14 të vdekur në aksident, Maqedonia shpall dy ditë zie kombëtare

Ornela

Është rritur gjatë natës bilanci i aksidentit tragjik në Maqedoni, duke shkuar në 14 të vdekur. Po ashtu edhe numri  i të plagosurve është konfirmuar në 32 nga 29 që flitej në orët e mbrëmjes.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë.

Autobusi me udhëtarë u përmbys pas disa rrokullisjeve në rrugë, ku për të nxjerrë njerëzit u desh ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për shkak se kishin mbetur të bllokuar brenda autobusit.

Ndërkohë në një mbledhje të jashtëzakonshme një orë pas mesnate, qeveria mori vendim për të shpallur dy ditë zie, 14 dhe 15 shkurt.

Në mesin e viktimave ka qenë edhe djali i një deputeti në radhët e partisë LSDM, Jovica Tërpevski raportojnë mediat vendase.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *