Rreth 160 vepra penale më pak janë evidentuar gjatë vitit 2015 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan. Kështu në total gjatë këtij viti u regjistruan 2479 çështje penale, u zbuluan 2331, 20 ishin ngjarje të vjetra me një zbulueshmëri 94.8%.
Gjatë këtij viti u identifikuan 2571 autorë të implikuar në këto vepra, u arrestuan dhe ndaluan 803 prej tyre, u proceduan në gjendje të lirë 1588, u shpallën në kërkim 146 dhe vdiqën 21. Rreth 132 vepra u zbuluan me metoda speciale hetimi dhe u finalizuan 68 operacione.
Sa i përket Krimeve të Rënda, gjatë një viti në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u referuan 38 ngjarje, u zbuluan 34 dhe mbetën pa zbuluar 4. Në këto ngjarje u implikuan 42 autorë u arrestuan 38 si dhe 4 janë shpallur në kërkim, raporton Shekulli.
Ndërtime pa leje u evidentuan 176 raste me 192 autorë, arrestuar 42. Hetim në gjendje të lirë për 146 dhe janë në kërkim 4 të tjerë. Sa i përket vjedhjes së energjisë u evidentuan 158 raste me 158 autorë, arrestuar 63 prej tyre, nën hetim janë 62 dhe në kërkim 33 të larguar në drejtim të paditur.
Gjatë vitit 2015 në Elbasan ndodhën 142 aksidente me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës. U dëmtuan 188 shtetas, nga të cilët 21 vdiqën, u plagosën rëndë 18 dhe të plagosur lehtë 149 të tjerë.
