14-vjeçarja izolohet në shkollë sepse rruan flokët për bamirësi

DITA Online

 

Një 14-vjeçare u izolua në shkollë nga mësuesit, pasi rruajti kokën për bamirësi.

Niamh Baldwin u ndëshkua për thyerjen e rregullave kur u kthye në Akademinë e “Mounts Bay” në Penzance, Cornwall me flokë të shkurtra vetëm një centimetër.

Nëna e saj Anneka ka sulmuar shkollën, pasi vajza Niamh ndihmoi për të mbledhur para për t’i dhuruar për shoqatën bamirëse ‘Little Princess Trust’.

32-vjeçarja tha për Cornwall Live: “Jam shumë e mërzitur që shkolla e ka bërë të ndihet kaq keq dhe e ka izoluar sepse flokët e saj janë një centimetër të gjatë.

Niamh gjithmonë ka pasur raporte të shkëlqyera me të gjithë mësuesit e saj dhe të gjithë ata që e takojnë thonë se ajo është një vajzë e mrekullueshme dhe e bukur”.

Kjo nuk ndryshon për shkak të stilit të flokëve dhe për mua është diskriminim. Jam me të vërtetë e inatosur.”

Drejtoresha e Akademisë, Sara Davey tha se politika e shkollës për shkurtimet ekstreme është “shumë e qartë”, duke deklaruar se “prerjet ekstreme të flokëve” kurrë nuk janë lejuar.

Ajo tani këmbëngul që Niamh të mbajë një shall në kokë deri sa flokët të rriten.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *