“140 milion euro për zyra, makina dhe vila, për teatrin nuk ka lekë”

DITA Online

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i është rikthyer sot sërish çështjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë.

Vasili thotë se qeveria harxhoi 140 milion euro për zyra, makina dhe vila, ndërsa për teatrin nuk ka.

Sipas Vasilit, qeveria po ia jep teatrin privatit me pretendimin se nuk ka lekë.

“140 milion euro gllabëroi qeveria për zyra, makina e vila, ndërsa për Teatrin Kombëtar s’ka lekë.

Po si s’kanë turp që gënjejnë këta, qeveri e bashki, që do shkatërrojnë Teatrin dhe do t’ia hapin privatëve se gjoja s’kanë lekë.

Këta lekë kanë pasur pa fund dhe vetëm për zyra, makina të shtrenjta për qeveritare e ofiqarë gjithfarësh, vila qeveritare e transferime zyrash, kanë bërë rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milionë euro

Për vitin 2017 janë plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.

Pra, 140 milion euro kane batërdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse të tjera kryeministri dhe të tijtë.

Vetëm lekët që hëngri kryeministri vetëm në 2017 plot 30 milion euro dalin e teproje për Teatrin.

Dhe këta na bëjnë të dëgjojmë idiotësira me teatrin që po shembet, me zjarrfiksa, me tuberkuloz e azbest vetëm e vetëm që të shesin tokën e Tiranës tonë dhe për t’i rrëmbyer paratë”, shkruan Vasili në Facebook.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Teatri qellimisht u la 0 invesrime qe te dilte lalidhjeri

    me arqitraret bythq… qe mban si zagaremme pretekstin

    po bie teatri, bejne kullat 60 kateshe per rritjen e

    llogarise Bahamas te Ols Ram kokaines.

    lalidhjer o lalidhjer, hajde me ha m…tin njeher.

  • Po ky mund te jete mut muti por ne kete rast te verteten po thote. Jane bere njerezit si dele, partia, partia, nderkohe partia ju vjedh token.

  • Shoke te partise, a mendoni ju se po shkelet ligji nga lali Dhjeri dhe kriepsikoja me kete ceshtjen e kullave te teatrit? A eshte firmosur paraprakisht kalimi i trualiit tek firma fusha ndaj eshte angazhuar gjithe armata mediatike qe kjo gje te kryhet me cdo kusht? A ka shkelje ne perzgjedhjen e shoqerise “Fusha” sh.p.k. e cila ka marre rreth 200 tenedera nga rilindja urbane e qyteteve? A duhet hapur procedim penal per kete gje?
    Nese doni shtet keto jane pyetjet baze te cilat duhet ti beni vetes perballe ketij maskaralleku ne zemer te Tiranes. Kush eshte pergjegjes per kete te ashtuquajtur “rilindje” qe nuk eshte gje tjeter vecse mafia-korrupsion me parate publike e trojet publike.
    Ja lexoni edhe ketu per me teper:
    http://www.respublica.al/2018/06/20/mund%C3%ABsit%C3%AB-e-nj%C3%AB-zgjidhjeje-p%C3%ABr-teatrin-p%C3%ABrball%C3%AB-nism%C3%ABs-kriminale-t%C3%AB-qeveris%C3%AB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *