147 mijë vullnetarë pastruan Shqipërinë. Veliaj: Ia dolëm!

redaktor

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i është bashkuar nga Gjirokastra aksionit “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, ku edhe është zgjedhur deputet në 23 qershor. Veliaj dhe grupi i vullnetarëve nga qyteti jugor u përqendruan në pastrimin e pikës kufitare të Kakavijës dhe në disa nga lagjet e vjetra të Gjirokastër. “Mirë se erdhët në një Shqipëri të pastër! Pika kufitare Kakavijë është zyrtarisht “xixë”, falë Policisë Kufitare dhe Doganës”, ka shkruar më herët në Twitter Ministri Veliaj.

Gjithashtu, ai ka falenderuar të gjithë vullnetarët që dolën sot në aksion për pastrimin e mbeturinave në qytetet e Shqipërisë, por edhe ndihmën e dhënë nga ushtria për heqjen e inerteve nga rrugët kombëtare. “147 mijë falenderime për secilin vullnetar që sot përveshi mëngët për të pastruar Shqipërinë. Ia dolëm!”, ka komentuar Veliaj.

Sipas organizatës Greenline Albania, në aksionin e sotëm u përfshinë plot 147 mijë vullnetarë, duke shënuar kështu një ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm qytetar për pastrimin e mbeturinave. Këtij aksioni iu bashkuan shkolla publike dhe private, Universitete, Institucione, qindra Shoqata, shumë kompani dhe biznese, të cilat dhanë kontributin e tyre në pastrimin e Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *