145.000 doza ‘Pfizer’ nga BE, Soreca: Ky donacion tregon që ne kujdesemi për ju

J L

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Komisionerit për Zgjerim në Tiranë.

Në një postim në Twitter, Soreca shprehet se Shqipëria do të marrë 145.000 doza të vaksinës së prodhuar nga ‘Pfizer’, me financim të Bashkimit Evropian.

Ambasadori shton se ky donacion, tregon se BE kujdeset për Ballkanin.

Soreca falenderon edhe qeverinë austriake që është ndërmjetëse në këtë mekanizëm të shpërndarjes së Bashkimit Evropian.

“Shumë faleminderit edhe qeverisë austriake. Ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm tregon vlerën e shtuar reale të skuadrës evropiane.”

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *