketu ka mjaft per te hulumtuar.
MASONI WESLEY KANNE CLARK DHE LEONIDHA ÇOBO
Pa u zgjatur shume ne Bankers Petroleum Ltd qe rezulton e kuotuar ne borsen kanadeze dhe ate londineze, desha te ndalesha me shume ne menyren e financimit te saj, ne friken e ndryshimeve te mundeshme te legjislacionit shqiptar qe kane, ne pamundesine per te futur ne kerkim-shfrytezim teknologji moderne te fjales se fundit dhe ne disa nga kreret e saj.
Ju kujtohet pas perfundimit te konferences se Rambuillese per Kosoven kur dikush ju afrua Millosheviçit duke i thene: “there’s an activation order. And if they tell me to bomb you, I’m going to bomb you good “ – “ Aty eshte urdheri i aktivizimit. Dhe ne se ata me urdherojne mua te te bombardoj ty, une do te bombardoj ty mire”.
Ky dikush ishte Wesley Kanne Clark, komandanti i NATO-s qe bombardoi serbet e Millosheviçit. Ishte po ky qe gati shkaktoi fillimin e luftes se trete boterore kur rrethoi paqe-ruajtesit ruse ne aeroportin e Prishtines ne qershorin e 1999-es.
Dhe e beri per dashurine qe kishte per kosovaret? Jo !
Wesley Kanne (ky eshte emri i tij) eshte nip i nje hebreu biellorus te emigruar ne amerike pas raprezaljeve bolshevike ndaj hebrejve. Benjamin Jacobi, babai i tij ka qene nje hetues ne rrethinat e Çikagos dhe deputet ne asamblene e demokrateve per zgjedhjen e Rooseveltit president. Ka nje karriere te gjate ne ushtrine amerikane, por ajo qe na intereson ne eshte antaresia e tij ne grupin masonik “RHODES SCHOLARS”. Le te mos habitet Koloreto Cukali: eshte edhe ky ne ate fondacionin Clinton, si mik dhe i super mbrojtur nga ky i fundit.
Ne 2008-ten ka hyre te beje pjese ne bordin drejtues te Bankers Petroleum Ltd, ku zevendes drejtor i pergjithshem per Shqiperine eshte Leonidha Çobo nga Fieri.
Kur shoqeria quhej SAXON kapitali i saj ishte reth 3 milion dollare per te arritur ne shifrat qindra miilon dollareshe te sotme.
Financimin e ka realizuar nepermjet kredive afatgjata te dhena nga e perfolura per pastrim parash Banka Raiffeisen e rruges se Kavajes dhe me nje sere produktesh financiare si Warrant, Options etj. Kane lidhur edhe nje kontrate me Goldman Sachs per shitjen e produktit me çmim fiks 80 dollare per barile per nje vit, duke humbur edhe mundesine per te perfituar nga çmimet e tregut qe kane arritur edhe ne 120 dollare/barile.
Filluan si kompani “kerkuese e arit” dhe gjeten arin e zi gati falas ne Shqiperi, fale Fatos Nanos ne 2004 e Naços e Berishes ne 2007 e 2011.
Ne analizat fund-vjetore te publikuara ne faqen online te saj, keni shume material per ta njohur kete monster te grabitjes se pasurise tone.
A kane futur hundet edhe serbo-malazezet viçidolo-drenicjane ne kete shperblim mirenjohes per Clark-un nga njera ane dhe per veten e tyre te mire fshehur ne akontet ne ishujt Kaiman? Vazhdon historia me keta gangstere grabitqare te pasurive tona edhe me se fundmi me ish ambasadorin Dell te Kosoves me Bechtel-in per rrugen e Kombit dhe asaj me te fundit te kosove-maqedonise.
Sa hajdute politikane, gjyqtare, hetues kane futur kthetrat e tyre ne kete matrahure shqiperi shkaterruese?
Filistejte e ndershmerise si Braçe me shoke, ne vend qe te llomotisin si kanaqet ne makinat e dasmoreve, le te propozojne dhe aprovojne me urgjence ne Kuvend nje ligj me dy rriga: ndalohet biznesi ne Shqiperi i kompanive anonime.
Besoj duhet te jete dakord edhe fieraku Leonidha Çobo….